FOTOT/ Mish të pjekur për të gjithë, 200 kuzhinierë thyen rekord, gatuan 16.5 ton mish

12 Dhjetor 2017, 15:04Lifestyle TEMA
FOTOT/ Mish të pjekur për të gjithë, 200 kuzhinierë

Një qytet i vogël i Minas në Uruguaj ka vendosur një rekord të ri Guiness pasi kanë bërë organizimin më të madh të barbekjusë.

Rreth 200 kuzhinierë përdorën 60 ton dru për të ndezur zjarrin ku gatuarn 16.5 ton mish.

Gjithcka zgjati për 14 orë dhe qëllimi ishte për të thyer rekordin e Argjentinës, i cili i rrëmbeu titullin Uruguajit në vitin 2011. Mes këtyre dy shteteve ekziston një rivalitet për prodhimin e mishit më të mirë.

Uruguaj njihet si shteti që ka tre herë më shumë kafshë sesa banorë dhe është një nga eksportuesit kryesor të mishit në botë.

Për të përgatitur barbekjunë më të madhe në botë janë përdorur edhe 8 ton salca, erëza dhe produkte tjera për ti dhënë shije mishit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje