SHBA: Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera nuk varen vetëm nga vota për Jerusalemin

22 Dhjetor 2017, 19:00Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara kanë sqaruar deklaratën e presidentit Donald Trump lidhur me votimin në OKB për Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke përsëritur deklaratën e Trump theksoi se vota në OKB nuk do të jetë i vetmi faktor që qeveria amerikane do të marrë parasysh në marrëdhënie me shtetet e tjera.

Dua të përsëris atë që presidenti Trump ka thënë dje dhe se votimi nuk është i vetmi faktor që administrata do të marrë në konsideratë në lidhje marrëdhëniet tona të jashtme me vendet që kanë zgjedhur të votojnë në një mënyrë ose në tjetrën”, deklaroi Heather Nauert.

Reagimi erdhi pasi ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, pati deklaruar se SHBA nuk do ta harronte këtë votë.

“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë.

Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të përdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja.

4 komente në “SHBA: Marrëdhëniet tona me shtetet e tjera nuk varen vetëm nga vota për Jerusalemin”

  1. {sit back and relaks} says:

    Po ta ndiqni pak me vemendje situaten ne amerike e mos merrni vetem shkrimet nga CNN do kuptonit qe midis DASH dhe Presidences se Trump gjerat nuk jane dhe aq vaj, pra ne fund vendos Presidenti e jo DASH se si do veprohet. DASH thote ate qe duhet te thote, Presidenti ben ate qe duhet te beje.

  2. krysho ludovik says:

    e edhe doktor adhamudhi del nga fjala
    sa bukur ja dhjene amerikes

  3. Al says:

    Nje nga arsyet pse amerika eshte e madhe eshte aftesia per te krijuar e mbajtur aleate. Nuk kishte ndodhur kurre qe amerika te luaje poker kunder gjithe botes. “O me mua o kunder meje” per mendimin tim eshte nje nga hapat me te gabuar qe orangutangu portokalli ka ndermarre! Kurrsesi nuk mund te fitoje I vetem. Ai e di shume mire kete po aq I ben se max edhe tre vjet do jete dhe po mundohet te punoje vetem ne interes te vet. Rezerva federale e di shume mire kete dhe prandaj del me te tilla deklarata kontradiktore. CNN te ben dem po Fox network eshte fashizem fare. Narcisistit Drumpf po I dridhet toka nen kembe prej Mueller dhe prej approval rating te popullit vetem 30% dhe ne renie.. Amerika nuk eshte Trump!

  4. beku says:

    Po pse moj shoqe na prish gezimin ne opozitarve ne shyqyr qe gjetem nje mana per trahana ti kundervihemi shtetit tone,ne shyqyr qe gjetem nje fije kashte ku te kapemi ti del e thua qe sdum tja dime per kete vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje