Edhe aviacioni preket nga Brexit-i, paralajmërimi i BE-së për kompanitë ajrore britanike

13 Dhjetor 2017, 09:26Bota TEMA

Brexit mund të ketë pasoja edhe në fluturimet e kompanive britanike drejt vendeve të BE-së. Kompanitë ajrore britanike do të humbin të gjitha të drejtat për të fluturuar në Bashkimin Evropian në rast se nuk do të ketë një marrëveshje tranzitore pas Brexit-it.

Siç raporton REL, në një lajmërim për të gjitha kompanitë ajrore, Komisioni Evropian ka thënë se kompanitë britanike nuk do të mund të zbatojnë asnjë marrëveshje në të cilën është pjesë edhe BE-ja, duke bërë të ditur se ky vend nuk do të ketë të drejtë për të fluturuar në dhe përmes vendeve të Bashkimit Evropian.

Britanikët kanë më pak se dy vite për të rinegociuar një marrëveshje të vitit 1990, sipas të cilës kompanitë ajrore me bazë në BE kanë të drejtë të kryejnë fluturime nga dhe prej çdo shteti të bllokut.

Kompanitë ajrore britanike përfshijnë: EasyJet, British Airways , Flybe, Jet2 dhe Virgin Atlantic.

Pas Brexit-it, kompani si Easyjet u zhvendosën në Austri, në mënyrë që t’u paraprinin pasojave që mund të vijnë nga largimi i Britanisë nga blloku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje