Përse Rama përzgjodhi kushërirën e një ish-deputeteje të PD-së për kryeprokurore? Ja çfarë e dallon Arta Markun, familjaren e Albina Dedës…

19 Dhjetor 2017, 17:15Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Pas zallamahisë së djeshme të Kuvendit, betimi i Kryeprokurores së re tashmë ndodhet in hold për firmën e Presidentit Ilir Meta, dekretimin e kreut të përkohshëm të organit të akuzës.

Pas një sherri dhe lufte të ndezur 24 orë më parë, pak është diskutuar mbi njeriun që u përzgjodh me nga mazhoranca për ta zëvendësuar Adriatik Llallën vetëm për disa muaj.

Dhe siç duket, është një përzgjedhje shumë e kujdesshme dhe me një simbolikë të caktuar, gjetja e Arta Markut.

Duket se ky “operacion” i menaxhuar nga “ylli” i ri juridik i PS-së, kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja, ka pasur edhe regjinë në distancë të Edi Ramës, i cili siç u pa, është orientuar që në fillim kah Arta Marku si kandidate e përshtatshme.

Po cilat kanë qenë ato veçanti, apo specifika, ato detaje të cilat kanë shërbyer si kritere bazë tek profili i saj, për të qenë ajo e përzgjedhura e mazhorancës – për të mos thënë e Ramës personalisht – si zëvëndësuese e Adriak Llallës?

Juristja e re me origjinë nga Puka, e që ka 15 vjet që punon në Shkodër – pra një shkodrane prej Puket –  përveç cilësive të punës që njihen dukshëm mirë nga Ulsi Manja i cili e ka pasur vartëse direkte kur ishte Kryeprokuror i Shkodrës, përfaqëson një përjashtim nga rregulli që përbën sot armatën e drejtësisë shqiptare.

Ajo nuk është as ish-juriste e administratës komuniste të diktaturës, e as e ardhur nga kursi 6-mujor i Plepave në Durrës, që mbushi drejtësinë pas vitit 1992.

Arta Marku, është investim i fazës së parë të ndihmës ndërkombëtare për drejtësinë shqiptare, siç është ngritja e shkollës së Magjistraturës, e cila përgatit në mënyrë specifike juristët që do të punojnë në gjykata dhe prokurori.

Përveç shkollimit komplet të kritereve magjistrale, ish-prokurorja e Shodrës ka fiks 15 vjet përvojë në organet e drejtësisë shqiptare.

Pra jo vetëm plotëson në mënyrë të plotë kriteret e përcaktuara nga ligjet për të hyrë në garë për Kreun e Prokurorisë, por edhe i përmbush ato pa krijuar mundësi për polemika.

Në nisjen e reformës në drejtësi, analistë por edhe politikanë të opozitës, akuzuan mazhorancën se në përcaktimin e viteve të përvojës, krijojnë mundësi që në strukturat e drejtësisë së re të hyjnë njerëz që kanë punuar në periudhën e diktaturës.

Por ne jemi 27 vjet pas rrëzimit të komunizmit dhe në këtë periudhë ka pasur kohë mjaft për të kualifikuar dhe vëzhguar eksperiencën e juristëve në sistem edhe jashtë tij.

Pra në mënyrë preçize, Arta Marku është shembulli që rrëzoi këta zëra, si dhe krijon precedentin sesi është modeli i njeriut të drejtësisë së re.

Ndërkaq, edhe pse disa media, aluduan me rastësinë e qënies kolegë të Manjës me Markun, me një lloj njohjeje që krijon konflikt interesi, Kryeprokurorja e Përkohshme ka edhe një anë që duket se është preferuar nga Edi Rama.

Ajo i përket një familje krejtësisht të djathtë politikisht, madje me lidhje më shumë me Partinë Demokratike.

Mjafton fakti se ish-deputetja e PD-së, Albina Deda është familjare e Kryeprokurores. Këto ditë, znj. Deda edhe o ka lobuar ndër gazetarë për ta patur më të qartë profilin njerëzor të zonjës Marku që natyrisht e njeh mirë.

Pra jo vetëm formalisht, Kryeprokurorja e re nuk është një zgjidhje politike brenda mazhorancës, por një juriste brenda sistemit me barazlargim nga PS-ja.

Më mirë se kaq nuk do të kishte dëshiruar Kryeministri në një ndërmarrje që rezultoi shumë e vështirë. Dhe në fakt opozita u mor me procedurën dhe jo me personin.

Nëse do të kishte pasur qoftë edhe një lidhje me të majtën, sulmi do të ishte edhe më i fortë dhe ndoshta Edi Rama do të kishte edhe më pak hapësirë për të vepruar.

9 komente në “Përse Rama përzgjodhi kushërirën e një ish-deputeteje të PD-së për kryeprokurore? Ja çfarë e dallon Arta Markun, familjaren e Albina Dedës…”

  1. Shvejk says:

    Kush tha se e perzgjodhi Rama, o zoti Pata?

    1. Perzgjedhja e kryeprokurores se re deshmon qarte ndryshimin mes mazhorances se sotme dhe asaj te djeshme , lidhur me kapjen e drejtesise . Shpresojme qe zonja ne detyren e re te jete ne lartesine e duhur . I uroj suksese !

  2. Viro says:

    Komente e llafe plot, si pas cdo emerimi te ri. Ta shohim se cdo bej juristja e paskomunizmit. Do jete profesioniste, me kurajo dhe e cliruar nga marredheniet fisnore e partiake apo frikacake e provinciale.

    1. Bravo keto te fundit i ke gjetur fiks per te. E zgjedhin PP tjetra i hip makines e shkon ti jape cice vices ne katund ne Shkoder e te nesermen fillon pune ne oren 10 te dites. Dhe sot kushedi nga e cu baca me la brekushet. Pfff nuk bejme dot para jo

  3. HAJDUTI says:

    “ON HOLD” ziti Pata jo “in hold” zoti Palla

    1. Aqif Kopertoni says:

      Hajde hajdut, si ma perdredh anglishten!

  4. Shqiptari nga Kosova says:

    Keshtu ndodhe kur ke nje strategji..!

  5. katarakti says:

    Domethene shume zhurme per asgje. Une nuk e kuptoj opoziten se pse çirret dhe terbohet. Edi Rama po punon per te. Ai ve ne poste te rendesishme pinjolle te se djathtes dhe largon nga qeveria dhe administrata gjithe socialistet e vertete. Pse u hoq Arta Dade, po ish ministri i financave Shkelqim Cani, po ish shefi i policise qe beri zap Lazaratin?! Te gjithe keta ishin socialiste te vertete dhe Rama u futi gishtin. Tani ai pershendet me dy gishtat lart sikur te jemi ende ne vitin 1990 ne ditet e krijimit te PD-se.

  6. toni says:

    Zonja Kryeprokurore eshte MIRDITORE nga Babai i saj. Nuk eshte as Shkodrane e as Pukjane o budallenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje