Organizatorët e protestave në mbrojtje të parkut kombëtar të Valbonës, kanë ndërtuar vetë pa leje në këtë zonë.
Nga një vëzhgim i Fiks Fare rezulton se në Valbonë janë ndërtuar disa biznese, hotele dhe bujtina, të cilat rezultojnë se janë pa leje. Pronarët e tyre pretendojnë se kanë marrë leje në ish-komunë, megjithëse komuna nuk ka pasur të drejtë të lëshojë leje të tilla, pasi është “zonë e mbrojtur”. Me këtë argument, edhe hipoteka nuk ka pranuar t’ua regjistrojë pronat që aktualisht zhvillojnë aktivitetin në parkun kombëtar të Valbonës.
Gazetarët e Fiks Fare biseduan me 3 nga pronarët e këtyre bizneseve, pikërisht kushërinjtë, Din, Alfred dhe Ardian Selimaj, të cilët njëkohësisht janë edhe organizatorët e protestës për mbrojtjen e parkut kombëtar. Pronarët pretendojnë se kanë ndërtuar me leje të ish-komunës, por pasi kanë nisur protestat për Valbonën, ata janë sulmuar nga struktura shtetërore.
Sipas tyre, ata kanë marrë leje në komunë, por kjo leje nuk u është njohur më vonë nga hipoteka, pasi zona cilësohet e mbrojtur. Për këtë, ata janë detyruar t’i drejtohen ALUIZNI-t për legalizim dhe janë në pritje të përgjigjeve.
Pra, as ALUIZNI nuk u ka legalizuar ndërtimin e hoteleve në këtë zonë të mbrojtur.
Por veç tyre, gazetarët e Fiksit biseduan edhe me amerikanen Catherine Bohne, një mbështetëse e kauzës së biznesmenëve në Valbonë, e cila tregon se kundërshton këtë krim që po i bëhet kësaj zone, e nga ana tjetër për vete ka thyer ligjin për disa vite, pasi ka qëndruar pa një leje qëndrimi në Shqipëri.
Ajo tregon për Fiks Fare se për 6 vite ka qenë pa leje qëndrimi në Shqipëri, pasi nuk e dinte sesi funksiononte. Kur filloi të protestonte, e kanë thirrur në polici dhe më pas ka bërë lejen e qëndrimit. Ajo thotë se nuk është për fajin e saj por për shkak të institucioneve shqiptare. Tani, ajo shpjegon se ka marrë lejen e qëndrimit 5-vjeçare.
Për ndërtimet në Valbonë, Fiks Fare pyeti edhe në Bashkinë e Tropojës, se cilat janë arsyet që janë ndërtuar pa leje. Drejtori e Planifikimit të Territorit në Bashkinë, Hasan Çuka, shpjegoi se Valbona, veçse është park kombëtar është edhe zonë e banuar, prandaj atje janë lëshuar disa leje nga ish-komuna, të cilat kanë qenë për shtëpi banimi, por edhe shtëpi turistike. Por, kur kanë shkuar për t’i regjistruar në ZVRPP Tropojë, kjo zyrë nuk ua ka regjistruar, prandaj Bashkia është bërë pjesë e korrespondencave dhe ka marrë informacion të detajuar. Në këto kushte, banorët por edhe subjektet kanë aplikuar tek ALUIZNI për legalizim, por që deri më sot nuk është legalizuar asnjë.
Nje amerikane pa leje qendrimi ne Shqiperi? Investigim mjafte i goditur nga ky pseudogazetare
Shume i turpshem kercenimi i Fiks fare, per tu mbyllur gojen banoreve te Valbones.
Epo kjo seshte degjuar ndonjehere, qe ne nje zone te mbrojtur natyrore, banoret ne tokat e tyre, nuk ndertoje dot bujtina per te pritur turistet, por ama disa Hidrocentrale duhet ngritur.
Fiksi e qelbi ktu. Po pse njesoj te ngresh 20 banesa ne token tende me ndertimin e hidrocentraleve? Turp. Mbase fiksi eshte paguar? Po pse ku do flinin turistet ne peme? Turp… Kur gjith Shqipria eshte pa leje.
gazeta tema mjerisht keni degraduar sa te beheni pisqolle mediatike e pushtetit te radhes, dikur edhe lexoja me deshire kur ishte ne opozite me qeverine!! nqs organiztoret kane bere shkelje te penalizohen sipas ligjit por kjo nuk e rrezon kauzen e tyre sepse jane shume qe e mendojne qe po behet nje katrahure e pakthyeshme dhe kostot nuk i paguan as tema dhe as edvin rama, sl berisha, ilir kryelopa floriri apo fatmir mediu.
nejse vazho keshtu mero baze se do e kapesh rezultatin vitin e ardhshem me kete portal vegel (dje e berishes me shume pasion dhe sot rames me shume andje))
keto lejet e qendrimit arsyetojn besoj ndertimin e veprave te medha ne ate zone….por kur gjeni dele pse mos ti perdorni keto lajme
TOP CHANAL NE SHERBIM TE MAFIAS
SE SALI FLORIRIT
Edhe “ Fiks Fare” shitet tek Kucedrat e krimit te Sali Floririt.
Bashkejetese e persosur midis Mafias politike dhe Mafias mediatike serbo-ruse …
Ju lumte o Gazetare Mbroni edhe ju Krimin qe po i behet Valbones e gjithe shqiperise permes hidrocentraleve!
Kjo nuk do me thene se ato nuk kane te drejte per protesten e tyre. Valbona dhe lugina e saj jane nje perle e natyres dhe per kete perbejne nje pasuri kombetare me vlere te pallogaritshme. Nje shtepi apo edhe nje hotel edhe mund te prishet, por nje hidrocentral apo disa te tille nuk mund te prishen pa lene gjurme te pariparueshme.
Valbona beri bashke Berishen me Ramen, tani beri bashke dhe Bashkim Ulajn me Vjollca Hoxhen, gazetaret e majte me ata te djathte.
Shteti nuk jep dot leje per ndertim hoteli por jep leje per hidrocentrale. Mrekulli fare per te mbrojtur parkun kombetar.
Dhe sa per amerikanen e paligjshme i kujtojme ketyre bajgave qe kane dhene urdher ta nxjerrin ne gazete me 10 tra mijera shqiptare qe kane marre rruget e botes pse trajtohen si skllever ne vendin e tyre. Qenie te pashpresa qe nuk kane me ku ti mberthejne kthetrat ne kete cope toke qe po jua vjedhin perdite me ndihmen e koncesioneve.
Dhe me Fazllicet e ligjshem.
Po, Fazllici eshte i ligjshem te ushtroje vjedhje dhe krime ndaj shqiptareve, amerikania qe ngrihet per shqiptaret duhet te denigrohet nga banda e maskarenjve te shtetit.
Ky Edi Ramuti eshte me pis nga Berisha. I kamufluar dhe tinzar.
Po tufa e shqiptareve entuziaste nuk e ka kutpuar akoma.
Mënyra sesi është kap Fiksi me këtë problem është një nga ato shkërdhatlliqet më të turpshme të gazetarisë. Sulm “ad hominem” për të godit kundërshtarin në çfarëdolloj mënyre, pak rëndësi ka nqse kauza për të cilën po protestohet është e drejtë apo jo. Aq sa ç’ka bërë Catherine Bohne për Valbonën, ky shtet (ai i djeshmi si ky i sotshmi) s’kanë bërë kurrë.
Kjo katrahure e ndertimeve te hidrocentraleve te vegjel ne cdo lum e perrua eshte demi me i mathe qe po i behet natyres. Dhe nuk do shum mente pwr ta kuptuare po ti hedhesh nje sy vendeve qe kan ber te njejten gabime. Ne spanje ne vitet 70 eshte ber e njejta gje dhe thone na zuri marrezija dhe tani kan filluar ti ven dinamirin dhe po i kthejne si me pare. Shqiperia ka kapacitet hidrike vjosa ka peurje te medha atije ka leverdi ekonomike dhe stabilizone prurjet dhe eliminon permbytjet. Kurse fiksi ka vepruar si bande kriminale duke u ber presjon banoreve.
Mbrojtja e Valbones dhe e zonave te tjera karakteristike dhe terheqese te Shqiperise duhet te jete mision i te gjitheve. Beton ka gjithandej, hotele me 5 yje ka gjithandej, por Valbone vetem aty ka. Se fundmi ne Islande kane vendosur qe te gjitha ndertimet rreth zonave vullkanike dhe gejzereve te jene vetem me dru dhe turizmi te zhvillohet ne kampera. Kjo per te mos bere nderhyrje qe demtojne natyren dhe mjedisin. Bumi turistik atje vazhdon, megjithese kamperat nuk jane me 5 yje.
Drejtori rrumpalle Hasan Çuka ashtu si vet Kryetari rrumpalle Besnik Dushaj qe e ka vu aty , aq horizont kan se si mundet te trajtohet planifikimi urban pasi qe te dy rrumpallat njeri ka blere shkollen per veterinier dhe tjetri e ka blere gjimnazin dhe thote jam jurist ndaj nuk kan faj te gjoret pasi nuk kan asnje lidhje me trajtimin ne fjale pasi nuk e kan idene se nga i bie e jo me ta trajtojne ate , por keshtu e hane qytetaret pasi vet kan votuar per nje thes miell rrumpallat .
Vajmedet per Tropojen dhe Tropijanet se nga kush perfaqsohen dhe kush mutin i udheheq ne pushtetin vendore