Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Ndokës, 14 gëzhoja kallashnikovi në vendngjarje

9 Dhjetor 2017, 09:47Politika TEMA

Vrasja e vëllait të Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka, dyshohet se ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të së premtes (8 dhjetor 2017).

Burime nga grupi hetimor që po merret me hetimin e vrasjes, thonë se në terren janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi.

Mësohet se familjarët kanë dëgjuar zhurmë por kanë menduar se kanë qenë fishekzjarre në prag festash.

Ndërkohë policia njoftoi se kanë konstatuar në orën 04: 25 minuta (9 dhjetor) trupin e pajetë të 48 vjeçarit në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje