Nikoll Lesi: Zoti Lu, duhet të flasësh. Ne të shohim si Zeusi

20 Dhjetor 2017, 12:18Blog TEMA

Nga Nikoll Lesi

Ambasada e SHBA foli pardje për protestën. Foli, por goditi në një drejtim. Nuk ishte  e paanshme. Ambasadori Donald Lu, siç e kam thënë (është e shkruar në “Koha Jone”) mbetet ambasadori me karizmatik, më i vendosur dhe më i rrepti në historinë e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Pa Donald Lu nuk do të kishte reformë në drejtësi, kjo nuk ha diskutim. Natyrisht që një ambasador zbaton politikën e shtetit të tij dhe nuk flet në emër të mendjes apo preferencave të tij. Edhe Donald Lu këtë ka bërë. Në Shqipëri ka një popullaritet absolut Amerika, aqsa ambasadori shikohet sikur flet Zeusi. Dhe për shqiptarët, Amerika e madhe është si Zeusi. E kanë treguar Presidenti Uilson, Presidenti Ruzvelt, Presidenti Klinton me Kosovën, Presidenti Bush kur pranoi Shqipërinë në NATO. Presidenti Trump akoma nuk ka folur pasi vendi ynë është një pikë uji, për momentin, në oqeanin e madh botëror ndërkohë që Trumpi ka problemet e Koresë së Veriut, Izraelit apo me Rusinë.

Ambasadori Donald Lu ka folur hapur, drejt dhe ashpër në këto vite. Dhe ka patur përkrahjen e padiskutueshme popullore. Nuk foli aq sa duhet për kanabisin e qeverisë të vitit 2016, dhe kjo ia uli paksa pikët populiste, sepse qeveria me hile e shpërndante nëpër kafenetë e Tiranës se “kemi ambasadorin Lu me vete!”. Ndërkohë që as që mendohet se Donald Lu të mund kishte lejuar një kanabizim të tillë të Shqipërisë. Mund të ketë mbyllur paksa njërin sy, por nuk ka qenë dakort me atë çka bënte qeveria.

Donald Lu krijoi reformën në drejtësi, e mbajti gjallë frymën për një reformë të tillë, u bëri presion politikës për një reformë të shpejtë dhe pothuaj e realizoi një reformë drastike. Por për dreq ndërhyri prapë qeveria në lojë. E donte kryeprokurorin. A e donte që të mbyllë dosjet e saja apo të penalizojë kundërshtarët politikë, kjo akoma nuk dihet. Mbetet të pritet. A e donte Edi Rama kot, për tangërllëk, se “unë bëj ç’të dua si kryeministër”, edhe kjo mbetet pa përgjigje.

Por ajo çka ndodhi realisht, kur shoqëria civile e vonoi kastile anëtarin për të krijuar KLP, nga ku me ligj e me reformë zgjidhej Kryeprokurori i Përgjithshëm për 7 vite, të krijon një shije jo të mirë. Edhe Donald Lu heshti. Të kishte dalë, qoftë një ditë ambasadori Lu duke ngritur zërin “se e dua shpejt KLP”, do të shikonim duke vrapuar nëpër Tiranë, të gjithë, se si do gjendej anëtari dhe zgjidhej për 24 orë. Bile do ta zgjonin herët ambasadorin duke i thënë se “e zgjodhëm zoti ambasador”. Por nuk e bënë! E donin patjetër kryeprokuror të përkohshëm. Dhe besoj, dhe këtu do jemi, se kjo kryeprokurore do jetë pak më vonë jo e përkohshme, por për shtatë vjetë. Mbajeni mend! Janë llogari të kalkuluara. A janë amerikanët pas saj apo kryeministri, nuk mund të themi. Nëse janë amerikanët mbetemi me shpresë për drejtësi.

Kam dëgjuar këto dy ditë, analistë dhe politikanë, se “ambasadori Lu ka kaluar vijën e kuqe”. Po ç’vijë të kuqe ka kaluar Donald Lu, kur pothuaj krejt politika është për në burg nga SPAK-u?

Dikur kam patur një slogan elektoral: Investime dhe arrestime! Dhe me një forcë të politike të vogël kristiane arrita të marrë mbi 3,4 përqind të votave kombëtare. Arrestimet i kanë qejf në popull, por duhen edhe investime. Investimet i bën qeveria, arrestimet i ka drejtësia. Ajo drejtësi mungoi dhe tashmë që po shkon drejt finalizimit si reformë, po pse e dreqoset tani në fund duke nxituar, apo e donte kryeministri ta kishte në xhep kryeprokurorin. Qeveria nuk duhet të ketë punë dhe dorë në këtë reformë, pasi janë 140 vota deputetësh.

E fundit, zoti Ambasador. Protesta ishte e opozitës dhe një opozitë ka fjalën dhe protestën. Natyrisht që duhet një autokontroll, edhe nga opozita. Por nëse preket Kushtetuta në SHBA nuk dihet se ku i del tymi Uashingtonit apo jo. Edhe nëse, fjala vjen nuk kishte të drejtë opozita në gjithçka, a nuk pamë të gjithë live (dhe janë të regjistruara) se si deputetë të PS goditen me grusht një deputete femër, studente, mu në mes të sallës së Kuvendit. Po një tjetër deputete tjetër, po femër, u gjakos nga policia. E besoj, pa dashje dhe pa qëllim, por ama u tërhoq zvarrë dhe u gjakos. Duhej një deklaratë falje nga policia edhe për këtë. Duhej edhe nga PS-ja për deputetin e saj që goditi deputeten e opozitës. Edhe nga PD-LSI për kalimin e cakut të fundit. Apo jo? Edhe nga ambasada duhej një fjalë, edhe për shumicën.

Zoti Ambasador!

Jam nga ata që, dikur, isha hapur përballë një pushteti të dhunshëm e autoritar të Sali Berishës ndër vitet 1992-1997. Ashtu sikurse dihet publikisht se kam patur përballjen më të ashpër me një kryeministër të një qeverie të zhytur në korrupsion, siç ishte Fatos Nano ndër vitet 2003-2005. E kam provuar presionin, dhunën, djegien, tritolin, kontrollin, ndalimin në polici, grushtimet; gjithçka. Ti përmenda këto jo si në humorin popullor “a doni më për Belulin”, por sinqerisht se nuk dua të zhvjerdhët popullariteti juaj (natyrisht i SHBA) tek ajo çka keni bërë në këto vite të fundit për reformën në drejtësi, siç janë shtuar ditët e fundit kundërshtarët tuaj në publik, derisa dikush arriti të thotë dje, një ish-ambasador i Shqipërisë në OKB (Nju Jork) se “Lu e ka kaluar vijën e kuqe”.

Mos mbani anë zoti ambasador!

20 komente në “Nikoll Lesi: Zoti Lu, duhet të flasësh. Ne të shohim si Zeusi”

  1. LuLuZEUSI says:

    O zot, o perendi…Lu Lu na doli dhe Zeus tani, pasi keshtu duan al-banistanezet….
    po pse o injorantmalok, ne komunizem jemi akoma…kush eshte LULU mo idjot qe te vendos fatet e nje vendi sovran?!

    1. {sit back and relaks} says:

      hap laptopin, futu ne google dhe shkruaj aty ku lexon search: c’fare eshte ironia dhe si ta dallojm ate ne jeten e perditshme? – pastaj lexoje prape shkrimin

  2. Shvejk says:

    Opinioni jot nuk quhet Nikoll, ti je shembulli gjalle i bythelepirjes. Ty Saliu ta shqepi ne dru babain, ti tani i thua Saliut baba.

    1. shvejku says:

      Nuk gjeje dot emer tjeter,por perdore nick-un tim?

  3. BUTRINTI says:

    FAT KEQESISHT NIKOLL TI NUK E SHEH DOT ZEUSIN ….POR MOS U MERZIT ATJE TE NGURI ME VERE NJE NGA NJE KALOJNE TE TERE PAS PESHQEVE TE MEDHEJ VIJNE EDHE SHOQERUESIT E TYRE. SKE CFAR BEN … JASHTE RRJETES DO TE NGELEN VETEM ATA SI PUNA E ASAJ MALESORES QE U MOR ME DHITE OSE SI PUNA E PARATOKES SE BUTRINTIT , APO ME MIRE BASHKIA E KONISPOLIT …. TE TJERET QE KANE NGRE NE DJERSEN DHE GJAKUN E SHQIPTAREVE DO TA VJELLIN ….. PRIT RADHEN…….

    1. mateo says:

      Nikoll Lesi!
      Ke qene dhe mbetesh nje delirant i pa skrupullt!
      Te duket vetje se coc je,por nuk je asgje!
      Pordhet e tua nuk i ble kush,prandaj hesht me mire se sa ta vesh veten ne krahet e armiqve te ketij vendi!

  4. Po Nikoll LESI, Po: Ai po flet prej te pakten 2 vite per Reformen ne Drejtesi, qe nuk e duan 99% e Boss_eve te Medias ku hyn dhe Ti, sepse dukshem te gjithe ne Shqiperi dhe jashte saj e kane kuptuar kujt i sherbeni dhe nga kush jeni bere te pasur. Pikerisht familjes biologjike dhe politike te Sali Berishes dhe Ilir Metes, qe nuk e kane dashur kurre Shtetin Ligjor, pra; Reformen ne Drejtesi dhe gjithe Reformat qe ka propozuar Perendimi dhe Edi Rama po perpiqet ti kryej. Ju Nikoll Lesi dhe Boss_et e tjere te Medias jeni te kapur keq dhe shume keq me rregjimin Berisha+Meta me sa kane me vete ne shtepi e Parti, e per keto ka boll fakte z. LU dhe shteti i tij SHBA, sikunder dhe BE me ne krye Gjermanine. Prisni dhe pak jave apo muaj dhe do ja shikoni “hajrin” Sali Berishes me te tijet bashke ne shtepi e Parti si dhe Ilir Metes (vecmas Monikes) me te tijet ne shtepi e Parti. Per fund; Perendimi SHBA+BE boll ju ka duruar ju Boss_ve te Medias dhe cakenjeve te punesuar tek Ju si Drejtore, Kryeredaktore, Analiste apo dhe Gazetare militante filo Berishe e filo Mete. NUK KENI PARE GJE AKOMA, kete mos e harro se shume shpejte do e “perjetosh” dhe jo vetem Ti.

  5. monika isisi says:

    z. lesi ji i paanshem. pse ishte veshe e mbeshtjellur me flamurin e isis-t monika kryemadhi, pse perdori gjuhen e terroristve te isis-t. pse perdori arme-kepuce si alkaida. pse beri thirrje per gjakmarrje kercnoi eministrin me vrasje per gjak , se ka gjak borxh lsi-se. pse nuk thua nje fjale per ilir floririn, kryemafiozin e me te koruptuarin ne shqiperi, ate, qe u mundua me mish e shpiert, me thonje e dhembe te pengoje reformen ne drejtesi. nilolle, paske shku per lesh dhe me vjen shume keq.

  6. Tajari says:

    Z.Lehësi ,Ai foli,njeanshem??????? Mundet, por veprimi injorant ishte i njerit krah.Ju pranoni se pa Ameriken Nuk do të kishte reforme ne drejtesi dhe ne të njejten kohe kundershtoni qendrimin American per reformen…… kesaj I thone të q…vetveten siç po beni ju konkretisht.

  7. vaso says:

    ZOTI LESI PER SA KOHE PAGUHESH NGA MONIKA TE TILLA SHKRIME PA VLERE DO BESH

  8. xhebari says:

    Sala mender ta futi nga prapa, ti sot leh per te .Sa e neveritshme.

  9. xhebari says:

    ik more pirdhu

  10. VETERANI says:

    Kazan apo llum kazani e ke pak oo Nik lehesi po nejse.Ne ate soj e sorollop je dhe TI.

  11. Nikolle Monika kryemadhi.. says:

    Ju kam derguar i pari nje koment,per shkrimin e Nikolla Lesit,per qendrimin e ambasadorit Lu,mbi situaten aktuale te krijuar..Komenti im eshte me i motivuari, Perse nuk ma botuat, zoti Mero..Apo se ne jemi larg..Mos haro se dikur kam qene gazetar..dhe kam kohe qe me komentet e mija,kam lavderuar, gazeten tema, dhe ju, per objektivitetin natyrish, ne sigla anonimesh..

  12. OK ,por edhe ti Nikoll mos u be i njeanshem ,perpara se ti kerkosh te tjereve !

  13. Bato says:

    Po ky lesi eshte dawn mor amon.

  14. Jeff says:

    Nikoll, tarafin e keni te forte , por ne demokracia nuk funksion as “familjarisht” , as ‘miqesisht” dhe as nga “krahina”. I shpelare dhe pa principe. Nuk shihni pertej hundes suaj dhe jo me te shihni interesin e Shqiperise dhe popullit .

  15. ben says:

    Nikoll Leshi eshte nje maskara i kalibrit me te madh. Kur merr persiper dhe ky copa e hajvanit, mjere publicistika dhe gazetaria jone ku ka perfunduar

  16. topuzi says:

    Me fjalen e Nikoll Lesit nuk shkoj as ne … menderhane

  17. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Ti ke mbete vetem nje LEHES, o Nikolle. Je turpi i azetarise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje