Erdogan vijon sulmin ndaj SHBA-ve: Në OKB u dha shembulli se vullneti s’blihet me dollarë

23 Dhjetor 2017, 13:50Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, tha se rezultati ishte një tregues se vullneti nuk mund të blihet me dollarë dhe me kërcënime, raporton Anadolu Agency (AA).

 

“U bëmë unik dhe u bëmë me Jerusalemin. U bëmë unik dhe siç e shihni, kemi arritur në 128 kundër 9 në OKB. Nëse i shikoni këto 9 vende, këto janë shtete me 15.000, 21.000, 50.000 banorë. Pra, është e pamundur që me dollarë dhe me kërcënime të blihet vullneti i dikujt” tha Erdoğan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje