Nga Nënë Tereza
Është Krishtëlindje çdo herë
që i buzëqesh një vëllai
dhe i zgjat dorën.
Është Krishtëlindje çdo herë
që qëndron në heshtje
për të dëgjuar tjetrin
Është Krishtëlindje çdo herë
që nuk pranon parimet
që i syrgjynos të nështruarit
në kufijtë e shoqërisë.
Është Krishtlindje çdo herë
që shpreson me ata që dëshpërohen
në varfërinë fizike dhe shpirtërore.
Është Krishtlindje çdo herë
kur njeh me përulje
kufijtë e tu dhe dobësitë
Është Krishtlindje çdo herë
që lejon Zotin
të rilind
që t’ja u dhurosh të tjerëve.
Shqiperoi: Brizida Gjikondi