Azem Hajdari në bronz, heroi që (s)ka ekzistuar dhe dyshimet për histori

9 Dhjetor 2017, 15:56Politika TEMA

Monumenti i diskutuar i prijësit të studentëve të dhjetorit ’90. 35 vite, 6 muaj e 12 ditë me maja e humnera, dritë e hije, lavdi e thyerje. Një biografi e përkryer heroi, prijës i studentëve, disident i partisë së tij dhe pastaj i vrarë.

Ku ndahet figura e heroit me atë të njeriut të zakonshëm… Dyshimet e Mustafa Nanos për ekzistencën e këtij heroi. Pse e besdisin analistin këto shtatore të Azem Hajdarit dhe kundërshtia e bashkëpunëtorëve e miqve të Azemit.

Nga Luljeta Progni

*Ky shkrim u publikua nga revista Mapo, e cila gjendet tashmë në treg. Materialin e plotë dhe shumë shkrime interesante i gjeni në versionin print

Ishte i pari ndër ata që rrëzuan buste, shembën idhuj e mite, që shtynë drejt greminës diktaturën komuniste. Ishte Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90. Por a do të ishte dakord ai vetë, që për të të ngrihen të tilla përmendore si ajo e Tropojës apo shtatore të tjera të ngjashme?

Azem Hajdari nuk jeton prej 12 shtatorit të vitit 1998, kur u vra në një atentat në oborrin e Partisë Demokratike. Jetoi si hero për tetë vite, e deshi atë status dhe u përpoq vazhdimisht ta rriste heroin rreth vetes së tij. Sa herë kërcënohej, dhe kjo i ndodhte shpesh, shfaqej si heroi i natës së tetë dhjetorit ‘90. Ishte arma e tij më e fuqishme për t’u mbrojtur. Kështu thonë bashkëkohësit e bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ishte kundërshtar i fortë i së majtës, por gjithashtu i papranuar nga PD. U desh momenti final, vrasja e tij (që për PD ishte politike), për ta kthyer në një hero e për të mbetur si i tillë në histori.

Ajo që pranohet nga të gjithë është fakti se Azem Hajdari ishte lideri i dhjetorit 1990, prijësi i studentëve që rrëzuan diktaturën komuniste bashkë me bustet e diktatorit Enver Hoxha. Mbetet heroi i studentëve të dhjetorit dhe për ta është i paprekshëm si i tillë. Por a do të vazhdonte të ishte kështu nëse nuk do të vritej?

Për një njëri që largohet nga kjo botë, ka më shumë lavde se sa kritika, madje në një mënyrë histerike miq e armiq nuk i kursejnë lavdet për të. Kjo zgjat për pak ditë, ndoshta edhe për pak javë. Për Azem Hajdarin ndryshon tradita.

Emri dhe historia e tij thirren në skenën e kujtesës shpesh dhe jo vetëm kur ka përvjetorë. Kthehet në kujtesë sa herë ka nevojë Partia Demokratike, figura politike të të majtës e të të djathtës, apo edhe në rastin konkret kur një analist kërkon ta çmitizojë atë apo kërkon të tërheqë vëmendje e të shkaktojë debat. Është Mustafa Nano, analisti që ka guxuar të cenojë mitin prej heroi që e rrethon këtë personazh të historisë së dhjetorit ‘90. Ai thotë se Azem Hajdari nuk ishte hero, por se Berisha e PD “e shpikën” si të tillë.

Heroi që (s)ka ekzistuar

Si çdo njeri i gjallë, kur ishte në jetë, Azem Hajdari me siguri kishte huqet e veta. Kishte ndoshta vese që mund t’i ketë parë nga afër edhe analisti Mustafa Nano. Mund t’ia njohin për të vërteta edhe të tjerë. Nuk janë veset e Azem Hajdarit prej njeriu të zakonshëm problem që e shtyn analistin Nano ta kontestojë përmendoren e Azem Hajdarit. Duket se janë disa vlera që sipas tij, Azem Hajdari nuk i pati. “Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm. Shumë i zakonshëm. Me prerje e poza prej të forti. Me IQ (nivel inteligjence) të ulët”. Thotë se e kishte pasur mik për së gjalli e se kishte kaluar kohë të bukura me të. Por sipas tij, po kërkon të rrëfejë një të vërtetë që brezat duhet ta dinë: Azem Hajdari që na servir Berisha, nuk ka ekzistuar kurrë.

Ky konstatim i Mustafa Nanos mund të jetë një përpjekje e thjeshtë për të shkaktuar debat, por mund të jetë edhe më shumë se kaq: çmitizimi i Azemit dhe bashkë me të edhe i dhjetorit ‘90. A ka nevoje ai moment historik e ato personazhe për t’u çmitizuar? Ndoshta po, dhe Mustafa Nano po përpiqet të na thotë pikërisht këtë, nevojën për çmitizim e në fund të fundit, një hierarki në vendosje përmendoresh për heronj. E shohim në një reagim të Mustafa Nanos për revistën Mapo, ku ai shpjegon arsyet pse e bezdisin këto shtatore të Azem Hajdarit.

“Ka disa arsye. Së pari, këtë bezdi ma krijojnë këta që e nderojnë sot Azem Hajdarin, të cilët janë po ata që nuk kanë lënë baltë pa hedhur mbi të. Janë këta që e kanë turpëruar publikisht figurën e Hajdarit. Madje, jam shumë i sigurt se unë e respektoj Azemin më shumë se këta. Sepse unë kurrë nuk e kam fyer Azemin. Ndërsa Berisha nuk ka lënë gjë pa thënë. Dhe sot del dhe e bën “personalitetin më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.

Së dyti, edhe sikur asnjë prej gjërave që janë thënë në adresë të Azem Hajdarit prej këtyre që sot e nderojnë, të mos jetë e vërtetë, edhe sikur të lëmë mënjanë natyrën kontroverse të figurës së tij, prapëseprapë ai nuk është nga ata që meritojnë shtatore njëra pas tjetrës.

Sepse kështu kemi ardhur në pikën që Azem Hajdari është njeriu më i nderuar në këtë vend. Janë tre shtatore që janë ngritur në nderim të tij, një në qytetin Studenti, një në Tropojë, e një në Lazarat (kaq di unë; mund të ketë edhe të tjera). Nuk ka asnjë personalitet tjetër kombëtar, përveç Skënderbeut, që të jetë nderuar në bronz kaq shumë. Mirëpo ky është një nonsens.

Dhe vetë fansat e Azem Hajdarit e dinë këtë gjë. Edhe vetë fansave të Azemit iu duket se po teprohet. Edhe ata nuk kanë se si të bien dakord që Azemi të ketë disa shtatore dhe, fjala vjen, Shtjefën Gjeçovi, të mos ketë asnjë”, shpjegon Mustafa Nano.

Ajo që kundërshtohet nga bashkëkohësit dhe miqtë e Azem Hajdarit, është tendenca e Mustafa Nanos për ta analizuar figurën e Azem Handarit më shumë si një njeri të zakonshëm, duke lënë në hije të pazakontën e tij, veprën politike që la pas. Por tetë vitet e fundit të jetës së Azem Hajdarit nuk janë ditë prej një njeriu të zakonshëm. Ai është protagonist kryesor në ngjarje si ajo e 8 dhjetorit 1990 dhe rrëzimin e diktaturës komuniste dhe më pas shumë të tjera që ndikuan të ardhmen e tranzicionit shqiptar.

Bashkëkohësi i tij, Preç Zogaj, e kundërshton Mustafa Nanon pikërisht në këtë pikë. Azem Hajdari ishte një njeri i zakonshëm si gjithë të tjerët me vese e cene, por gjithë të tjerët nuk janë si Azemi në aktet me vlerë publike që ai ka kryer. Këtu ndahet figura e heroit me atë të njeriut të zakonshëm dhe vrasja e tij, sipas Preç Zogajt, ishte thjesht e vonuar. Zogaj i sugjeron Mustafa Nanos të thellohet te figura e Azemit dhe atje do ta gjejë heroin që tenton ta mohojë si të tillë.

“Azemi ishte gjithnjë kundër purgave dhe sektarizmit në parti. Ai ka paguar tributin e tij për këtë. Vrasja e tij është nga ato vrasje ku motivet e dobëta përzihen qëllimshëm me motivet politike. Mjaft të themi se shumë autoritete që kishin detyrë dhe mundësi të shmangnin vrasjen e udhëheqësit të lëvizjes së dhjetorit ulën sytë, e lanë të ndodhte.

Shqipëria është në fakt vendi i vetëm ish-komunist i Europës, të cilit i është vrarë lideri i lëvizjes demokratike. Për llogaritë e regjimit, kjo ka qenë thjesht një vrasje e vonuar, që nuk u bë dot në fillim për shumë arsye, ku vendin e parë e zë koniunktura politike. Mustafa Nano mund të mos jetë thelluar ndonjëherë rreth figurës së Azemit dhe ngjarjeve ku ka lënë shenjën e tij të pashlyeshme ky personazh i rrallë”, shkruan Zogaj.

“35 vite, 6 muaj e 12 ditë me maja e humnera, dritë e hije, lavdi e thyerje”

Përkundrejt mendimit të Mustafa Nanos, ka të tjerë, bashkëkohës, analistë e politikanë që kanë jetuar ditë të rëndësishme me Azem Hajdarin, asokohe kur shkruhej historia e dhjetorit ‘90 e çfarë e pasoi atë ngjarje. Është një prej bashkëkohësve të tij në lëvizjen studentore, Bislim Ahmetaj, i cili zgjedh t’i përgjigjet debatit të Mustafa Nanos me një përshkrim të Azem Hajdarit edhe si njeri.

“Pati një jetë të pasur, me maja dhe me humnera, me dritë dhe me hije, me lavdi dhe me thyerje dhe jeta e tij zgjati vetëm 35 vite, 6 muaj dhe 12 ditë?! E kam njohur nga afër në arritje dhe në “dështime” deri natën fatale kur plumbat e armëve të policisë së shtetit e ndanë fizikisht prej atyre që e çmuan dhe e anatemuan për së gjalli dhe më pas për së vdekuri”, shkruan Ahmetaj për revistën Mapo.

Si bashkëkohës, bashkëpunëtor në Lëvizjen e Dhjetorit dhe si mik i ngushtë i Azem Hajdarit, Bislim Ahmetaj, iu kundërvihet dyshimeve që kërkon të hedhë Mustafa Nano, me vlerat e Azemit në disa dimensione. Kërkon t’ia qasë figurën e Hajdarit si njeri që e deshi lirinë e shtypit, si për ta vënë analistin dyshues në “borxh” me Azemin që nuk jeton më.

“Azemi nuk njihet si ndonjë editorialist apo gazetar i spikatur, por njihet prej gjithë bashkëkohësve të tij “pro dhe kundër” që sot janë “mbretërit” e medias së shkruar dhe elektronike si avokati dhe mbrojtësi i tyre më konsekuentë në kohën kur rinisi “censura” ndaj shtypit.Besoj ju kujtohet kur Azem Hajdari bëhej Kryetar i Këshillit Botues të gazetës Koha Jonë për t’u bërë mburojë e shtypit të lirë. Besoj ju kujtohet kur bëhej iniciator dhe mbështetës i themelimit të televizionit të parë privat në Shqipëri SHIJAK TV. Gjithkujt i kujtohet ngujimi i Azem Hajdarit në grevë urie në një fugon para Televizionit Shqiptar në ‘98 kur ky TV ishte shndërruar në zëdhënës të krimit dhe të bandave që qeverisnin Shqipërinë”.

Mustafa Nano e ka shpjegimin e tij. Ai thotë se ishte një kritikë që u provokua nga shtatorja që Azem Hajdarit ia ngritën në Tropojë. “Nga fjalimet që u mbajtën me atë rast, të cilat ishin krejt të fryra e shpërpjesëtimuara. Ishin fyese për të gjithë ata që dinë ta nderojnë historinë e vendit të tyre. Në rrethana të tjera, ndoshta nuk do ta bëja këtë kritikë. Lëri të tjerat, por edhe e kam njohur personalisht Azemin. Dhe kam pasur një marrëdhënie të mirë e të relaksuar me të. Në këtë kuptim kam edhe një ndjesi të lehtë faji. Mirëpo, kjo që po bëjnë me Azem Hajdarin nuk mund të më lërë indiferent. I dëgjuat fjalimet që u mbajtën në Tropojë? Këta njerëz janë duke krijuar një Azem tjetër. Sikur të nderohej ai Azemi që ka qenë, e që unë e kam njohur, d.m.th. Azemi normal, me veset, me prapësitë, me zullumet, por edhe me ca cilësi që e dallonin nga të tjerët, do të shkoja edhe unë të merrja pjesë në këto nderime. Por këta po nderojnë një Azem që nuk ka ekzistuar. Dhe po sajojnë një hero, me të cilin unë nuk identifikohem dot”, shpjegon Mustafa Nano.

Lider i padiskutueshëm

Për Bislim Ahmetajn, Azem Hajdari kishte lindur dhe ishte rritur lideri i padiskutueshëm, sepse sipas tij, këtë cilësi ai e shfaqi qysh ditën e parë që u ngjit mbi një gurë në Qytetin Studenti dhe i vuri gjoksin betejës për liri dhe demokraci. Për këtë arsye, Ahmetaj e sheh Hajdarin si hero.

“Po të bënte qoftë edhe një kompromis me të keqen, Azem Hajdari do të ishte gjallë dhe ndoshta në krye të opozitës së sotshme që na mungon të gjithëve. Azem Hajdarin e ndanë nga jeta, sepse nuk ishte buka e tyre, sepse i rrinte ngushtë kostumi i njerëzve që prodhuan këtë tranzicion pa fund të Shqipërisë, sepse liria dhe njeriu ishin dashuria dhe pasioni i tij përhershëm”, mendon Bislim Ahmetaj.

E donte populli i vet, kaq mjafton për të hyrë në histori

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, refuzon të pranojë një mendim si ky i Mustafa Nanos për Azem Hajdarin. Refuzon t’iu përgjigjet konstatimeve të tij, refuzon të hyjë në këtë debat që po përpiqet të “shpikë” Muçi, por i ka shkruar disa fjalë për Azemin hero.

“Kishte karizëm të padiskutueshme. A e dini ju se çfarë është karizma?”, janë dy fjali të shkurtra tipike të avokatit. Ai e quan hero Azem Hajdarin dhe kjo sipas tij nuk mund të diskutohet sepse një njeri që e do populli, ka hyrë në histori dhe për këtë nuk duhet asnjë konfirmim. Për avokatin, Azem Hajdari ishte politikan dhe pa ndërprerje deputet i zgjedhur nga populli. “Azem Hajdarin nuk e zgjodhën kongreset në krye të politikës; por mbështetja e madhe që i bënin vazhdimisht shqiptarët. Ishte i pranuar me një pranim mbarëkombëtar”, shkruan Spartak Ngjela. I referohet retorikës së hershme të Azem Hajdarit. Është një prej momenteve kritike të këtij të fundit në përballjet me partinë e PD-së. Është një pjesë nga fjalimi Hajdarit në konferencën e 13 gushtit 1992, kur Berisha po iu bënte gjyqin kundërshtarëve brenda partisë dhe njëri prej tyre ishte edhe Azemi. Është akuzuar rëndë nga partia e tij. Ka njerëz në PD që sot i thurin lavde Hajdarit, por dikur e kanë akuzuar rëndë, deri atje ku i vihej në dyshim rruga e tij si prijës i studentëve. Në një prej rasteve kur Azemi u gjend përballë sulmeve të ashpra të turmës së Berishës, iu tha atyre:

“Nuk kam frikë të dal sot para jush, njerëz, që më keni nderuar dhe ju kam nderuar, as nga e kaluara ime, as e familjes, as e jetës time politike. Nuk i kam kërkuar asgjë Partisë Demokratike dhe deri tani s’mund të thotë, se nuk i kam dhënë asnjë gjë. Emrin vërtet ma keni dhënë ju, vërtet ma ka dhënë populli. Merreni! Ai është i juaji. Por, përjetësisht do të mbetem ai që kam qenë, djali i një pastrueseje e një familje të ndershme. Partia demokratike është në popull dhe jo vetëm brenda kësaj salle”.

Pikërisht në këtë pjesë të fjalimit të Hajdarit, mbështet logjikën avokat Ngjela kur thotë:

“Ai është i vetmi lider i viteve ‘90 që u krenua me prejardhjen e një njeriu të thjeshte: “E kam nder që jam biri i një pastrueseje të thjeshtë”, -tha, se kishte karizëm. Dhe, ajo më kryesorja: Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë. Kaq mjafton për të hyrë në histori. Gjithë të tjerat prisni t’i mësoni nga historianët”.

Midis heroit dhe lapidarit

Më i ekuilibruar midis dy skajeve, duket se është analisti Mero Baze. E ka njohur Azemin qysh në dhjetor dhe e kishte mik deri ditën kur dha shpirt në oborrin e PD-së. Për Mero Bazen, Azem Hajdari ishte një njeri që prodhoi më shumë histori nga sa mund të mbante dhe është një histori që shpesh nuk përputhet me njeriun e gjallë e të prekshëm, me Azemin që ka njohur.

E megjithatë, “Azemi ka një biografi të përkryer heroi nëse e shikon nga jashtë. Është prijës i studentëve, disident i partisë së tij dhe pastaj i vrarë”. Këtu ndal entuziazmi i kësaj fraze për t’u ulur me këmbë në tokë. “Nuk është ashtu siç duket sepse fati i Azemit ishte i trishtë kurse historia e tij ishte e madhe. Ato nuk u përputhën kurrë sa ishin gjallë. Tani që ka vdekur thjesht përdoren herë njëra e herë tjetra dhe shkaktojnë zhurmë”, thotë analisti Mero Baze.

Azem Hajdari ishte njeriu që nuk u pranua kurrë nga partia që vetë themeloi dhe kaq mjafton për t’iu kundërvënë fjalimeve që sot lexojnë me aq zjarr demokratët e kohëve të hershme por edhe të rinjtë që kurrë nuk e njohën Azem Hajdarin.

“Azem Hajdari është një njeri që prodhoi më shumë histori nga sa mund të mbante dhe është një histori që shpesh nuk përputhet me njeriun e gjallë e të prekshëm që ne kemi njohur. Azem Hajdari nuk ia doli dot të udhëhiqte partinë që krijoi dhe ishte i qartë për këtë, por nuk pranoi dot kurrë faktin që partia që krijoi ta zbonte atë edhe nga radhët e veta. Për tetë vite të jetës së tij politike, ai ishte më shumë në konflikt me partinë e tij dhe mospranimin e vazhdueshëm të saj se sa me kundërshtarët politikë. Dhe biografia e tij e vërtetë është pikërisht beteja për t’u pranuar nga PD. Sali Berisha nuk e pranoi kurrë, as si bashkëpunëtor, as si aleat politik e as si njeri me vlera. Kishte një qëndrim konstant kundër tij, edhe për të qetësuar bashkëpunëtorët e tjerë të tij siç ishte ish-kryeministri, ish-shefi i SHIK etj., të cilët kishin probleme me Azemin”, thotë analisti Mero Baze.

Kushtrimin e dha Azemi

Ishte i pari që lëshoi kushtrimin për liri. Këtu nis e pazakonta e Azem Hajdarit, për Ilir Kadinë, mik i Azem Hajdarit, atë kohë gazetar i BBC-së. E ka përcaktuar në memorien e tij, “heroin Azem Hajdari” qysh ditët e dhjetorit e deri ditën kur katër plumba i dhanë fund jetës së tij.

“E kam fiksuar në kujtesë Azem Hajdarin te sheshi para mensës te “Qyteti Studenti” të hënën e parë pas revoltës studentore, që priu të shtunën e atij dhjetori të ftohtë të ‘90-ës! Tirana ish gdhirë me lajmin se ishin rrahur studentët nga policia dhe qytetarët një nga një, po vinin në atë shesh me vrull! Por “pylli” i tyre ish ende i rrallë! Azemi i vuri duart si hinkë para gojës dhe dikur thërriti drejt dritareve e ballkoneve të konviktit të vajzave, që shikonin sheshin prej andej, të pavendosura ç’do bënin, t’i bashkoheshin atij apo të shkonin në auditor! Azemi vikati: “Nuk duam spektatorë, nuk duam spektatorë!”.

Ku ta dija unë që ajo thirrje jehonte e trokiste jo vetëm nëpër dritaret e të gjitha konvikteve të “Qytetit Studenti”, por edhe te të gjithë shtëpitë shqiptare që ushqeheshin me tollon apo xhamave të thyera të dritareve të uzinave e fabrikave që ushqenin punëtorët pa punuar me 80 për qind të pagës! Pastaj në shesh dhe në megafon kush nuk doli e kush nuk foli! Por kushtrimin e dha Azemi! Atë ditë e pashë për herë të parë! Miq u bëmë më vonë! Azemi nuk pushoi asnjëherë, që nga kushtrimi i parë e deri te krismat e plumbave që i morën jetën pa bërë lajm!”.

Vigu i fundit

“Do tregoj për lajmin e plagosjes së tij në foltoren e parlamentit! Qëllova të jem atje! Kiço Blushi më ftoi të pinim një gotë në klubin e sallës së Parlamentit. Klubi plot! Në tavolinën krah tonës Gafur Mazreku, deputeti socialist që pak minuta më vonë do zbrazte koburen mbi Azemin që do fliste në foltoren ku një ditë më parë ishin kapur me duar, si në një mundje greko-romake. Ishte mes deputetesh të tjerë të partisë së tij. Azemi hyri në klub dhe shkoi drejt tek ai duke i vënë dorën në qafë. Nuk dëgjova çfarë i tha por mendova se i lypi pajtim! Ai iku dhe pak më vonë edhe Gafurri dhe fill pas tij…krisma e parë! Pastaj e dyta, e treta…! Deputetet e klubit ia mbathën në çast! Mbeta vetëm me manjetofonin. M’u dha dhe e ndeza! Bëra të dal kur, në atë pak holl ku dalin e hyjnë deputetët në sallë, pashë Azemin që përpiqeshin ta ngrinin në krah. Ishin Gramoz Ruçi, Tritan Shehu, Maksim Cikuli, Anastas Angjeli…! Gramozi hoqi rripin e pantallonave dhe desh t’i lidhte plagën, që dukej gjak, në kofshë! “Kam dy plumba në shpatull, Gramoz!” -i tha Azemi.

Manjetofoni im incizonte frymëmarrjen e vështirë të Azemit dhe fjalët e këmbyera mes deputeteve mjekë të Parlamentit! Dikush erdhi e tha se kish ndaluar një makinë të kuqe mirëpo ajo nuk mund të vinte deri te dera sepse rrugën e kish zënë autobusi i RTSH që transmetonte drejtpërsëdrejti!

Gramoz Ruçi, Tritan Shehu, Maksim Cikuli, Anastas Angjeli…nuk mbaj mend kush tjetër i lidhën duart kryq dhe formuan vigun mbi të cilin u shtri Azemi! Por ky ish vigu i fundit i formuar me duar të bashkuara mes demokratësh dhe socialistësh! Tjetri do ish…arkivoli! Brenda tij Azemi nuk do e dëgjonte dot kushtrimin: “Azem, Azem, ti je gjallë!”. Azemi… akoma po vdes!”, shkruan Ilir Kadia.

Dyshimet për histori dhe heronj

“As unë dhe askush nuk mund ta dijë çfarë do të kishte ndodhur me Azemin po të kishte vazhduar si të tjerët. Historia, edhe kjo jona, na jep plot shembuj që tregojnë se si një fazë e ndritur apo edhe heroike e jetës së një politikani është njollosur pakthyeshëm me krime dhe abuzime. Vrasja e privoi Azem Hajdarin të dëshmonte si do të sillej me pushtetin ekzekutiv. Askush nuk ka të drejtë të hamendësojë për asgjë. Këto ushtrime të fantazisë nuk i vlejnë askujt”, shkruan Preç Zogaj.

Për sa e ka njohur e ka një parashikim se si do të sillej Azemi nëse do të mësonte se për të do të ngriheshin buste. “Azemi jetonte me delirin e heroit. Bile ajo e mbante gjallë në politikë. Por njeriu nuk mund të ketë në mendje dhe heroin dhe lapidarin. Ai kishte besim te karizma e tij”, thotë Mero Baze.

Do të ketë gjithmonë diskutime rreth dritëhijeve të Azem Hajdarit për kohën kur jetoi. Ata që lanë gjurmë në histori, kujtohen si të tillë por edhe diskutohen dhe vihen në dyshim.

Ata kanë qenë njerëz dhe padyshim jetuan të zakonshmen si çdo njeri në këtë jetë. Për të gjithë ata që shoqëria shqiptare ose një pjesë e saj i quan heronj, ka dritëhije, ka thashetheme historianësh e herë-herë dokumente që vërtetojnë ndonjë prej tyre. Në rastin konkret, për Azem Hajdarin ka deri tani vetëm thashetheme për dritëhije, që publiku i gjerë nuk i njeh.(Mapo)

55 komente në “Azem Hajdari në bronz, heroi që (s)ka ekzistuar dhe dyshimet për histori”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Gjith ate shkrim per nje kriminel, ne Shqiperi dhe Kosovo vetem kriminelat behen herojn.

    1. Toni says:

      Ky ishte nje rrugac i rendomte qe beri dashuri me sigurimin dhe UDB-ne. Dhe me se fundi e ekzekutoj UDB-ja, per ti ardhur ne ndihme esadistit Berishovic. Nje plehre qe nuk meriton ta vesh as ne nje banjo publike dhe jo ne nje shesh te kombit. Ishte nje person i peshtire dhe kriminel. Duart e tij i kane sherbyer esadistit per te gjitha krimet qe ka organizuar ne Shqiperi qe nga Shkodra e deri ne Tropoje. Por thone qe ‘karma eshte nje bushter’ dhe nuk te le pa lare hesapet nga kjo bote. Dhe ky e pesoj per te gjitha ato krime qe kreu e hengri edhe vete. Ajo qe i ndodhi ishte si nje pergjigje e merituar per te gjitha ato poshtersi qe ai i kishte bere popullit shqiptar. Poshte esadistet!

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-u.t☆ says:


        Je lodhur shumë, po shumë o Luljetë
        Ktë Mut me Lule, për t’a zbukuruar
        Ky ish ai katnari i vonë në Kryeqytet
        Siç ishte edhe Këpucari i Dështuar!

        1. Grigor says:

          Gopisti i madh i NSHRAK-ut
          Nderime. Eshte mjeshteri te flasesh kaq pak dhe te thuash kaq shume.

          Me kater vargje e pshurre Luljeten
          I vare hebet dhe Azem Hajdarit,
          Shkurt e bukur e the te verteten,
          Se Azemi ka qenë kokrra e … këpucarit.

        2. dyli says:

          ktu vika era mut…ere komunistash me me hik

    2. Lugati says:

      ptuuuuuu ju qifsha rracen..flisni ju per rrugac????ju plera qe keni votu rrugacin numer 1 qe osht lugati kryeminister..bojne moral plenat e rilindjes freshistat e drogum

      1. Hero? says:

        Shume e drejte, plere rrugaci azem plere,ky i gjati ,i bukuri dhe shpellari…tgjithe plera jane..harrove dhe mutin mero.

    3. Lugati says:

      si qekan mledh ushtaret komunista te sali berishes tu shajte..se salen e shajne sa per sy e faqe..kto qe qe qujne hero terroristin avni rustemi na bojne moral..ptuuu rrace e flliqme

    4. dypllomshi says:

      paska dale grupi zjarri skrapari +tepelena

  2. ILIRET says:

    Cdo gje e ke shkruajjtur mire vetem ne fund e ke dhier. Per Azem Hajdarin nuk ka thashetheme. Ka vetem te verteta. Ai ishte nje rrugac trim, e budall, si Vojo Kushi. Lym Keta apo Kajo Karafili. Prandaj nuk e donte Berisha.
    Te gjithe e njohen sic ishte, e degjuan kur i fliste popullit per shkaterrimin e cdo gjeje qe kishte ndertuar populli gjate socializmit. Ishte iniciator i vjedhjeve dhe shkaterrimeve te uzinave, fabrikave, depove. Vetem kur e pyeten : -Po me urat dhe me hidroentralet c’te bejme ??? , u ndal.

  3. pirati behet pape says:

    Nuk I kuptoj keto LULJETA PROGRAT E DERI TE PERC ZOGAJ qe bejne nje kriminel nje gangster …ne hero
    ai ishte 99% rrugac hajdut pulash tarfikand droge dhe armatimi dhe 1 % hero leshi

    -Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? ose happen dosjet e sardelevePse nuk hapet dosja e Azem Hajdarit ?
    Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!

    – Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!

    – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

    -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

    -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

    -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.

    **Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në?

    azem hajdari ishte thjesht nje nga njerzit me te feliqur te bandes tropojes te krijuar nga elez biberaj dhe te drejtuar nga berisha dhe monstra te tjera te demonkracise:

    njihuni me talebanet elezbiberiste dhe nazi berishiste ne lushnje ne 1997
    https://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

    1. mik says:

      Pirati behet Pape – Me kujtohet ne rini, kam lexuar nje liber me kete titull. Ne mos gaboj, autori i ketij libri asht Aleksander Prrallisis ( apo dicka e tille ), por e di qe konsiderohej si liber i ‘ verdhe ‘ ne kohen e komunizmit.
      Historia e ketij libri asht histori ‘ fiction ‘ , nuk asht histori e vertete.
      Gjithsesi !! Nuk e kuptoj, pse ke zgjedhur te prezantohesh me kete emer ( nick-name ) !!

    2. dyli says:

      akoma me historine e gaz muces ti mre???e ke me t’ngjume apo???ja ke fut kot fare

  4. albaniafirst says:

    Azem Hajdari ishte nje maskara qe u fut ne levizjen studentore ng Sigurimi i Shtetit sebashku me Sali Berishen per ta sabotuar ate nga brenda si pjese e planit te Ramiz Alise per te kontrolluar ate levizje qe filloi nen shembullin e levizjeve antikomuniste te Europes Lindore. E keqja ishte se Sigurimit i doli nga kontrolli ajo qe filluan si proces i kontrolluar.

  5. drejtesia says:

    Se pari levizja e dhjetorit ishte spontane ne fillim. Azemi nu krijoje ndonje levije por vetem u bashkua me turmen e studenteve qe fillun demonstraten per dritat
    Kur ndodhin probleme te tilla te gjithe rendin te marrin dekoratat pa bere asgj e. Azemi ishte nje koqe gomari qe nuk e ka pasur shokun dhe eshte turpe per kombin shqipetar qe e etiketon hero dhe i vendos buste . Se dyti si mundet te quhet hero nje person qe vendos popullin e tij ne vetevrasje duke organizuar turma rugacesh ne ruge te vrase pensionistat , me parullen e tije komunistat ne litar pensionistat ne hanxhare . Cfaje kishin pensionistat.
    Per Azemin duhet pare kush e futi ne loje sigurimi apo inteligjenca e tije e ulet . Per azemin duhet pare grupet e tije shoqerore ( kriminale ) qe krijoje per te friksuar popullin dhe vjedhur pasurine e ti
    Per Azemin duhet pare grupet kriminale te tregetise se armeve nag tropoja ne Kosove . Azemi me filozofine e tije si kriminel nuk mund te quhet hero Kjo ndodhe vetem Ne shqiperi . Bertitja dhe marrja e merritave nga puna e te tjereve eshte vjedje dhe nuk eshte cilesi lidershipi dhe heroj Nuk mund te quhet hero AL Kapone se terorizonte njersit ,vidhte dhe bente acte mafioze . E njejta qe ndodhi ne shqiperi . Ate qe krijuane studentet spontanisht e vodhen te ashtuquajturi te dhjerit e dhjetorit ( ketu nuk e kame per ata student qe ishin me te vertete te paperlyer) Prandaje shqiperia eshte atje ku eshte tani . Keta qe e quajne veten organizatore dhe heronje jane faqja me e e zeze kriminale e shqiperise dhe si te tille duhet te jen ne historine e zeze te shqiperise sepse nuk kane dhene asgje per shqiperine por vetem e kane penguare ate te ndertoje demokracine dhe te jete atje ku duhet Perfshi ketu dhe mafiozin e droges trgetise se armeve , teroristit te populit, krijusit te grupeve kriminal ( te fortit????) etjera Azem Hajdari. Ne nuk ishim ne lufte por krijuame lufte me vetetveten Shikoni vendetet pereth nesh sa para jone ne krahsim me ate qe ata ishin ne luftee u shkateruan

  6. Haka Tekizoti says:

    Hero!!!!… Heronj janë zjarrfikësit dhe jo zjarrvënësit. Azem Hajdari qe zjarrvënësi serial i Shqipërisë. Dhe qe zjarrvënës edhe në keptimin e drejtpërdredjtë të fjalës edhe si metaforë që përfshin të gjitha sferat e jetës. Shqipëria shpëtoi, po vetëm prej njërit nga varrmihësit e saj, të tjerë si ai janë gjallë dhe po e përdorin duke i atribuuar shtatin e rremë të heroit. Edhe Nanoja që e “çmitizon” i jep merita që nuk i ka. Shqiptarët sa herë kujtojnë Shqipërinë e shkrumbuar në të katër anët nuk mund të mos kujtojnë Azemin si zjarrvënësin. Ndoshta mund të kenë karizmë edhe zjarrvënësit e atdheut, por këtë mender karizme mund ta shquajnë vetëm ata që urrejnë atdheun.

  7. kashi says:

    prit kur t´ja rezojne edhe azemit bustin se e kane bere si partizan

  8. Jimi says:

    Prape me kete horr do te merremi?

  9. Lee lee says:

    Pirati behet pape me shume interesant eshte komenti yt sesa artikulli.Per te tjerat nuk edi po per te paren ke shume te te drejte e di personalisht ordiner ka qene tu pi fernet ke rruga bardhyl

    1. Mik says:

      Lee lee – pse kush pi ferrnet asht ordiner ?! Oh Zot, kur ju jepet mundesia edhe ju te komentoni !! Idiot me patente.

  10. BUTRINTI says:

    SI MUND TE JET LIDER APO AKOMA ME KEQ NJE NJERI QE NUK JU DHIMS GJAKU DHE DJERSA E POPULLIT SHQIPETAR E QE MORI UREN E ZJARRIT E I VURI FLAKEN SHQIPERISE .

  11. arbri45 says:

    si hajdari ka pasur edhe shume patriote te tjere. Qe nga ata qe i vune gjoksin topit deri tek ai qe u hodh mbi tankun fashist me duar. Por asnjeri nga ta nuk ka nje bust kaq te fuqishem. Pse i diskriminoni heronjte e tjere.

  12. taraboshi says:

    Azem Hajdari arkitekti i shkatrrimit arkitekti i vjedhjes se zhives nu ushtri arkitekti i shitjes se femijve arkitekti i prostitucionit arkitekti i droges arkitekti i grumbullimit te njerezve per shkatrrim dhe vrasje dhe ashtu perfundoj edhe vete ai prandaj i thojne nje fjale te urte popullore mos ja ban kuj keq se ta bajne e ta teprojne .Kaq sa per fillim se po ti permendesh bemat e Azemit duhet nje roman per krimet e shkatrrimet qe ka bere ne kete vend por udhezimet i merrte nga Elez Biberaj dhe Rajersoni (ish ambasadori i pare kriminel amerikan i ardhur nga Beogradi me platforme te Beogradit ) TA DINE GJITH SHQIPTARET QE KY KA QENE AZEM HAJDARI QE SA TI HAPEN DOSJET E TIJ DHE GJITHE PARTISE DEMOKRATIKE DO TE SHIKONI CFARE ESHTE BERE MBI KETE POPULL DHE KETE VEND ) Artikullin nuk e lexova se me dhemb kryet me e lexu se me dhimbeset populli im.

  13. . says:

    …. me syt dhe veshet e mij e kam degjuar kur fliste ne telefon nga kafete e Hotel “Dajtit” Tirane ne 1994-tren me njerez per te lene maunet me arme qe te kalonin kufirin per Malin e Zi … pra per trafik armesh ….

  14. Lee lee says:

    Nuk kemi 1 permendore per vullnetaret qe luftuan ne Spanje dhe kemi buste per azemin.Cmenduri per zotin .Brezi me ordinere qe ka pas vendi .Keta shkateruan cdo gje edhe keta qe e kane pasur mik e tani flasin Donte policia dhe sna qellonin donte Ramizi dhe jemi gjalle di ca ju them se loqe kam qene edhe yne atehere

  15. syri blu says:

    O ju gazetare nga fryn era , perbindeshat e PD-se, dhe gjith pseudopatriotet , e drejta juaj te beni , jo ne bronx por ne flori , ne ndergjegjen e shqiptarit ai do ngelet nje njeri me pak se i zakonshem , nje deputet i dhunshem qe qarkullonte brenda parlamentit si kaubojs me arme zjarri, nje njeri i krimit te organizuar , dhe nje person qe mori neper kembe dhe per fitim personal politik gjithe ngritjen spontane te studentave ne vitet 90-te , me pak fjale dhe qart , fshihej pas tyre , si ai dhe Sali Berisha , kjo eshte e verteta , ju bythlepires beheni dhe hero kombetar , beheni cte doni , hi syve nuk do na hidhni , sa per bustin ………….. kemi pervoje nga bustet , ne se nuk e meritojne , dime ta rezojme , fillimi qe i veshtire , me vone behet rutine heqja e dhunshme e tij …………turp i madh te kesh hero frymezimi Azem Hajdarin …….. keta jemi , shqipo esapi , cpret ,bageti ……

  16. Bushi says:

    Azem Hajdarit nuk mund t’i besh bust jo vetem ne bronz,por as prej letre. Ai ishte nje rrugaç i papermbajtur.Ai krijoi nje elit maskarenjesh nga Tropoja,dhe sulej njerzeve e bankave per ti vjedhur, e per ti vrare.Ai me tere kuptimin e fjales ishte nje kriminel i madh gati sa Sali Berisha,dhe meritonte plumbat qe i moren jeten.Vrasja e tij ishte e vonuar,ai duhet te ishte vrare me shpejt per te shpetuar poullin nga zullumet e tija.Si per fundim,Azemi e hengri te semes,por fatkeqesish,ngeli pa u vrare kryekrimineli me i madh i kombit shqipetar,ai qe vrau Azemin,SALI BERISHA.Po te ishte zhdukur Saliu,sot shqiperia do ishte shume perpara,dhe do kishim ndertuar nje demokraci te vertete.Sot ne krye te qeverise eshte Edi Rama,qe ka qellime shume te mira per vendin,por a e lene qente Saliut me qenin e stervitur nga ai,Basha? Rama do ecin perara se e mbeshtet populli,evropa,SHBA-s.

  17. says:

    Me bronzin e xhaxhit Enver ,bënë bustin e Azemit.Kësaj i thonë të hedhësh paratë e popullit nga dritarja.

  18. Lee lee says:

    Nu kemi nje permendore per vullnetaret e Spanjes dhe kemi buste per azemin.Cmenduri per zotin .Brezi me ordiner qe ka pas shqiperia edhe keta qe e kane pasur mik dhe tani flasin.Donte policia dhe sna qellonte donte ramizi dhe jemi gjalle di ca ju them se edhe une loqe kam qene atehere

  19. Mik says:

    Nuk e di se si ishte Azem Hajdari, por komentuesit thone qe ai ishte nji halabak dhe rrugac !!
    Dihet qe, nuk ka revolucion pa heronj. Nqs Azemi nuk asht nje hero, atehere, le te shpallim heronj vrasesit e tij.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Or “Mik”,te shikoj qe nderhyn vend e pa vend…Kush te tha ty qe ishte nje REVOLUCION?
      A mund te me thuash se kush u vra apo u plagos ne Dhjetorin e “Dhjetoristeve”???
      Po te behet kjo analize do te duhet qe ta mbushim Shqiperine me buste te Ramiz Alise!..
      Sidomos tani qe kemi pare mijra varre te hapura nga krimineli Sali Berisha…
      Dhe,qe te mos dal nga tema:Po te qe hequr qafe,qe ne Parlament,une do propozoja nje Permendore per Gafurr Mazrekun…
      Do kishte shpetuar akoma me shpejt Shqiperia…

    2. odin says:

      Ky heroi kur u vra kishte arme me silenciator…per cfare i duhej heroit silenciatori???

  20. petrit says:

    Azem hajdari ishte nje rrugac , kreminel , trafikant droge dhe armesh ,njeri i rendomte , i neveritshem ,hyri ne skene me uren e zjarrit ne dore dhe doli nga skena sic dihet .

  21. Dodona mbi Tomorr says:

    Dy piedestale qe duhet te ishin bosh , se nuk i bejne nder popullit sepse ai ka cfaqur urrejtje ndaj tyre;Mbretin neTiranek , qe masakroi figura te shquara te kombit dhe e shiti vendin dhe ajo e Azem Hajdarit ne Tropoje , i cili me porosi te Saliut , dogji shkateeroi pasurine e popullit te vene me mund e djerse te ketij populli dhe vrau njerez te pafajshem , duke e cuar vendin ne vllavrasje e lufte civile.

  22. gora says:

    u bene shtatoret e Azemit si pemet qe mbjell Erion Velija, Azemi ka qene nje cop budalla qe si vlente shoqerise dhe ashtu perfundoi.

  23. pas dimrit, vjen pranvera says:

    Per mua s’ngel gje per te shkruar ndonje mendim ketu se te gjithe komentuesit kane thene te verteten dhe te gjithe ata me larte qe permend ajo gazetarja jo vetem qe genjejne, por edhe shtojn trimeria te pa qena kot. Tani merre me mend se kush e ben historine dhe kush e lexon; po e bejne gomaret qe perfituan nga kjo kohe ashtu si po ngren ne piadestal nje rrugaç idiot si Azem Hajdari dhe po e lexojne ata qe mbase kane pase shume here gjera jo per heronj, por per te thene diçka qe u degjohet se jane te sinqerte. Une s’kam nevoje ta lexoj se e kam pare, degjuar si Azemin nje cope gedhe, ashtu dhe keta te sotmit si Saliu qe e ben hero. Pika qe s’bie! Sot s’ka me as heronj e as deshmore se jane pleksur ne toke keta si leshte e arapit qe nuk mund ti dallosh dot. As aty s’gjeten rehat . Po kjo e Azemit eshte fare banale se e kemi jetuar dhe s’kemi nevoje per asnje analize e koment. Dhe levizja e dhjetorit dhe heroizmi saj eshte nje manipulim qe turma e te rinjeve qe s’merrte vesh se ç’bente por i pelqente rremuja u çfrytezua e dilni keta rrugeçet ne krye si deshe perçore. Kete e dine mire ata qe e kane jetuar dhe jo 27 vjeçaret e sotem qe genjehen e manipulohen sipas orekseve. Le ti bejne qejfin vetes !

  24. Roberto says:

    Kjo eshte cudia e radhes e eksponenteve ekstremisete te Partise Demokratike qe i ngrene lapidar nje muti.

  25. cubi says:

    Nje cope rrugaci e qelbesire, asgje me shume.

  26. albani says:

    Berisha dhe Lulja, duan te lajne Azemin me shurren e tyre!
    Azemi, as qytetar i zakonshem i ketij vendi nuk arriti te behet. Pale, hero. Hero e beri Sal Shiqerja se i duhej per politike, se po ta donte
    dhe respektonte, nuk e vriste ne mes te Tiranes. Por qe te dy spiune kane qene, te pakten njeri iku. Dhe jo tre, por tremije lapidare t’i ngrene,
    ai perseri mbetet nje njeri i vogel, me cene te ndyra dhe nje matrapaz i droges dhe i armeve, si edhe perdhunues dhe mashtrues.
    Ajo qe me cudit eshte pajtimi i femijeve te tij me lojen e Berishes, se ajo ish gruaja, as do ta di fare per “heroin e diteve te para te demokracise”.

  27. Grigor says:

    O kungull
    Thote qe e ka pare vete duke pire fernet me Gaz Muçen tek Rruga Bardhyl. Po ti çfare patente ke? Te atij qe ja keput kot?

    1. Lugati says:

      o grigori..mos beso ca shkrujne..i kan prralla..kom qene prane maksimumi 30metra kur ka ndodh perplasja mes azemit dhe gaz.muces leje ca thojne..ngjarja osht komplet tjeter..ka ndodh afer varrezave te tufines

  28. Lee lee says:

    Sa vjec je grigor dhe ku ke banuar

  29. Lee lee says:

    Nuk thashe e kam pa personalisht tu pi fernet.Tjeter mendimi per fernetin

  30. Lee lee says:

    O Mik pse jam idiot se them qe je loqe dhe une bashke me ty.Ordinier ka qene .Po per shkolllen e bashkume ke bajram curri pse sflet njeri .sSa veta mund te vriteshin aty sa veta u vrane da u arrestuan loqe qe me bene kopetentin.Fernet kam pire da sbaj mend se skishim te tjera dhe birra kruna te skadume.Revolucion i bythes

  31. Lee lee says:

    Dhe ci keni keto idiot .kungull.carac.Pse jeni kaq simsons

  32. rrem vogli jr. says:

    Kam nje pyetje per Znj. Progni :
    A e kan ba shtatoren me revole pas brezi… siç e mbante kur ishte student ???????? apo ja kishte dhene Sigurimi si agjent.
    Mjaft me manin per te krijuar personazhe heroic, qe nuk I kritikon dot kush, sepse gjykohen nga perrallat e gazetareve miq e jo nga faktet.
    Trazirat e studentave vazhduan kater dite e pas tyre u krijua PD e jo ajo e studenteve qe e kishin porosi nga Ramizi Azemi me shoke. Mos beni sikur nuk e dini. Azemi ishte thjeshte nje element ngaterrues ne PD…nuk perkrahej nga shumica (shihni votat qe merrte); kapej e falej me kontrabande , u bashkua me socialistet e bandat nga dhjetori deri ne mes Prilli kur e mori Saliu me Pollon sepse kishte nja 50 vete me arme e bridhnin neper Shqiperi. umor me kontrabanden e armeve, morri borxhe e nuk I ktheu dhe e vrane.
    Mjafte me te. hyjnizimi I tij e I cave si ai turperon shqiptaret…

  33. Lee lee says:

    O lugat ke cajupi bojshe si i forte me fara luledielli ja na thyaj perplasjen ke varrezat se ishe 30 metra larg

    1. Lugati says:

      o le le toc kuklle..spo ofendoj njeri..ti ke historine tate me t’ngjume po t’them…une cajupin se kom pas njoft fare ato kohe…e kom bo shkollen ke qibri jeciu..ti bo si kopetent jo une…pranej mos i jep gojes kot..une s’po te luj e ti mos me luj…une flas ca kom pa me sy

  34. Lee lee says:

    Nuk e thashe per tu tall te kerkoj ndjese po te ofendova i kam njoh mire keta homo erectus dhe fus dhe veten te forte e bythes revolucione te bythes e demokrat te bythes.BASTARDE me germa te medha qe te gjithe qe u benin zbor pensionisteve dhe tani me vjen turp nga vetja .Na perdoren si loqe qe ishim

    1. Lugati says:

      jena ok le le..historina po kallzojme..hajt me t’mara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje