Interi pëson humbjen e parë, Udinese merr tre pikë në “San Siro”

16 Dhjetor 2017, 17:07Sport TEMA

Interi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion pas 17 javëve në Serie A. Të besuarit e Luçiano Spallettit u befasuan në “San Siro” nga Udinese, duke u mposhtur me rezultatin 3-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Kevin Lasagna në minutën e 14-të.

Por, gëzimi i Udinezes nuk zgjati shumë pasi vetëm një minutë më vonë bomberi Mauro Icardi barazoi gjithçka.

Në pjesën e dytë bardhezinjtë befasuan vendasit me golat e Rodrigo De Paul në minutën e 60-të dhe Antonin Barak 77-të,  duke vulosur në 3-1 rezultatin e përgjithshëm të këtij takimi duke i shkaktuar humbjen e parë zikaltërve.

Pas humbjes së parë në Serie A, Interi vazhdon të mbetet në vendin e parë me 40 pikë, por që mund të zhvendoset në vendin e tretë nëse Napoli dhe Juventusi rrëmbejnë pikët e plota në javën e 17-të.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje