Rezoluta për Jerusalemin: Shqipëria? Asnjë anëtar i NATO-s nuk votoi si SHBA

21 Dhjetor 2017, 20:54Bota TEMA

Asnjë aleat i NATO-s nuk votoi si SHBA në lidhje për Jerusalemin në OKB.

Përveç Turqisë, edhe 27 anëtarët e tjerë të Aleancës më të madhe politike ushtarake që drejtohet nga Uashingtoni, nuk i janë bashkëngjitur aventurës së Donald Trump për të prishur ekuilibrat 50 vjeçarë të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me Jerusalemin.

Kanadaja, Polonia dhe Republika Çeke kanë abstenuar. Të njëjtën votë ka dhënë edhe Bosnjë Hercegovina, por duhet thënë se ministria e Jashtme e saj drejtohet nga një serb.

Në një rezolutë për Palestinën, në vitin 2012 kur në qeveri ishte Sali Berisha, Shqipëria abstenoi.

Kjo votë mërziti shumë Erdogan, i cili pati folur publikisht për një “prerje në besë”.

Në 2014, në rezolutën e radhës, kur në qeveri ishte Edi Rama, Shqipëria votoi pro njohjes së shtetit të Palestinës.

Përveç anëtarëve të NATO-s, edhe vendet anëtare të BE nuk kanë votuar njësoj në OKB për çështjen e Jerusalemit.

6 komente në “Rezoluta për Jerusalemin: Shqipëria? Asnjë anëtar i NATO-s nuk votoi si SHBA”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

  2. andi says:

    pse genjeni?! anetari kryesor i aleances SHBA votoi pro ?

    1. Dardan Gashi says:

      BRAVOOOOOOOOOOO sepse NATO ESHTE AMERIKA

  3. besnik says:

    Shume shtete te Natos abstenuan thuaj te drejten

  4. loni says:

    SHqiperia duhej te kishte abstenuar ashtu si Hungaria ,Polonia etj. vende qe jane ne NATO.

  5. Tyci says:

    Po pse Shqiperia ka aleat me te forte Turqine apo SHBA-te qe na nxirrni ketu se do na merzitet ERDOGANI? Ky i fundit na mbolli nje xhami ne mes te Tiranes, nderkohe USA po ben te pamunduren te na mbjelli nje sistem drejtesie te denje per kete emer.
    Llogari e thjeshte per te pare se kush na do me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje