Urdhri i Ramës për administratën: Keni 30 ditë kohë kohë për kontratat me ujësjellësat, kush nuk i ka paguar do të…

20 Dhjetor 2017, 15:32Sociale TEMA

Punonjësit e administratës shtetërore që kanë borxhe ndaj shoqërive të ujësjellësve do të duhet detyrimisht të shlyejnë të gjitha detyrimet. Ky është në thelb urdhri i firmosur nga kryeministri Edi Rama. Skema e Reformës së ujit është e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Ajo nis pikërisht me institucionet e me pas shtrihet tek familjarët.

Në urdhrin e kryeministrit sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësit në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve.

Pas verifikimit të institucioneve, do të futen në lupë edhe punonjësit e tyre. Urdhëri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.

Në fillim të muajit nëntor qeveria lajmëroi aksionin rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë./ RTSH/

2 komente në “Urdhri i Ramës për administratën: Keni 30 ditë kohë kohë për kontratat me ujësjellësat, kush nuk i ka paguar do të…”

  1. Zigur Qarri says:

    Po te marrin pergjegjesi ligjore ujsjellsat per pastertine e ujit,perse jo,çdo pune duhet paguar.
    Madheria juaj,korenti eshte gjithmone i paster,pavareisht se shpesh here mungon,prandaj
    edhe duhet te paguhet patjeter 100%.Por uji duhet te kete çmimin e atij te vaditjes,se shumica
    e perdorin vetem per shplare halene,sepse ujin qe pijne,gatuajn dhe lajne dhembet,
    njerezia e blen.Sa per dijeni Madheri,ne Perendim ku uji ka kualitet te larte pastertie,sahatet
    mates te ujit,duhet te ndrrohen pas 3-5 vitesh,sepse bllokohen nga”ndotja” e llumrave.Kurse
    tek ne nuk ekziston ky rregull.Ujsjellsat sterrmbushur me punonjes militante,jan defiçitare,
    prandaj skan mundesi jo me te ndrrojn sahatet,por nuk kan fonde per te paguar puntoret.
    Dhe çfar bejne ne kete rast?-shkruajn konsumin e ujit si ti teket.Nje fqinjit tim,nje qytetare
    i nderurar qe nuk e kishim pare kurre te grindej me njeri,te cilit i kishin prure nje fature mbi
    nje milion,ja rrasi nje grusht faturistit te ujsjellsit,sa i iku llapa,dhe po te mos e kishin ndihmuar
    disa kalimtare,do te na kishte lene shendene.Dhe ndodhi ajo qe “s’pritej”,qytetari i nderuar,fale
    Zotit nuk beri burg,por paguajti demshperplim dy here me shume se fatura e ujit.Prandaj shikoje
    edhe nje here urdherin Madheri,nuk shitet uji i ndotur(qe edhe token ndot) me nje çmim qe
    nuk duhet ishte edhe per ujin e paster,me fort kur sasia e harxhuar shkruhet qesim si ti teket
    tellallit.Mendo pak Madheri,kur te gjitha ushqimet jan pisllek,imagjino uji,qe na e shesin ujsjellsat
    mbytur ne borxhe.Ve doren ne zemer si socialit i ndershem qe je,qe primare e nje socialisti eshte
    politika sociale per njerzit e thjeshte,dhe jo e kunderta,ti vesh shkelmin ne fyt.O Edo,pash Zotin thuaj
    nje here te vetme te verteten,çfar uji blen per biden,me apo pa gaz?

  2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Ha mut, ha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje