Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë sot një direktivë me të cilën urdhëron Administratën Kombëtare të Hapësirës për të rigjallëruar programin e eksplorimit të hapësirës, që synon dërgimin e astronautëve amerikanë në Hënë dhe përfundimisht në Mars.
“Presidenti dëgjoi rekomandimet e Këshillit Kombëtar të Hapësirës dhe ka vendosur të ndryshojë politikën e fluturimeve me njerëz në hapësirë që Amerika të bëhet forca lëvizëse për industrinë e hapësirës, të fitojë njohuri të reja mbi kozmosin dhe të krijojë teknologji të papara,” tha në një deklaratë të hënën zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.
“Që nga fillimi i administratës së tij, Presidenti Trump ka ndërmarrë hapa për ta përqendruar NASA-n te misioni i saj kryesor i eksplorimit të hapësirës”, tha ai.
Zoti Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara t’i rikthehen në përmasa të mëdha eksplorimit të hapësirës.
Zëvendëspresidenti Mike Pence, që është kreu i Këshillit Kombëtar të Hapësirës, tha në tetor se qëllimi i programit do të ishte rikthimi i rolit udhëheqës të Amerikës në eksplorimet me njerëz në hapësirë.
“Ne do t’i kthejmë astronautët amerikanë në Hënë, jo vetëm për të lënë atje gjurmët e këmbëve dhe flamuj, por për të ndërtuar bazat që na nevojiten për të dërguar amerikanët në Mars dhe më gjerë”, tha zëvendëspresidenti.
Tamam, eshte epoka qe kerkon njohjen e thelluar te hapesires dhe e ndertimit te nje stacioni Amerikane ne HENE. Kjo do te sjell nje revolucion ne botekuptim dhe ne teknologji per te vertetuar edhe teorine qe proceset qe ndodhin ne kozmos ndodhin heshturazi ne strukturen energnitike te berthames.
Po mir do benit sikur te me merrni edhe mua me vete per ne mars , sepse dua te rri me mire atje .