Tirana zgjohet e “ngrirë”, segmentet e bllokuara dhe rrugët ku duhet të bëni kujdes

19 Dhjetor 2017, 09:08Sociale TEMA

Uljet e temperaturave ditët e fundit kanë bërë që sot disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet të jenë të ngrira.

Segmenti Qafë–Kashar Rinas, është bllokuar në të dy senset e lëvizjes si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti.

Lëvizja është devijuar në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.

Po ashtu edhe rruga e Farkes ka prezence akulli.

Gjithashtu bëhet me dije se duhet treguar kujdes edhe në rrugën e Dajtit.

Policia Rrugore ka shtuar sherbimet ne rruge per te ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa te normalizohet situata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje