Hashim Thaçi "thumbon" Shqipërinë: Edhe sikur të ishim të vetmit, do të rreshtoheshin krah SHBA-së

22 Dhjetor 2017, 10:35Rajoni TEMA

Për votimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës hashim Thaçi.

Në këtë votim ku Tirana zyrtare votoi pro, duke iu bashkuar shumicës së shteteve që votuan, nuk e ka mbështetur kreu i shtetit kosovar .

“Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi për gazetën Express.

Kujtojmë që Kosova nuk është pjesë e OKB-së.

128 vende votuan pro rezolutës, ndërsa nëntë votuan “kundër” dhe 35 vende abstenuan, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Australinë.

SHBA, Izraeli, Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau votuan kundër rezolutës.

8 komente në “Hashim Thaçi “thumbon” Shqipërinë: Edhe sikur të ishim të vetmit, do të rreshtoheshin krah SHBA-së”

  1. Kuq e zi says:

    Or trim zgjohu
    Asnje shqiptar nuk eshte kunder shba por kunder izraelit
    A di zotrote a e njeh izraeli kosoven??
    Atehere pse ta njohim jeruzalemin….
    Nuk flitet per shba por per izraelin te jesh me shba ne kete ceshtje eshte sikur kosoven tja kthesh serbise
    Pra po qe amerikan deri ne ate pike qe te mohosh veten leje kosoven dhe ik ne amerike

    1. F. K says:

      Po Palestina e njeh kosoven? Jo, kështu që diskutimi jot është kot

  2. Hajro Limaj says:

    Hajro Limaj
    Kush jemi ne ?
    1.Shqiperia duhet te kishte shkeputur te gjitha marrdheniet zyrtare me Konferencen e vendeve islamike,mbasi Shqiperia eshte vend europian dhe kerkon te antaresohet ne Bashkimin Europian.Politikanet shqiptare nuk duan ta kuptojne akoma qe kjo zvarritje e hapjes se negociatave me BE dhe dhunimi i te drejtaqve te kosovareve per te levizur te lire ne Europe, sic e ka prej kohesh serbia,ka edhe arsyen e madhe qe Boten Shqiptare e shikojne si vend islamike.
    2.Si mund te behet pjese e kundershtise qeveria shqiptare ndaj vendimit te presidentit Amerikan,pavarsisht se kush eshte ,kur Shqiperine,Kosoven dhe me tej Boten Shqiptare e ka shpetuar dhe do ta shpoetoje vetem Amerika.Erdogani per qellimet e tij prej kohesh eshte ne kontrdaikta me Ameriken dhe Europen.
    Gabime shume te renda ne politiken e jashteme strategjike, e cila mund te na kushtoje shume ne te ardhmen.

    Reply to this comment

    1. N. KITA says:

      Jo shtetet islamike, nocion i thjeshtësuar e i gabuar.
      Një sërë shtetesh islamike,edhe arabe ndër ta, ish të ashtuquajtura, nga koha e Luftës së FTOHTË, shtete të painkuadruara,
      Janë të rreshtuara në krahun antiamerikan, në rastin tonë janë shtete ANTISHQIPTARE, ose PROSERBE.
      Mos përzieni dardhat me rrushin!

  3. Beno says:

    Prandej 480 veta nga kosovistani shkun me luftu per xhakun e tyre origjinal Islamike turko sirian mor Thaci shiko kosova shtet islamik

  4. Kapit Tupalla says:

    Hashim Thaqi do bëhet edhe me shkije (siç edhe u bë) vetëm të mbetet në pushtet dhe të shpëtoj vetën nga burgu dhe pasurinë nga konfiskimi !

  5. return of the saint says:

    E drejte Thaci me SHBA dhe vetem

  6. emigranti says:

    Ky votim nuk u be kunder Amerikes, por kuder berjes se Jeruzalemit kryeqytet te Izraelit.
    Thaci me pare se te reagoje per voten ne OKB, ti kerkoje Izraelit te njohe Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje