Dalin shkresat sekrete, ja “lufta” për naftën shqiptare mes SHBA-ve, Britanisë dhe Italisë

9 Dhjetor 2017, 09:11Politika TEMA

Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të martën e 17 shkurtit 1925, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me interesat që ngjallte asokohe nafta shqiptare tek amerikanët, britanikët dhe italianët.

Dukej se britanikët ishin më të avancuar pranë qeverisë shqiptare mbi këtë çështje. Por amerikanët nuk kanë hezituar të reagojnë, sigurisht për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike. Reagimi amerikan ka nxitur edhe qeverinë italiane.

Nga Aurenc Bebja

“Londër, 16 shkurt (Dep. Petit Paris.)

Njoftohet në Washington nëpërmjet Exchange Telegraph-it se qeveria e amerikane i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit të dhënies së monopolit të një konçesioni nafte,  nën kujdesin e Anglo Persian Oil Company, qeverisë britanike.

1. Sinclair dhe Standard Oil Company pretendojnë se konçesioni në fjalë do t’i sigurojë Anglisë një monopol virtual në të gjitha fushat e naftës në Shqipëri.

Shkresa amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Shqipërinë, ata këmbëngulën mbi parimin e “konkurrencës së barabartë” dhe pohon se ky parim u siguron Z. Sinclair dhe Standard Oil Company të drejta të barabarta me ato të Anglo Persian Oil Company.

Qeveria e Ahmet Zogut thuhet se i konfirmoi Anglo Persian Oil Company një konçesion të marrë nga ajo në 1921.

Qeveria italiane ka protestuar në Tiranë duke kërkuar të drejtat prioritare në të njëjtën fushë dhe negociatat mbi këtë çështje janë angazhuar në Romë midis ambasadorit britanik dhe kabinetit.”(darsiani.com)

2 komente në “Dalin shkresat sekrete, ja “lufta” për naftën shqiptare mes SHBA-ve, Britanisë dhe Italisë”

  1. PLAKU says:

    Sa i “vonuar”je more Aurenc , kjo gje eshte shkruar e ster shkruar ne Shqiperi dhe jashte saj ,jo sot ne dhjetorin e 2017 por shume e shume vite me pare ,jane me qindra autore qe per “Mesapotamine e Ballkanit” (Shqiperine naftembajtese) kane shkruar,mbrojtur disertacione ,mbeshtetur ne korespondencen diplomatike te kohes jane me mijera fashikuj ,edhe ne Shqiperi ekzistojne libra te shkruar mbeshtetur ne keto materiale shiko botime te z.Hamitit T, Biçokut,por me bollek do te gjeje nga Popesku, AGIP etj ,etj,

  2. Pellazgos says:

    Del qe Amerika e njohu kete shtet Islamik vetem per aresye strategjike kunder nje Greqie me te madhe dhe qe eshte pjese e histor ise dhe identitetit tone si Pellazge.
    Per Shqipetaret e vertete qe jane Arvanitasit
    Turqia dhe “shqiperia” islamike ka qene per Ameriken dhe Angline nje kunderpeshe kunder Rusise,kjo eshte deklaruar me qindra here nga politikane amerikane.
    Kjo eshte edhe aresyeja pse e futen ne Nato nje vend pushtues te Helenizmit,barbare qe e ndihmuan te pushtonte Qipron dhe per Kosoven me te drejte reaguan kunder diktatorit Milloshevic.
    Kjo ishte edhe aresyeja pse nuk donin nje Greke Orthodoks si Theofan Stilian Mavromatis Nolin e Madh por Turkoshqipetarin Ahmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje