“Tirona”, një simbol antisistem

14 Dhjetor 2017, 18:20Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Me suksesin e së mërkurës ndaj Vllaznisë (në Kupën e Shqipërisë në futboll), “Tirona” (siç e quajnë tifozët e saj), mori hak ndaj humbjes së vjetshme në Shkodër, që e nxori në kategorinë inferiore, për herë të parë në historinë e vet legjendare.

Për tifozët e rinj të “Tironës”, hakmarrja mund të ketë qenë domethënia e vetme e suksesit, ndaj rivalëve të vjetër. Po për tifozët e vjetër, do të thotë shumë më tepër: Një shans për t’u përballur me “armiqtë” e vërtetë të “Tironës” – Partizanin…

“Armiqësia” e tifozëve të “Tironës” me Partizanin, ka nisur që me themelimin e këtij të fundit, në vitin 1946. Deri atëherë, “Tirona” kishte vetëm rivalë sportivë, si Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Besa, Tomorri etj., ndaj të cilëve kishte dalë fituese në të shumtën e herëve. Disa lojtarë të famshëm të saj, kishin shkëlqyer në Serie A të Italisë (si Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romën dhe Sllave Llambi me Ambrosianën, ose siç quhej atëherë Interi). Por me themelimin e Partizanit, gjërat ndryshuan…

Ekipi i futbollit të Partizanit, u krijua duke grumbulluar lojtarët më të mirë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, përmes shërbimit të detyruar ushtarak (Partizani ishte atëherë klubi i Ministrisë së Mbrojtjes). Ndërsa të gjitha klubeve të tjera, iu ndryshua emri, duke u quajtur “Puna” (kishim Punën e Tiranës, të Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Fierit, etj., etj.). Dhe Partizani fitonte lehtësisht, ndaj të gjithë ekipeve me emrin “Puna”…

Në vitin 1958, “Tironës” (siç vazhdonin ta quanin tifozët e vet), iu vu emri “17 nëntori”. Në atë kohë, në ekipin e të rinjve të saj, spikasnin lojtarë me talent si Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Skënder Halili, Pavllo Bukoviku, Ali Mema, etj. Dhe dukej se, ai grup të rinjsh do të sfidonte për herë të parë Partizanin e gjithëfuqishëm të kohës. Por s’ishte thënë…

Partizani detyroi shumicën e tiranasve të rinj të luanin për të, përmes shërbimit të detyruar ushtarak (ata që nuk pranuan i degdisi ushtarë në rrethe të largëta të Shqipërisë, ndërsa Skënder Halilin “e përlau” Dinamoja e krijuar rishtas e Ministrisë së Brendshme).

Tifozët e “Tironës” zienin nga inati, tek shihnin beniaminët e tyre të shkëlqenin tek Partizani e Dinamo, por këta të fundit, pasi mbaruan shërbimin ushtarak, u kthyen tek ekipi mëmë. Përveç njërit – Panajot Panos.

Dhe ishte një kthim që e shpërbleu pritjen e gjatë të tifozëve tiranas. Në vitet ’60, “Tirona” ishte një ekip që e dominoi kampionatin shqiptar, pavarësisht favorizimeve që iu bënte sistemi ekipeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme – Partizanit dhe Dinamos. “Tirona” ishte ekipi i parë në futbollin shqiptar, që aplikoi lojën totale – mbrojtësit e saj anësorë (Fatmir Frashëri dhe Gëzim Kasmi) ishin njëkohësisht edhe sulmues anësorë, ndërsa qendërmbrojtësi Skënder Halili ishte “Bekenbaueri” shqiptar, para se Bekenbaueri të kthehej nga mesfusha, në qendër të mbrojtjes gjermane…

Ky sukses i “Tironës” solli edhe xhelozinë e sistemit – sistemi nuk mund t’ia falte këtë sukses lojtarëve rebelë, që nuk kishin pranuar të qëndronin tek Partizani apo Dinamo. Dhe viktima e parë ishte Skënder Halili, i cili u dënua me burg, për një orë dore, që e kaloi pa deklaruar në dogana (ai s’kishte pranuar të qëndronte te Dinamo, ekipi i Ministrisë së Brendshme).

Një hakmarrje tjetër qe heqja e titullit kampion në vitin 1967, pas trazirave në shkallët e stadiumit, në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndërsa një tjetër hakmarrje ishte burgosja dhe internimi i disa tifozëve tiranas, për festimin e tyre demonstrativ para Shtëpisë së Oficerëve (ata po ktheheshin me fitore nga Durrësi, ku “Tirona” ishte shpallur kampione).

Si rezultat i padrejtësive që i bënte sistemi shtetëror “Tironës”, si futbollistët edhe tifozët, i shihnin fitoret e kampionateve e kupave, e sidomos fitoret ndaj Partizanit e Dinamos, si një sfidë ndaj sistemit. Ishte një sistem që nuk mund ta sfidoje hapur, por të paktën mund ta sfidoje tërthorazi – në futboll…

Me largim e brezit të artë të viteve ’60, tek futbollistët e “Tironës”, nuk mbizotëronte më fryma antisistem (bënin përjashtim Hajri Frashëri, Sul Mema, Millan Baçi, Agustin Kola, etj.,). Por tek tifozët e saj ,fryma antisistem sa vinte e shtohej. Në fund të viteve ’80, në shkallët e stadiumit dëgjoheshin jo vetëm të shara ndaj Partizanit e Dinamos, por edhe ironia ndaj ministrive përkatëse.

Me ardhjen e demokracisë, klubet e futbollit shqiptar morën një ngjyrim të fortë komercial – lojtarë të Partizanit apo Dinamos janë shitur te “Tirona” dhe anasjelltas. Si rezultat, u zbeh edhe arsyeja e tifozëve tiranas, për të qenë antisistem – siç kishin qenë për 45 vjet. Por kohët e fundit, disa zhvillime tek Partizani, e kanë ringjallur fuqishëm tek ta ndjenjën antisistem (pavarësisht se lojtarët vazhdojnë të ikin e të vijnë, në bazë të kontratave komerciale).

Kështu, me ardhjen e një socialisti në krye të bashkisë së Tiranës, Partizani arriti një marrëveshje me presidentin e “Tironës”, që të zhvillojë ndeshje në stadiumin “Selman Stërmësi”. Për tifozët e “Tironës” është një sakrilegj që një pasardhës i Skënder Halilit të pranojë (nën trysninë e pushtetit), që Partizani të luajë pikërisht në stadiumin, që mban emrin e themeluesit legjendar të “Tironës”.

Ndërsa së fundmi, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, është bërë drejtor sportiv i Partizanit, duke u kujtuar “tironcave” kohën kur Beqir Balluku e Petrit Dume ishin drejtorë de facto të Partizanit, dhe diskriminonin “Tironën”, e cila ishte përballur denjësisht me Kilmarnokun, Standard Liezhin dhe Ajaksin e famshëm të Johan Krojfit.

Një përballje e mundshme e “Tironës” me Partizanin,  këtë vit apo vitin tjetër, do të jetë ndoshta po aq e nxehtë sa në vitet ’60…(AFP.al)

4 komente në ““Tirona”, një simbol antisistem”

  1. Gazetar Objektiv says:

    Nje shkrim i neveritshem nga fshatari nga Skrapari Zaloshnja,
    qe denjon te perbalte nen frymen Haxhi-Qamiliste te tifozeve gjizake e katunare te “Tirones”,
    Ajken dhe Krenarine e Sportit Shqiptar ne te gjitha Koherat: Partizanin e Dinamon.
    Por, Faktet nuk do ndryshojne kurre:
    Skuadra 7-emershe: Agimi – Gjurmesia Republikane – Puna – 17 Nentori – Tirana – Tirona,
    DO JETE PERJETE INFERIORE NDAJ PARTIZANIT DHE DINAMOS.
    Dhe do mbetet kurdohere Simboli i Hajduterise, Krimit dhe Trukimit te Kampionateve Shqiptare!
    (ka vetem 8 kampionate te vertete, ata te viteve 1945-90, kur ishte skuadra zyrtare dhe e privilegjuar e Partise se Punes se Rrethit Tirane).

  2. Ashtu posi says:

    Por mos harro dhe diskriminimin e skuadrave te rretheve nga Partizani dhe Dinamo duke u marre futbollistet me te mire.
    Po ashtu duhet te pranosh se edhe Tirona jote ishte e super favorizuar kur shkonte ne ndeshje neper rrethe.
    Skuadrave te rretheve u beheshin padrejtesi hapur ne favor te Tirones.
    Kete mos e harro!

  3. Ylli says:

    A cfare iluminimi nga talenti i gazetarise shqiptare Eduart Zaloshnja.E beja pyetjen ,nga i mesojne traplleqet dhe idiotizmat “fergestiksat” e Teherones.Kur shikoj nje 15 vjecar “fergestiks” qe lidh Partizanin me Komunizmin ,me vjen me qesh ,por kur lexoj kete Carin Gazetarin ,smund te rrime pa i thene dy fjale….
    Si fillim dhe aktualisht ,qe ta marrin vesh keta spurthjaket antisistem…..Tirona e tyre ka nha 2o vjet qe voton pro sistemit ,per PS ose PPSH ,dmth per Partine e Erion Braces.
    Aq antisistem jane “fergestiksat” ,sa ne zemren e Tirones ne lagjen 8 ,nr i 500 i anetaresis te “Fanatics” znj.Tabaku deshtoi me sukses.Kryetare e fushates se PD ne lagjen 8 “antisistemet” ja futen sa krahu duke
    vituar per PS ose PPSH.
    O Gazecari…..Partizani ka luajtur historikisht ne stadium “Dinamo” ,nuk e di sesi ekipi “antisistem” beri te vetin stadiumin qe ndertoi sistemi me punen e te burgosurve.
    O GazeCari……meqe vleresoke komercializmin Partizani paguan para qe luan aty dhe keto para i merr Tirona jote ,ashtu sikur dhe ekipi antisistem pranon qe ti lahen borxhet nga sistemi ,nga kryetari social-komunist i bashkise.Apo dallavere hesapi ,???.
    O GazeCari ……kampionati nuk u be me 3 faza qe te shpetonte Partizani nga renia nga kategoria.U be me 3 faza nga sistemi qe te shpetonte ekipi “antisistem” ,17 Nentori.
    O GazeCari …….nuk u denua 17 Nentori qe te merrte kampionatin Partizani.U denua Partizani dhe 17 Nentori qe kampionatin ta merrte Dinamo.
    O Gazecari…..nuk eshte denuar vetem i madhi Ner Halili nga sistemi per nje ore .Jane denuar dhe lojtare te Partizanit me burg per nje ore si p.sh. Rrem Kariqi dhe nje tjeter qe nuk me kujtohet emri.
    Partizanit te sistemit i kane marre titull para syve o trap ,o idiot.Lexo intervisten e Dash Bajazitit si beri gol Partizanit dhe titulli shkoj ne Shkoder ne 83.Kush anetar Byroje i thirri ne zyre ne Durres drejtuesit e Beses e u tha do tju shkrij po ja late Partizanit.Muho Asllani e ka emrin o GazeCari.
    O GazeCari…..tregoji pak “Fanacicave” eshte perjashtuar ekipi antisistem 17 Nentori 5 vjet nga kupat e Evropes ,apo eshte perjashtuar Partizani ???
    O legen qe do te fitosh kiklime ……eshte denuar ekipi antisistem 17 Nentori per moskapje normash apo eshte denuar Partizani ,i cili nje faze te tere e luajti me 8 lojtare te rinj dhe kampionatin e mori ekipi antisistem nga sistemi ????
    Megjithese femije kam ngrene dru si “gamori ne dahon” o gazekar nga sistemi si tifoz i Partizonit ,o idiot ,o trap.Po ku shpike kete historine e Shqupit ,se te vije nga Durresi per ne Tirane nuk kishe pune para Shqupit o kokrra e legenit.
    Per cfare favorizimi flet o carac kur nga 45 kampionate ,Partizani mori 14 .Ky eshte ekipi i sistemit o trap.A e din o karagjoz qe Partizani nga 70 e deri ne 90 ka marre vetem 4 kampionate ,ne 72 ne 78 ,ne 81 dhe ne 87 .
    A e din o spurthjak qe ne kohen e Petrit Dumes qe ishte tifoz i semure i Partizanit ekipi doli vetem nje here kampion ne 72.
    O i degjenerum ….Beqir Balluku ishte tifoz i Tirones.Ashtu sikur gjithe komiteti ekzekutiv ishte i 17 Nentorit.Rroge lojtaret e Partizanit rroge ata te 17 Nwntorit ,shtepi te Partizanit ,shtepi te 17 Nentorit.Jashte shtetit Partizani ,jashte 17 Nentori.
    Partizanii ishte shtepi e madhe o idiot .Vinin nga fshatrat ne corape te grisme ,dhe me Partizanin shikonin Evropen dhe boten.Te Partizani kane luajtur korcari Kaci,egjiptiani Braho ,shkodrani Rragami ,malsori Hasanpapa ,myzeqari Roza Haxhiu ,labi Mexhit Haxhiu ,greku Lefter Millo dhe legjendat Panajot ,Loro dhe Refik.
    I keni pyetur sesi ja kaluan te Partizani.???? Po te Tirona si do ja kalonin ???? Pyet pak Agustinin qe le e rrit ne Tirone i thonin “maloku” ,pyet Cim Mucen qe i thonin “Cim gallabordsi” ,pyet pak se kujt i thonin “greku” ???.
    Se jeni inferior dhe me komplekse ndaj Partizanit ,e keni fajin vete.Lexo intervisten e Sul Memes o legen burre te mesosh per komplekset e Tirones ndaj Partizanit.
    Dhe karamelet e fundit….karamelja e pare qe se leshoni nga goja.Tironsit ishin antikomuniste ????Dallavere po dhe antikomunista kurre.Balli Kombetar dhe Legaliteti drejtuesit i kishin nga Jugu dhe Veriu.Tironsit shitnin gjize dhe hurma me tepsi ne koke dhe mbanin komunistet ne shtepi.
    Karamelja e dyte qe e thoni sa here shikoni Partizanin……jeni ekip antisistem dhe Partizanin e mbrojne socialistet.Hahahaha ,pervecese trashesise proverbiale jeni dhe karagjoze.Ne 13 vite qeverishe socialiste Partizani nuk mori asnje kampionat dhe ra nga kategoria .Ne 13 vite socialiste ekipi antisistem Teherona mori te pakten 5 kampionate ???Hyyyy cfare antisistemi.???
    Me Olsi Ramen ne tribune dhe Erion Bracen ,Tan Takja dhe Safet Gjici ja moren kampionatin Partizanit si i donte trapi.Dhe me ndihmen tuaj o ekipi krenar qe shiteni nje vit per kernacka dhe tjetrin per patate Kuksi.
    Prandaj lerini kete legenin se jeni legenos duke degjuar gjithe karat e ketij vendi.Lani borxhet ,beni ekip se e verteta eshte se pa Tironen nuk ka kuptim kampionati.Nuk jemi ne nivelin tuaj si sy gerdoqja Lut Nuri qe thonte ,jap 2 milion € ti heqin emrin Parizanit ???? Merrni leket e biletave te Partizonit se jeni katandisur legena duke marre shperblime nga Safeti dhe TakeTukja me i marr barazim Partizanit. Ju krenaret ?????.
    Partizani u formua nga tironcit dhe u adhurua nga shqiptaret.Kane thone …..17 Nentori ishte shkolle futbolli ,PARTIZONI ishte universitet.

  4. enter"" says:

    Shkrim koti. Tirona nuk eshte symbol rrebelimi.
    Tirona ka fituar kampionate si Dinamo e Partizani.

    Forza Partizoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje