Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare akademiku i njohur Kristaq Prifti.
Prifti njihej si historian, specialist i periudhës së Rilindjes Kombëtare, orientalist, me veprimtari drejtuese në institucionet akademike-universitare.
I ndjeri u lindi në Berat më 21 janar 1932, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studimet e larta në fushën e historiografisë i përfundoi në Moskë. Pas kthimit në atdhe punoi si mësimdhënës në Universitetin e Tiranës.
Ai ishte një prej profesorëve themelues të këtij universiteti, ku kreu disa detyra, si përgjegjës i katedrës së historisë, zëvendësdekan dhe dekan. Që nga viti 1982 ka qenë kërkues shkencor në Institutin e Historisë dhe në vitet 1991-1993 drejtor i tij. Përveç mësimdhënies në UT, Kristaq Prifti ka mbajtur ligjërata edhe në Universitetin e Prishtinës.
Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të akad. Kristaq Priftit, në kuadër të historisë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar, janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës.
Në dekadat e fundme veprimtaria e Kristaq Priftit u shtri edhe në historinë e Kosovës në shek. XX, sidomos në zhvillimin demografik të saj. Kërkimet e tij në këto fusha janë përmbyllur me studime të plota monografike, disa prej të cilave, sipas rendit kronologjik, janë:
• Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare (bashkautor, 1968, 1978, 2004);
• Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881 (1978);
• Lidhja Shqiptare e Pejës; lëvizja Kombëtare 1896-1900 (1984, 2002;
• Historia e Shqipërisë, vëllimi II (drejtues shkencor, 1984);
• Dr. Ibrahim Temo: jeta dhe vepra (1987, 1993, 1996);
• La Ligue Albanaise de Prizren, vol. I (bashkëpërgatitës, 1988);
• Historia e popullit shqiptar, vëll. II (bashkautor e drejtues shkencor, 2002) dhe vëll. III (bashkautor e drejtues shkencor 2007);
• Popullsia e Kosovës (2014).
Akad. Kristaq Prifti ka dhe kontribute të tjera të vlerësuara nga bota e dijes si bashkëpërgatitës dhe bashkëredaktor i disa vëllimeve me dokumente e studime, si: Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit (1972); E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi (shqip e anglisht, 1984);
I paharruar kujtimi i Profesorit e Akademikut te nderuar Kristaq Prifti. U prefte ne paqe!
Ngushëllime familjes. Kam qenë student i profesor Kristaq Priftit. Besoj se brezi im dhe breza të tjerë i jemi mirënjohës atij për njohuritë shkencore që na ka transmetuar, për thjeshtësinë e komunikmit, për ndihmesën që ka dhënë në trajtimin e momenteve, ngjarjeve dhe dukurive kyçe në historinë e vendit dhe të kombit tonë. Profesor Prifti ishte një intelektual i vërtetë që , pa zhurmë dhe pa bujë, të gjithë jetën e vuri në shërbim të Atdheut.U prehshë në paqe profesori ynë!
TE PREHET NE PAQE , vedi jon ka nevoj me shum se kurr per njerez te ditur , i qoft dheu i leht profesorit .
Ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur. E respektoj profesor Priftin per kompetencen shkencore dhe komunikimin brilant me ne studentet. Kam qene studente e tij. I qofte dheu i lehte.
Te rralle jene dietaret si Kristaq Prifti. Ka qene shume i njihur dhe i respektuar edhe nga ne shqiptaret jasdhta Shqiperise. Te prehet ne paqe
Ngushellime familjes se tij . U prefte ne paqe .Ngushellime djemeve te tij Oltit dhe Skerdit.
Edhe një njeri i mirë më pak. Studiues serioz. Koleg i nderuar.
me dhimbie mesuam ndarien nga jeta te Pr Akademij Kristaq Prifti, njeriut perjushtuar misionit marre persiper dhe e kryer me dijitet e aftesi. Ndihem krenar qe si mesues i atij profili e kam pasur petagog, pjesmarres ne Komisionet e provimeve ne ate fakultet ne vite,ai dallohej per korektesen e tij te spikatur. I perjetshem Kujtimi Tij.
Ngushellime families dhe dashamiresve te Pr Kristaq Prifti.
*81 vjecari mesues i atij profili, me ta aktivizuar ne cdo veprimatri ne Tirane sa rretheve.
Toroto 16-12-2017 Dhimiter M Xhoga.