Përkthyesi i kryeministrit ukrainas Vladimir Groysman, Stanislav Yezhov është arrestuar nga autoritetet ukrainase nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërorë në interes të Rusisë.
Yezhov u arrestua ditën e mërkurë pasi ishte proceduar penalisht nga Agjensia e Sigurimit Ukrainas.
Është bërë me dije nga kjo agjensi se përkthyesi kishte rreth dy vite që punonte në interes të shtetit Rus dhe informonte ato për agjendën e shtetit ukrainas
Ministri i Punëve të Brëndshme Anton Gerashenko ka deklaruar se Yezhov është bërë agjent i Rusisë që në kohën kur punonte në Ambasaden e Ukrainës në SHBA.
Gjithashtu është deklaruar se në shtëpinë e tij janë gjetur dhe paisje speciale të cilat kanë shërbyer për ndarjen e informacioneve me shtetin rus.
Yezhov ka qënë në këtë detyrë dhe gjatë kohës së qeverisjes së Presidentit Viktor Yanukovic.(TemA)
po cfare ti spiunosh ukranines mo mavri keta jane si ne kur tha fatos nano qe vetem 10 dite buke
sot u ka prere gazin sllovakia se nuk po paguanin
edhe ruseve u kane nja 10 miliarde dollare borxh
tani ta blejne nga marsi ose te marrin lemosh nga trumpi
turp 50 milione veta te marre peng po plevitosen ne dimer qe amerika juaj te shese gaz me 70% me shtrenjte se rusia
per patriotizem edhe demokraci ama