Vllaznia, Gjoka: Do tentojmë përmbysjen ndaj Tiranës

12 Dhjetor 2017, 15:13Sport TEMA

Vllaznia nuk po kalon një situatë aspak të mirë në kampionat, teksa kanë pësuar dy humbje radhazi në dy sfidat e fundit.

Skuadra e Ernest Gjokës nesër në do të jetë i impenjuar në Kupën e Shqipërisë, teksa do të synojnë që të përmbysin humbjen e sfidës së parë. Ish-trajneri i Kukësit beson se ekipi i tij duhet të tentojë që të përmbysë ndeshjen e parë.

Intervista e plotë e dhënë nga Gjoka për faqen zyrtare të klubit shkodran.

Si është situata në skuadër në prag të ndeshjes me Tiranën?

Situata sigurisht nuk është më e mira e mundshme dhe prej vetë rezultateve që kemi, por po mundohemi që të ruajmë qetësinë për të parë përpara dhe në prag të ndeshjes së Kupës, jemi në një moment jo të mirë sa i takon pjesës së lojtarëve sepse kemi shumë dëmtime dhe sidomos në repartin më problematik, siç është mbrojtja.

Cilët janë mungesat e sigurta?

Kemi dëmtime si Pjeshka e Bardulla, që na munguan edhe në Vlorë por atyre u janë shtuar edhe Marku e Atsina të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Flamurtarin.

Cili do të jetë objektivi i skuadrës nesër?

Ne do të hyjmë në fushë për të kërkuar gjithçka, edhe pse është e vështirë. Ne do të mundohemi të bëjmë gjithçka për kualifikimin.

Kundërshtari vjen i motivuar për kualifikim, si do i përgjigjeni?

Sigurisht që kundërshtari vjen i qetë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën për të arritur qëllimin dhe pse nuk është e lehtë. Por ne do ta kërkojmë deri në fund rezultatin.

Për t’u kualifikuar, Vllaznisë i duhet të shënojë tre gola dhe të mos pësojë.

E kuptoj që duhen tre gola dhe jam i qartë për shkallën e vështirësisë por ne do ta provojmë dhe kjo është dëshira e të gjithë skuadrës për të kërkuar fitoren.

A do të ketë ndryshime në formacionin që do të hedhësh në fushë?

Kemi ndryshim në mbrojtje për shkak të dëmtimeve dhe ndoshta mund të lëmë në stol një nga mesfushorët për t’i dhënë pak oksigjen dhe për fundjavë ku na pret një ndeshje akoma edhe më e rëndësishme, ajo për kampionat me Kamzën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje