Çfarë ndodhi brenda këtyre 7 viteve, që Berisha mori rolin e Flamur Nokës?

19 Dhjetor 2017, 09:43Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Skena kur Sali Berisha përleshet fizikisht me gardistët është një emblemë politike e pabesueshme. Njeriu që ka kushtëzuar me portretin e tij të ashpër pothuaj tri dekadat e pothuaj pluralizmit shqiptar, u gjet papritur përballë me njerëzit e institucionit që për shumë vite rresht, për një vokacion edhe personal, i kompozoi, i mendoi dhe i përdori si një gardë personale. Ai i shtyu me trup dhe çeli një shteg mes gardhit të gardistëve duke pushtuar fortesën e drunjtë me mikrofon.

Shtatë vjet më parë, në 21 janar 2011, ai u përlesh ligësisht me një prokurore të përgjithshme që kërkoi t’i arrestojë përkohësisht gardistët.

Shtatë vjet më pas u përlesh trup më trup me gardistët që të ndalonte zgjedhjen e përkohshme të një prokuroreje të përgjithshme.

Shtatë vjet janë shumë në jetën e një qenieje njerëzore, ndërsa në historinë e një shoqërie janë shumë më pak se një hapjembyllje sysh. Kjo rrjedhje kohe, megjithatë, është tmerrësisht shumë për të shpjeguar një të vërtetë të thjeshtë që funksionon edhe në pothuaj demokracinë shqiptare. Në të gjitha rastet, në të gjitha rrethanat, në të gjitha kombinimet e rasteve dhe të rrethanave, pushteti i dalë nga vota, nuk është pronë. Eshtë një kontratë qiramarrjeje për vendimmarrje në emër të votuesit. Që mund të zgjasë një mandat, dy, tre, por herët a vonë, do të bjerë dhe do të zëvendësohet.

Pushteti në demokraci është kurdoherë një pushtet i përkohshëm. Njëlloj si mandati i prokurores që u votua dje, në ditën kur politikani i përjetshëm Sali Berisha, u shndërrua në bodyguard të përkohshëm. Si Noka e Paloka. Si Felaj e Ulsiu, por jo Pandeliu.

Thellë-thellë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Nga duartrokitjet e socialistëve dhe deri tek tymueset e PD & LSI-së, u dëshmuan vetëm dy skajet e largëta të hendekut që ndan, jo të majtën e të djathtën, por pozitën dhe opozitën në Shqipëri. Të dy palët bënë sikur në këtë të hënë nisi realisht lufta e vërtetë politike në vend. Në fakt, gjithçka është vetëm një hallkë beteje në zinxhirin e pafundmë të betejave që zhvillohen në Tiranë në luftën për pushtet.

Pozita interpretoi politikisht kur gjykonte se zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm është një e drejtë e saj ekskluzive dhe se do ta kryente këtë akt me çdo kusht e çdo çmim.
Dhe po kështu edhe opozita, kur reagoi sikur mbas kësaj të hënë nuk do të gdhihej kurrë një e martë dhe se kjo javë do të ishte e fundit në kalendarin e vendit.

Shqipëria ka parë halle politike shumë herë më të mëdha se kaq, por nuk ka ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë; ditët kanë zëvendësuar njëra-tjetrën dhe javët politike janë rrokullisur duke ndikuar pak ose shumë pak në morinë e halleve të një shoqërie të traumatizuar nga varfëria dhe pasiguria, nga anarkia dhe dystandartizimi i bërë standard.
Shqipëria ka parë shpesh njerëz politikë që përleshen si “luanë savane” për territor gjuetie apo dhe majmunë që kanë tentuar të imitojnë luanët duke mbetur në thelb imitues të mjerë; një majmun me kostum është vetëm asgjë më shumë se një majmun.

Nga sot e deri aq ditë sa është jetëgjatësia e çudisë në Shqipëri, do të ketë një debat të fortë për çfarë ngjau. Palët do të tentojnë të gjejnë dhe të brohorasin të drejtën e tyre, pa kuturisur asnjë çast në përpjekje për të identifikuar edhe tek tjetri arsye. Sepse ka gjithmonë një arsye edhe te kundërshtari më i egër. E rëndësishme është vetëm që pozita të kufizojë tentacionin për të përdorur forcë dhe pranga mbi demonstruesit dhe opozita të kufizojë ngasjen për të përdorur forcën e turmës. Gjithçka tjetër është vetëm një ushtrim demokracie që mund të gjente arsye edhe tek tjetri.

Në një rast të tillë arsyeja e maxhorancës fillon me një të vërtetë të thjeshtë: mandati i ish-kryeprokurorit ka përfunduar.

Arsyeja e opozitës është, gjithashtu, e thjeshtë: frika legjitime e saj se prokurorja e re do të përdoret edhe penalisht kundër saj dhe se do të ndikojë në mbylljen e dosjeve të nxehta që janë nën hetim.

Debati për të gjykuar se çfarë ndodhi realisht këtë të hënë, ndoshta do të kishte kuptim dhe fytyrë tjetër nëse shihej nga një këndvështrim i tillë. Duke shmangur retorikën që do të nisin të përdorin socialistët që do të thonë se nën motivet e muzikës së filmit Skënderbeu, është “sulmuar tempulli i demokracisë”. Dhe për të shmangur të njëjtën retorikë të opozitës që pretendon se zgjedhja në krye të akuzës së një gruaje të panjohur, do të prodhojë këllqe junte që bën “grusht shteti”.

Në Tiranë, edhe “tempulli parlamentar”, edhe “grushti i shtetit”, janë karikatura të tempujve realë dhe të tmerrit të vërtetë të grushtit të shtetit. Ato së bashku janë një shfaqje që Viti i Ri do ta bëjë të harrohet shpejt. Të majtë e të djathtë në politikën aktive do ta presin Babagjyshin me ngazëllim, edhe pse për shumë prej tyre, hyrja në politikë ka qenë vërtet një dhuratë babagjyshi. Shumëçka në Tiranë është shndërruar në karikaturë pikërisht për këtë arsye. Edhe përleshja e Doktor Berishës me gardistët për të marrë fjalën në foltore nuk ka kuptim tjetër përveç dëshpërimit të thellë të njeriut që i ka dhënë portretin e tij të ashpër gjithë “pothuajse demokracisë” shqiptare.

Dëshpërimit që po e gjuajnë me të njëjtat mjete me të cilët ai gjuante dikur.

Sali Berisha është i dëshpëruar se këtë të hënë, partia e tij e krehur me xhel flokësh, e duartrokiti si bodyguard. Por ish-kryeministri nuk është i vetëm në këtë ndjenjë. Edhe Rama është i dëshpëruar, sepse, përveçse të jetë politikani kryesor i vendit, i duhet të shndërrohet edhe në bodyguard. Në bodyguard-in e zgjedhjeve të veta njerëzore.

9 komente në “Çfarë ndodhi brenda këtyre 7 viteve, që Berisha mori rolin e Flamur Nokës?”

  1. gazetari says:

    I nderuar,Lorenc.Te njoh si nje analist, te mire,dhe ne te shumten e rasteve, objektiv..
    Por kjo i takon se kaluares..Me tu akomoduar, prane parlamentit,prane ish kryetarit, te kuvendit,ne nje menyre apo tjetren,ju u zhbete,ndryshuat timonin..U futet ne karocen e Ilirit dhe Monikes..
    dhe cudi..akoma megjithese u nderua, kryetari,ti vazhdon akoma..dhe per te na hedhur hi syve neve, ben sikur analizon Berishen,dhe ben sikur ska ndodhur gje..Pse e them..
    Dje ka ndodhur skandal ne parlament..Nuk e kupton se ishte pergatitur, te sulmohej parlamenti..
    Ku kishte skandal me te math,se qendrimi i Monikes..Nje grua histerike,gjuante me cisme e cdo gje, shante fjalet me te ndura, udhehiqte turmen per te shqyer portat, e parlamentit..etj..Ajo duhet te meret e pandehur urgjendesisht..Po ku ka me turp,per nje president,qe perfaqeson unitetin e popullit, ka leshuar nje grua,agresive, qe po le nam ..Ky president duhet te jape doreheqen menjehere..Imagjinoni sikur gruaja e presidentit ne gjermani te bente keshtu..cdo te behej..
    E ju i dashur nuk po thoni asedhe nje fjale..aqe me keq qe mbulon shtypin ne Parlament, nese gabohem..,se jam larg shqiperise me banim..I jap te drejte shume kryeministrit, qe medjan e percakton si nje kazan plerash..E kam thene edhe nje here,merni shembull nga Mero baze,dhe disa kokra te tjera, te cilet pasqyrojne me vertetesi problemet,dhe vene shenjen ne plage..E ti per mua tash futesh te servilet..

  2. Dymi says:

    Ta shpif ky tipi me gjoja paanesine tij: – edhe mazhoranca ka te drejte por edhe opozita. Merr poza gjykimi excatedra.

  3. taraboshi says:

    O z. Vangjeli ti the cka the por ne fakt asgje nuk the .Ti si analist i drejt qe ke qene je perdredh pak ti duhet te besh nje analiz te qarte per te sqaruar popullin per se mbare e mos u ben bled fevzi cim pek fahri balli prec zog ai qe ka qen ne r.t.sh qe nuk po mi kujtohet emni etj qe flasin ne interes te parase qe ju japin dhe jo ne interese te popullit .Sqarimi eshte ky :Po ja filloj te qeveria . Kjo qeveri eshte duke punuar mire ne te gjitha drejtimet por duke punuar ka edhe te meta qe opozitaduhet tja beje prezent me shemuj konkret jo me akuza pa baza . Mban pergjegjsi te plote per shtimin ne menyre masive te siperfaqeve te mbjella me kanabis qe me te drejte opozita ja ka ba prezent dhe indiferentizmi i qeverise qe nuk e ka verifiku ate pune ose e ka quajt akuze e opozites si te tjerat por perseritja vend e pa vend tash 6 muaj kanabis-kanabis ne cdo mbledhje per cfardo rendi dite po te njejten gje si ne kor duke fillu nga luli e fytyra e asaj vokshit apo salinjani famshem qe i mungon truri vogel ja nxoren bythen dhe e benen bajat kete problem u bene te merzitshem e problemit i hup aktualiteti dhe rendesia .E dyta zgjedhjet kan qene me te rregulltat e 27 vjeteve me shpenzime shume me te pakta dhe te kontrolluara nga qeveria dhe nje fitore e bindeshme e saj po cka se njerezit qe kan hum pushtetin nuk mund te rrine pa akuzu se ne fakt opozita d sotme exhte mesuar me i vjedhe tash 27 vjete dhe me Edi Ramen ju ka has sharra ne gozhde qysh kur ja vjedhi bashkine e tiranes dhe ja fali lulit per ta bere hotel me fjet gjum .Ky parlament qe ka nje shumice ta papare dhe kjo qeveri kane te drejten e tyre te ligjeshme me drejtu vendin ndersa opozita thot qe ikni ju se duam ne te qeverisim dhe po nuk iket ju me deshire do ju rrezojme me force sic thane ne zgjedhje sa qe Edi Rama ju dha tane qeverine dhe perseri humben shume thell e cfare faji ka Edi ? Apo u donte tu thoshte Edi hajdeni se po ju dorzoj qeverine ne tavoline se me zgjedhje nuk jeni ne gjendje te fitoni .Ja keshtu behen sqarimet e opinonistave z. Vangjeli duhet te jeni me popullin dhe per popullin duhet te dini cfare kerkon shumica e popullit se ne popull beni pjese edhe ju .

  4. taraboshi says:

    Nxireni edhe komentin e taraboshit mor u shkerdhexha ropt se sa e she Meroja fill e nxjerrni por e keni gjet dhe i vendosni thenjen e pathene qe e keni the e edhe nje here ?Nxireni ku eshte thene .

  5. saliu says:

    Nuk i shtoj asnje fjale komentit te “gazetarit”. Ti Lorenc, si ushtar i bindur i Like floririt dhe fatkeqesisht gruas se tij Monika, je futur kembe e koke ne kazan, duke thure intgriga me sivllezerit tuaj A. Bushati, F. Lubonja, Y. Rakipi, Fejziu, Shkullaku, etj. Turp te keshe, bythelepires.

  6. Qejdli Suma says:

    Thone qe nje gardist e futi gishtin ne bythe Saliut por e gjeti me veren shume te liruar.

  7. Jimi says:

    Rolenc ta kam then me kohe! Je kthyer ne nje fallxhore qe tjerr, e tjerr dhe nuk thua asgje! Nuk duhet marre mundimi te lexosh cka ti zhgarravit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje