Ka marrë fund ngërçi për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) ku janë përzgjedhur 3 kandidatët e shoqërisë civile për këtë institucion.
Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit te Popullit zhvilloi këtë të premte seancën dëgjimore dhe shqyrtoi kandidaturat e shoqërisë civile për anëtarë të KLP-së.
Ndërkoh fill pas verifikimit të dokumentacionit të secilit kandidat, u konstatua se ata që plotësojnë kriteret janë juristët Andi Muratej, Entela Hoxhaj dhe Alfred Balla.
Moszgjedhja e anëtarit të shoqërisë civile kishte marrë peng deri më tani ngritjen e KLP, një institucion shumë i rëndësishëm i Prokurorisë dhe për rrjedhojë futi në ngërç procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.
Ndërkaq edhe pse krijimi i KLP u fut tashmë në rrugë, maxhoranca ka filluar procedurën e zgjedhjes së Kryeprokurorit përmes Kuvendit, i cili do të mblidhet të hënën për të votuar 3 emrat që kaluan në filtrin e komisionit të ligjeve, prokurorët Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani.
Komisioni i ligjeve përjashtoi nga gara Besnik Muçin, Artur Selmanin, Arqile Koçan dhe Granit Shahun.
Aman, se plasi Basha,Berish,Monika nga marazi.Shyqyr qe doli dhe shoqeria civile.Tani opozita peseri nuk do jete e dokord dhe e qetesuar.Ajo do sajoj nje alibi tjeter,per te mos u zgjedhur kryprokurori.Atyre u duhet nje prokuror nga ana e tyre qe ti mbuloi krimet.Prandaj hidhen perpjete se jane te perlyer ne mut deri ne kryqe.Ata duan ta kapin vete drejtesine, siç e kane deri tani.Per popullin,eshte urgjente zgjedhja e kryeprokurorit.Parlamenti duhet t’a zgjedh sa me pare.Opozita,dihet, do jete pengese.