Deputeti i PS, njëkohësisht dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, deklaroi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, se ligji nuk e parashikon zgjatjen e mandatit të Adriatik Llallës.
Ai tha se tashmë do të zgjidhet një kryeprokuror i përkohshëm.
Sipas tij, kushti i vetëm për kryeprokurorin e përkohshëm, është që të ketë mbi 15 vite punë.
“Komisioni i Ligjeve ka hapur procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Nuk është parashikuar zgjatja e mandatit të kryeprokurorit, por përfundimi i mandatit të tij në afatin normal.
Kryeprokurori i ri do të zgjidhet sipas Kushtetutës.
Në kohën kur nuk janë ndërtuar organet e reja të Prokurorisë, Komisioni i Ligjeve është vënë në dijeni për moskrijimin e këtij organi kushtetues nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm, të cilin e ngarkon Kushtetuta si organ që do merret me administrimin e KLP.
Arsyeja pse nuk është krijuar KLP për dy arsye.
E para, ligji i Vettingut, bllokimi nga opozita, të cilin e ka ankimuar, duke shtyrë për gati një vit e gjysmë krijimin e organeve.
E dyta, mungesa e kandidaturave nga Shoqëria Civile.
Nëse nuk ndërhyn Kuvendit për të zgjidhur këtë ngërç, jemi në shkelje flagrante të ligjit dhe Kushtetutës.
Ligji e ka përcaktuar që do të jetë profesor i sistemit, pra të jetë prokuror me mbi 15 vite punë.
Deri më 12 dhjetor ftoj prokurorët të bëhen pjesë e garës. Moskalimi i Vettingut nuk është kriter kushtetues”, deklaroi Manja. (TemA)
Muhabet katundaresh. Keshtu behet kur ngelet drejtesia dhe komisioni i ligjeve ne doren e ketij katundari flitet si e ema e zeqos maje thanes.