Koloneli në rezervë: Çfarë na tha Mehmet Shehu në Pashaliman, tensionet me rusët dhe historitë e takimeve me Titon

20 Dhjetor 2017, 17:04Politika TEMA

Kolonel Myfit Qorduka është një ndër oficerët detarë më të vjetër. Ka lëvizur thuajse në të gjitha bazat ushtarake shqiptare dhe ajo që është kryesore, ai ka mbajtur shënime për të gjitha lëvizjet.  Ndër ato që ai veçon është koha e prishjes me ish-BS ku baza detare e Pashalimanit u bë një arenë përplasjesh mes ushtarakëve tanë dhe atyre rusë.

Intervistoi: Albert Z. Zholi

Bazat ushtarake në kuadrin e Luftës së Ftohtë ishin në qendër të vëmendjes. Si do ta cilësoni Pashalimanin, në vitet e luftës së Ftohtë? Çfarë roli kishte kjo bazë me nëndetëse ruse?

 Për FLD-ne e bazën në veçanti, nga Ministria jonë e Mbrojtjes ishin dhënë porosi konkrete, që nga kalimi në gatishmëri të lartë luftarake, deri te ruajtja e gjakftohtësisë e korrektesës me rusët (sovjetikët), por gjithmonë duke lënë të kuptonin se baza ishte e jona e se shqiptarët ishin zotër të saj. Ndërsa sovjetikët, me orientimin e tyre nga eprorët në Moskë, jo vetëm tentonin  të vinin në dukje se ata ishin më të përgatiturit, më të aftit, por nga ana tjetër, synonin përforcime të reja në forca, mjete e logjistike, me qëllim që të ishin në avantazh në situatat më të vështira që priteshin.

Çfarë ndodhi në këtë kohë në bazë, si ishte situata?

Duke shfrytëzuar zhvillimin e punimeve të sapo përfunduara të Kongresit të 4-të, por sigurisht me synimin për të parë nga afër këtë “pikë të nxehtë”, ku reflektohej në terren krisja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, në fund të marsit të vitit 1961, në Pashaliman me urdhër të Enver Hoxhës, mbërrin me urgjencë Mehmet Shehu. Ardhja e Mehmet Shehut në Bazë edhe pse qëllimi i ardhjes zyrtare iu komunikua palës sovjetike në këtë njësi, nga ana e tyre kuptohej fare qartë misioni i vërtetë i ardhjes së kryeministrit shqiptar në Pashaliman. Në takimin me Mehmet Shehun, i cili u zhvillua në sallën e bazës, që merrte deri në 1000 vetë, morën pjesë edhe kuadrot e detarët sovjetikë. Mehmeti ishte veshur me një kostum sportiv, me çizme të gjata lëkure, kasketë kafe dhe ishte i shoqëruar nga  këshilltari rus i mbrojtjes për flotën, kundëradmirali Zagrebin. Futja e Mehmetit në sallë, pritja me duartrokitje e thirrje frenetike “Partia e Punës! Enver Hoxha!”, imponuan që edhe rusët (sovjetikët) të çoheshin më këmbë nga zori. Për kortezi ata bënin sikur takonin duart, ndonëse vlonin nga brenda!

Për çfarë foli Mehmet Shehu?

Midis të tjerave, sipas ushtarakëve të Flotës të pranishëm në atë takim, kryeministri shqiptar foli për revizionistin Tito, ç’përfaqësonte ai për vendin tonë e për kampin socialist, rrezikun që paralajmëron ideologjia e tij për vendin tonë e socializmin, duke lënë të nënkuptohej hapur se edhe mbështetja e tij nga sovjetikët, ishte një hap me rrezik dhe jo në drejtimin e duhur! Gjatë bisedës, tregimin për revizionizmin titist e rrezikun për socializmin, Mehmeti e lidhi dhe me njohjet e tij me Titon, udhëtimin së bashku me të në të njëjtin vapor për në Amerikë, qenien së bashku për gjah etj…

Më pas, Mehmet Shehu, duke folur për fuqizimin e bazës së Pashalimanit, rolin e saj në mbrojtjen e Shqipërisë dhe vendeve të Traktatit të Lindjes kundër rrezikut të imperializmit ndërkombëtar, theksoi: “Kush do të punonte për likuidimin e kësaj baze, do të forconte krahun jugor te NATO-s!“ Në këtë rast, kujtojnë pjesëmarrësit në atë takim, mesazhi ishte i qartë, si për ushtarakët sovjetikë, ashtu edhe për ata shqiptarë. Vizita e Mehmet Shehut në bazën e Pashalimanit dha mesazhin e qartë dhe direkt, se tashmë krisja e marrëdhënieve me sovjetikët ishte një fakt real, se me gjithë manovrat, presionet e kërcënimet me të gjitha format nga ana e tyre, baza ishte e shqiptarëve e do të mbrohej me çdo kusht nga kuadrot e marinarët e Flotës.

Në këtë mënyrë, nuk bëhej më fjalë për eliminimin e incidenteve, por për mbajtjen e situatës nën kontroll, rritjen e vigjilencës e marrjen e masave të gjithanshme, që krahas ruajtjes së gjakftohtësisë, komandantët shqiptarë, së bashku me efektivat që drejtonin, të nuhasnin në kohë çdo plan apo manovër të sovjetikëve, duke sjellë neutralizim të çdo përpjekje për marrjen e bazës apo rrëmbim të anijeve e nëndetëseve në një ikje të mundshme.(AFP.al)

http://afp.al/news/2017/12/koloneli-qorduka-cfare-na-tha-mehmet-shehu-ne-pashaliman-historite-e-takimeve-me-titon-66989/

16 komente në “Koloneli në rezervë: Çfarë na tha Mehmet Shehu në Pashaliman, tensionet me rusët dhe historitë e takimeve me Titon”

  1. murat kepa says:

    Mire mor koqe gazetar,si qenka kol.ne rezerve?Me 1960 p.sh.ishte 20 vjec,tani i bie te jete 77 vjec,kur del ky ne pension pleqerie????

  2. Futja kot says:

    Perralla pa kuptim. Mehmeti, Tito, ruset, duartfokitje e futja kot.

  3. Burreri+trimeri says:

    Posiiiii futja kot..!
    Trimeria e Enver Hoxhes shpetoi Shqiperine nga aneksimi..!
    Gjykojeni vet. E. Hoxha zhduku bazen ruse nga Pashalimani ndersa Sali Rusi i falte det Greqise..!
    O Tempora o Mores

    1. Patriot Mekembenetok says:

      O burreri+trimeri pa mend ne koke. Heqja e bazes ruse ne Pashaliman eshte gatuar tjeter kund. Enveri yt shfrytezoi situaten per tu paraqitur si nacionalist qe te mbante ate karrigen e qelbur, e cila ende qelb Shqiperine.

    2. Klimax says:

      Lere detin se per te ka ligje nderkombetare, por per Pashalimanin eshte “muhabeti” qe nga ruset kaloi ne duart e turkut! Apo ata i kemi “vellezer” dhe hajde le te bejne cfare te duan si ne “shtepine e tyre”??!!

      1. albaniafirst says:

        Klimax-pa patur asnje iluzion per qellimin e shpifjeve qe hedh vazhdimisht kunder shqiptareve, sa per dijenine tende, Baza Pashalimanit nuk i eshte dhene Turqise, por po rikonstruktohet nga pala turke ne kuadrin e marreveshjeve qe dy shtetet tona kane midis tyre. Pas kesaj, aty do ankorohen anije ushtarake te aleances se Atllantikut, perfshi edhe ato greke. Se pari, Turqia eshte pjese e NATO-s sic jemi dhe ne, por edhe Greqia. Perse nuk thua qe avijacioni grek, eshte ngarkuar ne kuadrin e NATO-s te kontrolloje hapesiren ajrore mbi Shqiperi, por te ha meraku i bazes se Pashalimanit. Sipas llogjikes tende, po marina jone ushtarake qe ndodhet ne detin Mesdhe, ne ujerat territorial greke, cfare qellimi ka?

    3. Shapiro says:

      Dhe mos harroni, Enveri kishte perballe superfuqine ruse qe ne Vlore kishte te vetmen baze ruse ne Mesdhe.
      Beni nje krahasim me qeveritaret e pas 1990-s q e dridhen edhe nga Kocias e i puthin doren Janulles.

  4. lisi says:

    O Myfit !
    Sa qejf I paske këto përrallat me luftëra ?!
    Në 60-ën ç’ishe ti , ç’gradë kishe , ç’detyrë kryeje ? Edhe Abdi Mati që ishte numuri një I Flotës nuk do fliste me
    kompetencën tënde .
    More , kur dhe ku doli për gjahë Mehmeti me Titon , në vapor , apo në ndonjë rezervat në Nju Jork ?
    Myfit , oficeri duhet të jetë serioz , I saktë , fjalëpak !

    1. Montro says:

      Ky Myfiti nuk ka qene oficer por kapterr ne marine!
      Tani na del ky birbo i zgjuar sa krrici im dhe na llap mufka qe as gomari im nuk do t’i thoshte kaq keq!
      Nuk e kuptoj as redaksine cfare interesi profesional ka qe merr keto intervista me njerez anonime kur nuk intrigojne asgje te re?
      Sic duket Tema ka mbetur tek editorialet e Meros,ndersa mbush faqet me tallashe si ky i Qorrit te dukes!

  5. antonio says:

    Cfare paska thene ky koloneli ne rezerve qe nuk e dime ne shqiptaret?
    Po,ka thene dy te reja,qe ky QORR-duka kurre nuk mund t’i degjonte nga goja e M.Shehut:
    1-Qe paska thene se ka udhetuar me Titon ne nje vaporr ne SHBA dhe;
    2-Qe paska thene se prishja e Bazes do te ishte fuqizim i krahut jugor ye NATO-s!
    Haaaaaaaaa!
    Ku jane te dokumentuara keto fjale te M.Shehut atje?
    Duket qe ky QORR-duka mashtron ose eshte i porositur,qe te thote keto gjera,qe pastaj te dale dikush tjeter e te thote se ja,M.Shehu e ka thene me kohe se ka udhetuar ne nje vaporr me Titon,ndersa Enver Hoxha e akuzoi per spiun te tij!
    Po qe ne ate vaporr ishte edhe Harri Fulc i CIA-s edhe Randolf Çërçilli, që ishte personalitet i Inteligjent Servis-it e që në vapor u paraqit si gazetar dhe qe ka biseduar me ata,a e ka thene atehere M.Shehu?
    Jo more gazetar dhe lakeu QORR-duka,keni deshtuar me kete palo interviste te porositur!
    Sot dalim plot lakej,qe per nje cope buke mund te derdellitin cfare te doje porositesi!

  6. shigjeta says:

    Ketyre oficerve dhe kaptareve u pelqen shume te prallisin histori dhe gjera pa vlere , pa interes , me tha, i thashe , e pashe, i pergjova , spiuna , majmuna ,Mehmeti , ruset , pushtet ……..me pak fjale llafe grash . se cna hyn ne pune ?? nje zot e mer vesh . Nuk shikojne qe po na nxjerin syte ca felliqesira dhe poshtersira te pashembellt si Saliu, Lyli , Kryemadhi, kokmadhi , po meren me thashetheme , me ngjarje qe kan ndodhur para 60 apo 70 vjetesh , kesaj i thone mire gomari qe ngordhi , po nuk na lene rehat mizat ……………..

  7. perlat spahiu says:

    myfiti i qordukas ,dote kete qene kapter ushqimi ne pashaliman ose llustrazhiu i cizmeve o kepuceve te komandantit te bazes zotit Dashamir Inajet Ohri,.ky me cfare tregon e gazeturi qe shkruan me lene te kuptoj se kane probleme ………….

  8. Shapiro says:

    Dhe mos harroni, Enveri kishte perballe superfuqine ruse qe ne Vlore kishte te vetmen baze ruse ne Mesdhe.
    Beni nje krahasim me qeveritaret e pas 1990-s q e dridhen edhe nga Kocias e i puthin Janulles.

  9. fantoma says:

    Mos na çani bythën kot me përralla e pordhë alla-shqiptarçe…! Baza e Pashalimanit, ishte bazë e rusëve, nëndetëset dhe e gjithë teknika luftarake ishte pronë e rusëve, ndërsa ne kishim vetëm “pordhët” dhe “gradat” ushtarake… Por thuaj shyqyr që rusët nuk deshën të bënin luftë e të “ndynin duart” (sepse s’ja vlente) me “një mizë në bythë të kalit”, siç bënë p.sh. me Çekosllovakinë…

  10. Lumi qe na mori says:

    Enveri, mor Shapiro, as trim e as I mencur ishte. Gjithe levizjet e tij politike kane qene te gabuara dhe antishqiptare. U lidh me Serbet e pastaj me ruset, te gjithe sllav e antishqiptare. Baza u braktis nga ruset kur u prishem me ta, per ta lene Enverin tend te vetem ne shkretetire. Dhe si budall qe ishte nuk ktheu syte nga perendimi po u arratis ne Kine. Dhe kur kinezet moren kredi nga Amerikanet e I thane te bente dhe ai te njejten gje, Enver trapi nxori parimin e mbeshtetjes ne forcat e veta, qe te na bente fanar ndricues. E kur u hapen kufite doli se ishim majmun, Jo fanar.

  11. Pellazgos says:

    Foli per Re-vizionistin Tito thote Pellazgu Mufit i biri i Sulejmanit dhe Abdullahut.
    Re-vizion do te thote ta rishikojme systemin,ku eshte e keqja?
    Enveri pervec qe mori ne qafe njerezit dhe i mb ylli ne nje burg te Madh duke u larguar i vetmi nga Traktati i Varshaves,por ndau njerez dhe familje,burgosi me qindra.
    Pabesia eshte ne gen,ske cfare ti besh.
    Me te gjithe u treguam te pabese dhe mosmirenjohes.
    Edhe me Ameriken sot qe njohu Zogun dhe Qeverine e tij dhe jo Theofan Stilian Mavromatis Nolin, qellimi i vetem bashke me Italine te kishin “burra” shteti qe te benin cfare te donin.
    Shtet pa histori,pa breke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje