Nga Shpëtim Nazarko
Mallkimet e sharjet jo vetëm të opozitës, por edhe të analistëve të pavarur në votën për Jerusalemin, më kujtuan një bisedë kohë më parë me amabasadorin e Iranit, për të cilën kam shkruar edhe një herë tjetër.
Shiko – po më thoshte ambasadori, i cili me stilin e vjetër komunist thërriste çdo javë nga një drejtor gazete dhe fillonte e bënte orën politike… Fliste me një zë të zvargur sa të krijohej përshtypja se bënte vetëm detyrën…
-Nuk ju kuptojmë ju shqiptarët. Ziheni e griheni në emër të parimeve e për të shprehur simpatinë ndaj Amerikës dhe ftoheni me ne. Po mirë, a e dini ju se ne bëjmë goxha tregti me ta, importojmë e eksportojmë sa mundemi e si mundemi…
Mbeta ngushtë. Kohë më parë, një tallje analoge kisha dëgjuar nga bota ime e shahut. Shqipëria e Hoxhës në Olimpiadën e Shahut të vitit ’72 nuk luajti me Izraelin në shenjë simpatie për popullin arab.
Vetë këta të fundit luajtën kundër njëri-tjetrit. Natyrisht, Shqipërinë e përjashtuan nga Olimpiada. Fundin e kësaj shakaje të hidhur pas kësaj ngjarjeje e plotësoi trajneri i Italisë, që i tha udhëheqësit të ekipit shqiptar se edhe ata fashistë kishin qenë dhe ne bënim mirë t’ua linin takimin me ta “afrofe” e të mos loznim.
M’u desh t’i shpjegoja ambasadorit se politika e jashtme e Shqipërisë ishte ajo e një vendi tranzit, që ndërronte sipas kohës… Ajo sillej mirë me sulltanin e kohës dhe sapo e shihte që ai binte, bëhej me tjetrin sulltan… etj., etj.
Paqëndrueshmëria e kësaj politike mund të justifikohej ndoshta pikërisht për shkak edhe të pozicionit strategjik, pra tranzit të vendit.
Po kjo arsye, që duket logjike në thelb, kishte edhe një arsye tjetër akoma më të rëndësishme. Feudalët vendës e mbanin këtë politikë thjesht për arsye personale, pra për të mbajtur ekzistencën e tyre.
Kjo politikë e ndërrimit të padronëve, sipas koniunkturave, është karakteristikë e shtetit shqiptar që nga koha e Ali Pashës, Zogut, Hoxhës, Alisë apo Berishës.
Po a mund të jetë e tillë edhe sot?
Shumica e kritikës, sot mbartte në realitet praktikisht gjykimin e mësipërm. Duhet të votonim Amerikën, sepse ajo është aleati strategjik më i madh etj., etj. Thua se nuk e dinte Rama apo ministri i Jashtëm, Bushati, këtë logjikë dhe pa iu dridhur syri bënë të kundërtën.
Në favor të kujt zoti të ri, Evropës, Turqisë apo vendeve arabe?
Mund të mbash edhe linjën e të gjykuarit të LSI-së, që kryesisht nëpërmjet zonjës Kryemadhi theksoi se Rama ia kishte bërë prapë me pabesi Amerikës etj., etj.
Në fakt, është e dyta herë që Kryeministri mban një qëndrim kundërshtues ndaj Amerikës. Herën e parë ishte ajo e armëve kimike, proces që u shqërua me një zhurmë dhe spektakël më të madh sesa akti i djeshëm? Nga i buron ky guxim i marrë Ramës, që, veç të tjerave, ka marrë sot mbi vete edhe pakënaqësinë e Presidentit.
Një gjykim që mban erë ”lidhje e shkurtër” do ta justifikonte Ramën, që ka hall problemin e marrëveshjes me Evropën dhe prandaj i intereson më shumë aprovimi i saj për politikën e ndjekur sesa ajo e Amerikës. Ky gjykim duket naiv edhe për një fakt të thjeshtë. Një pjesë e vendeve edhe të Evropës vepruan ndryshe nga ne dhe po ashtu një pjesë e madhe e vendeve jashtë saj vepruan në të njëjtën mënyrë. Pikërisht kjo mënyrë votimi inspiroi pjesën më të madhe të kritikës ndaj qëndrimit të Kryeministrit.
Po a ka një mënyrë tjetër të gjykuari?
Mund t’i rikthehemi kundërshtimit të parë të Ramës, atë të rastit të armëve kimike. Jo vetëm nuk erdhën rrufe nga qielli, po vlerësimet apo marrëdhëniet ndaj Shqipërisë mbetën të mira, në mos ca më të mira se më parë. Pse ndodhi kjo?
Përtej teorive konspirative, mund të gjykosh dhe thjesht. Propozimi për vendosjen e këtyre armëve në Shqipëri erdhi nga Rusia. Ajo mori përsipër së pari t’i hiqte nga Siria këto armë për të zbutur kërcënimin e Obamës për bombardimin e Sirisë. Heqja e tyre lironte katër divizione të diktatorit sirian, i cili i mbante ato prej viteve ’80 si kërcënim kundër Izraelit.
Po a mund t’i mbante dot këto armë në depo Shqipëria, që në fakt ishte bastion më i sigurt nga pikëpamja politike e NATO-s në Ballkan?
Në pikëpmaje teorike, po; por praktikisht një vend ku mbizotëronte anarkia, jo.
Amerikanët e pranuan në parim propozimin rus, po në praktikë e dinin më mirë se ne se kjo do të thoshte se duhet t’i hyje një rreziku më të madh sesa ai i të vendosurit të tyre diku tjetër. Ç’do të thoshte që në një vend me pasiguri të tillë të shpërthente qoftë edhe një fuçi e vetme? Apo nëse i tekej jo ndonjë agjenture, po ndonjë fshatari, të kërkonte një nga nga këto fuçi për të zjerë raki, duke e vjedhur atë natën…
Mund të mos përjashtohet mundësia që amerikanët vetë të ishin në hall me propozimin rus, apo ta qanin këtë hall bashkë me qeverinë shqiptare… Kjo e fundit vendosi ta mbante mbi vete gjithë përgjegjësinë…dhe bëri atë që bëri.
Shpjegimi i gjatë i dhënë këtu mban një pikëpamje analoge edhe për rastin e djeshëm. Vetë Rama apo ministri i tij ta ketë rakorduar qëndrimin e mbajtur me vetë amerikanët. Këta të fundit mund t’i kenë ditur pak më parë rezultatet e testit që po bënin. Njohja e rezultateve nuk i jepte arsye që një nga aleatët e tyre më të mirë t’i vendoste në pozicion të vështirë jo vetëm me Evropën, por edhe me vendet arabe, apo, po të doni, edhe me Turqinë.
Ky shpjegim, që është njëri nga shumtit që mund të bëhet për çështjet, do të thotë të kundërtën e kritikës së bërë sot. Të mbash këtë pikëpamje do të thotë thjesht se amerikanët kanë te qeveria shqiptare një aleat të klasit të parë, që luan shkëlqyeshëm një pozicion të dhënë.
Çfarë kuptimi do të kishte p.sh. nëse përveç 6 vendeve pro qëndrmit amerikan do t’i shtohej edhe Shqipëria? Të interpretosh ngushtë do të thotë një shërbim i pavlefshëm referuar rezultatit final…
Të mbash pozicionin e dhënë do të thotë të jesh në rregull jo vetëm me Evropën, me vendet e tjera, por edhe me vetë Amerikën.
Ky përfundim do të vihej fort në diskutim kur luhej për një grusht votash, apo kur një votë e vetme vinte në rrezik votimin. Kur ky përfundim dihej që më parë, atëherë nuk ka kuptim të mallkosh apo të hidhesh përpjetë nga qëndrimi i qeverisë. Do të ishte më mirë të përpiqeshe të kuptoje sjelljen e këtij pozicioni sesa të merrje pozicionin që mori sot shumica e opozitës apo kritikëve të ashpër.
Shumica, dhe këtu përfshij edhe ata që mallkojnë, natyrisht që e dinë se logjika e mësipërme është normale, po nuk mund ta përdorin atë, sepse nuk fitojnë gjë në propagandë.
Ky lloj gjykimi i tipit pragmatik, në fakt, karakterizon pothuajse gjithnjë klasën tonë politike të të dy krahëve, por ajo është e detyruar të bëjë politikë apo të gjejë sa më shumë raste për të shprehur një besnikëri që nuk ka lidhje reale me çështjen që diskutohet.
Deklarata e djeshme e Ambasadës amerikane ishte brenda logjikës normale. Ajo nuk përmbante asnjë qejfmbetje, kërcënim apo diçka analoge.
Për ata që mbështesin qëndrimin e qeverisë, kjo është shumë domethënëse, apo thjesht është një gjë normale. Mund të thonë që Rama është një lojtar i mirë në politikën e jashtme, që gëzon besimin e aleatëve edhe në situata të ngatërruara.
Për mua vetë, besoj se jemi në situatë të ndryshme nga ato që kanë karakterizuar politikën e jashtme të Shqipërisë në kohërat e vjetra kur luhej për t’i bërë qejfin sulltanit të radhës, apo ndryshe, për të zgjatur ekzistencën e tyre në pushtet.
Loja e tanishme, është më e komplikuar, por edhe në një tavolinë lojtarësh, të cilët nuk janë në periudhën e Luftës së Ftohtë, por në një lloj loje ku aleatët duhet t’i shohësh në sy, apo t’i kuptosh çfarë kërkohet edhe pa folur.
Mund të mos jesh dakord me ato që u thanë më lart, por një gjë është evidente. Përpjekjet për të fituar pikë, duke treguar si në kohën e Hoxhës armikun e saj apo të Titos, apo të Stalinit të madh, janë reminishenca të të kaluarës. Shprehin vetëm kalbësinë e një klase politike, apo një mënyre të menduari, që nuk të shpie gjëkundi.
Për çfarë antiamerikanizmi flisni, zotërinj!
te lumte, analize perfekte,
Sikur te votonim kunder do te thote te hapej thesi i ndryshimeve te marreveshjeve nderkombetare. Me pak fjale:
Le te rishikojme marreveshjen e daytonit…..bosnia te ike per lesh;
Le re rishikojme marreveshjen e rambujes……kosova te ike per lesh (mqse na duan kaq shume pse nuk kane force per te bere dhe 6 njohje te reja);
E fundit meqe po shkelim rregullat nderkombetar Krimea le ti njihet rusise.
Them qe kane bere mire qe kane votuar kunder, kjo pa asnje interes se as palestina as izraeli nuk e kane njohur kosoven, por nese duhej votuar pro dhe te hapej loja e ndryshimeve te rregullave nderkombetare them si vend i vogel do jemi te humbur.
Politikanet tane hajdute le te vriten sma ndjen per politiken e tyre te qelbur.
Po ta kishin seriozisht amerikanet do kishin futur diplomacione e tyre ne loje, po duket qe ka qene nje flucke sapuni nga vete ata.
Bravo Shpetim. Je ne pozicionin qe ke qene. Konciz, i qartë i sakt. Po kur politika behet nga Baxhella dhe qurrash nuk ke c’pret.
Abstenimi eshte hipokrizi. Vetem ata qe nuk kane llogjik politike dhe guxim zgjedhin abstenimin si pergjigje pa pergjigje. Po vete keta mjeran e kutojnë vall se edhe abstenimi nuk eshte vote per SHBA qe dhe vete e dinte qe nuk do te fitonte. Nuk mund të behet kryeqytet Jeruzalemi vetëm me shtat perfaqesi nderkombetare. E di mir edhe me idioti ne amerike.
Faleminderit gjithsesi per seriozitetin tende dhe origjinalitetin ne komentim.
Bravo Nazarko. Shqiperia ka nevoje per intelektuale si ju dhe jo per servila te dale boje-
Nazarko je i pa perseriteshem je 1 ne ç do analiz tenden respekt
analize e thelle, e logjikshme dhe e pranueshme per kohen. Tramp eshte pak agresiv nga natyra, menyra e tij e te shprehurit i perngjane me shume frikes qe ka brenda vehtvetes sesa frika qe do t’i kalli kundershtarit. Prandaje te rrime shtrembet dhe te flasim drejt: Rama beri hapin e duhur kundrejt Amerikes!
Zoti Nazarko!
Ju lutem, hidhini nje degjim prononcimit te kryetarit te PD-se, zotit Basha, diten e enjte tek Fevziu.
Kur u pyet per votimin e Shqiperise pro rezolutes te vendeve arabe, filimisht ai e mbrojti menyren se si kishte votuar Shqiperia.
Me pas, pas nje sherri me Cim Peken per kete gje, kur ky i fundit i tha Bashes: – E mora vesh, nje mut je dhe ti. ( pothuajse ja tha), dhe pas nje mesazhi te marre, ai papritur ndryshoi deklarate dhe doli kunder votimit te qeverise.
-Shikoje kete pjese te emisionit Opinion, dhe jepe te lutem edhe per ndjekesit tuaj. Cfare ndodhi qe ai nga i moderuar ndaj qendrimit te votitmit ne OKB, u kthye ne agresor kunder qeverise?
. NAZARKO, RROFSH, SE NA SQARON
NË SITUATA, KU TË DY PALËT MUND TË
SPEKULLOJNË. ?
Idiotesi dhe lojera fjalesh. Shqiperia duhej te kishte abstenuar gjate atij votimi. Siç bene Australia, Kandaja dhe disa vende anetare te BE-se. Kur u be Shqiperia, nje pike ne oqean, te na mbaje qendrime parimore dhe antiamerikane?! Mos jemi ne kohen e Enver Hoxhes?! Amerika eshte i vetmi aleat qe ne kemi dhe me te duhet ta mbajme “grure” ne çdo rrethane. Duke u bere parimore te medhenj prishemi per kot me aleatin tone. Dhe vihemi ne nje rradhe me Erdoganin, Greqine, Serbine dhe Putinin. Mua nuk me intereson fare se çfare thote dhe do opozita. Ne rastin konkret mendohet per te miren e kombit dhe Atdheut. Personalisht edhe mua mund te mos me pelqeje ne disa raste politika amerikane. Por po te isha kryeminister do t’i linja menjane bindjet e mija personale dhe do te mendonja per te miren e kombit. Perse te marrim ane ne nje konflikt arabo – izraelit qe nuk na hyn fare ne pune?! Kokat nuk kane ngrene te dyja palet! Dhe mos na e ngaterro biseden me armet kimike. Atehere kryeministri veproi drejt. Se ne nuk jemi kosh plehrash dhe keto arme nje dite mund te ndotnin mjedisin tone qe edhe keshtu edhe teper i ndotur. Ne kete rast Shqiperia dilte me humbje. Ndersa ne rastin e konfliktit arabo – izraelit kujt po i rruhet?! Troç: – çorapekuqi beri nje zgjedhje tejet te gabuar. Dhe mos i dilni ne mbrojtje kot per te rrembyer ndonje kocke ose vend ne ndonje institucion. Dihet qe Zdapi qe mbahet per kryeminister e ka zet Trump-in! Hapu dhé te futem. Ti nuk do Trump-in por le koken per Erdoganin! Ketu une nuk kuptoj asgje. Me nje fjale ngado qe te rrotullosh muhabetin qeveria shqiptare ka vepruar tejet gabim. Do Zoti dhe Amerika nuk na merr shume seriozisht ne budallalliqet tona.
Z.katerakti
E para, vota ishte kunder izraelit jo kunder amerikes sepse ceshtja ishte jeruzalemi jo kryeqyteti ameriakan
Pra pse ta njohim jeruzalemin kryeqytet te izraelit kur ky ka statut special prej shekujsh kur dihet qe izraeli nuk njeh kosoven
Dikush do thote meqe i kemi borxhe amerikes duhet te votonim pro izraelit, po izraeli qe i ka aq borxhe amerikes nuk duhet ta njihte kosoven?
Pra mos ngaterrojme ameriken me shtete te tjera
Te lumte z.Nazarko!
Je gjithmone i sakte,objektiv,realist ,patriot.
Si gjithnje z.Nazarko: I thelle,i qarte, i drejtperdrejt, thjesht,kuptueshem nga te gjithe.Nje analist klasi.Te lumte.
Analize brilante!Akti i qeverise i zgjuar dhe deshmi e nje diplomacie te dhr profesonale.
Gjykimi i rrafshet e pa analizizua i opozites shqiptare dhe president jari nr2 deshmom sa rende eshte opozita! Tek ako tashme edhe mderkombetarey nuk besojne! Flm Shpetim! Vleresim dhe krenar per Qeverine Shqipetare.
A mund te beni nje analize per varrezat greke dhe cfare fshihet pas saj?
Zoti Nazarko;E lexova shkrimin tuaj dhe une po bej nje koment te shkurter ,por nuk e di do e botojne apo jo.E para eshte qe Shqiperia ka shtete apo jo ,pra ti zoti Nazarko nuk e ke marre vesh akoma qe Shqiperia nuk ka shtete,dmth nuk ka as kryeminister,per aresye se ne nje vend qe nuk ka uje ,nuk ka rruge, nuk ka drita,nuk ka pune, dhe njerezit largohen ne menyre masive nga vendi qe prej 27 vjetesh,ky vend ka ne krye nje grup njerezish qe i vjedhin shqiptaret dhe shqepin Shqiperine per dite, dhe qe i kane mberthyer prej fyti, dhe nuk i leshojne.Qe te vazhdojme pak me tutje ,gjysma e territorit eshte si ne mesjete(shih emisionet e gazetarit te Fiks Fare,ku vetem 15 kilometra larg Tiranes, si jetojne shqiptaret.Pra ti zoti Nazarko kujton se Shqiperia eshte vetem tek qendra e Tiranes,aty ku jetojne ne mes te lluksit ,ky grup sheikesh, qe sipas teje quhen qeveritare,por keta kane vazhduar dhe do te vazhdojne qe te jetojne ne lluks,pasi keta, disa nderkombetare i kane paguar dhe po i pagojne, ndersa disa te tjere, i kane hutuar dhe do te vazhdojne ti hutojne, pasi kane nje talent te jashte zakonshem.Zoti Nazarko ,po e beje kete koment, jo sepse une nuk kam se cfare te beje,por une do ta plotesoje me dy fakte te pastra qe i kam provuar ne kurrizin ,ku Shqiperia nuk ka shtet, por ka ne krye nje grup njerezish qe i grabisin per dite, dhe qe i kane mberthyer prej fyti dhe nuk i leshojne.Une, pas perpjekjeve per problemet e mija,qe ti zgjidhja ne zyrat e shtetit shqiptare,dhe ku ishte e pamundur ti zgjidhje,i drejtohem me Emaile ne zyren e tije, ne kryeministri, zotit Rama per zgjidhjen e tyre,por me pergjigje ,ai me ka fyer.Qe te mos zgjatem shume, problemi i pare eshte qe, mua nuk me japin dokumentin e pronesise te nje banese qe kam, dhe te trasheguar nga babai,dhe qe ndodhet ne nje zone te shtenjte ne Skele Vlore(qellimi ketu eshte qe nje ushtari i Rames, i quajtur Lame (drejto i aluiznit),te grabise me dokumenta te fallsifikuara token ne ate zone ,pasi eshte shume e shtrenjte.Problemi i dyte eshte qe ne ;Masakren e Otrantos; ne Mars 1997,ku u masakruan 120 shqiptare (mua ketu ne kete masaker me kane masakruar gruan dhe tre femije te vegjel),nga nje anije e marines italiane ne mes te detit, ne ujerat internacionale(po ju kujtojme se ne anije ndodheshin rreth 50 deri 60 femije),ne perfundim te procesit, avokat ishte, ushtari tjeter i Rames,sot keshilltare i Rames Agaci,ku ky person ,se bashku me autoritet italiane, fallsifikon procesin, dhe me ne fund se bashku, nuk denojne asnje person, dhe grabisin edhe demshperblimin prej 250 milion dollaresh,(po ju rikujtojme se masakra ndodhi ne ujerat internacinale ,pra ky avokat duhej menjehere te drejtohej ne gjykata nderkombetare ,por ky beri te kunderten). Po si ka mundesi o zoti Nazarko, te perfaqesosh ne nje proces, njerez qe nuk te kane dhene autorizimin,dhe a nuk e kupton ti kete lidhje te Rames me italianet, qe duket paster, qe punon kunder shqiptareve.Persa i perket problemit te armeve kimike qe Rama u tha jo amerikaneve,une do te thosha qe Rama ketu u tregua shume i pabese, sepse amerikanet donin qe nepermjet prurjes se armeve ne Shqiperi,te ishte si nje preteks qe ne Shqiperi te fillonin investimet, qe Shqiperia te shpetonte nga tragjedia ku ka qene,dhe ku ndodhet(pra gjeti nje forme qe vendet e tjera mos te beheshin xheloz) .Duhet te kesh haruar zoti Nazarko ,se mbas refuzimit te zotit Rama ,armet kimike i mori Italia ,pra jo larg nesh, ne Bari te Italise,dhe ku Barezet, perfituan 2 miliarde dollare .Pra zoti Nazarko,Rama u tregua i pabese ndaj shqiptareve, duke mose pranuar kete shans te arte,duke u justifikuar se poshte zyres se tije kishte protestues(aq protestues qe ishin poshte zyres se Rames ,vetem me dy police me shkopa gome kurrizit i kishin larguar per 5 minuta),pra kuptohet lehte qellimi i Rames.Pabesia e Rames ndaj shqiptareve duket paster edhe ne shansin tjeter te dyte te arte,ku bisnesmenet Amerikane te kazinove te Las Vegasit, kerkuan qe te investonin ne ishullin e Sazanit(e para ishte ishulli i Sazanit,por mbas tije ishte; Plani Marshall; per Shqiperine,ku te gjithe e dine, se ceshte plani Marshall,ku me Planin Marshall, u ndertua gjithe Europa mbas luftes se dyte boterore.Po te rikujtoje qe nje ushtarak i vjeter i ishullit te Sazanit, publikoje ne media projektin e bisnesmeneve Amerikane per ishullin,ku tregoje qe me ate projekt ,ishulli do te kthehej ne nje nga mrekullite me te bukura te Mesdheut.A nuk me thua zoti Nazarko, perse Rama nuk u dha ishullin bisnesmeneve Amerikane,ku sot qe po flasim,Shqiperia do te ishte mrekulluar dhe do te ishte me dinjitet, ku shqiptaret do te ishin te barabarte me popujte e tjere te Europes,pra kush eshte qellimi i tije, qe nuk e dha ,dhe as me thua, per ke e mban peng.Persa i perket problemit tjeter se fundmi qe flitet per voten ne OKB,pro Europes apo pro Amerikes,po e them ate qe ne fakte duhet te ishte ,pra pro Amerikes, sepse eshte pro Shqiperise dhe shqiptareve, qe te shpetojne nga kurthi ku kane rene,dhe e kunderta pro Europes, ishte qe shqiptaret te vazhdojne te qendrojne ne kurth dhe te vidhen cdo dite,dhe te sundohen gjate, nga ky grup njerezish, qe i kane mberthyer prej fyti dhe nuk i leshojne. Kur kujtojme se, edhe Ati i Madh Gjergj Fishta ka thene qe, Europa eshte kurve,behet me e besueshme qe, personat qe drejtojne sote Shqiperine dhe shqiptaret, duke ju drejtuar Europes (ka fakte te pastra me ze dhe me figure,ku zyrtaret europiane se bashku me ata shqiptare,vjedhin ne vazhdimesi shqiptaret) duan qe ti sundojne shqiptaret per nje kohe te gjate ,duke i lene shqiptaret ne kete gjendje katastrofike ku ndodhen sote.Pra perfundimisht ju zoti Nazarko me shkrimet tuaja ,ose jeni te pa afte ,ose ju suportoni qellimisht keta persona,sepse nuk ka asnje llogjike tjeter, qe te mos kuptosh se, kush i perkrah te ashtuquajturit qeveritare shqiptare ,qe ta mbajne ate vend peng, ne ate gjendje katastrofike, dhe pastaje ta sundosh lehte.
Analize, kesaj i thuhet analize me A të Madhe. Ju lumte z.Nazarko!
Zoti Katarakti.
Lexo pak me shume dhe studio te mesosh te verteten se do te te bej mire.
Kanadaja apo Australia jane vende te krijuara nga pushtimet cnjerezore te Anglise dhe jane poshte Mbreterise se Britanise ashtu edhe Ameriken,prandaj nuk eshte njesoj per nje shtet islamik si Albanistani te abstenoje.
Sa per Greqine qe thua laje gojen,se nje Komb si Greqia eshte baza e identitetit te Civilizimit Boterore. Nje shtet si Turqia,Serbia,Albanistani qe nuk kane egzistuar ne kohen e Greqise se Lashte dhe nuk krahasohet Albanistani me Greqine.
Bravo Nazarko.Do te shtoja dhe ate qe dhe te kishin mbajtur qendrim tjeter mjeranet e politikes qe jane ne hall te te madh se po vjen ora “x”(vettingu) do te benin si ajo historia e gomarit me ujin ( pse i dhe gomarit uje te ftohte ma ftohe gomarin, ne te kundert pse i dhe uje te ngrohte ma dogje gomarin)
Shkrim i dobet o Lacko . Nuk e kuptoj se ca te shtyn te besh te tilla shkrime, pervec parave. Ti ke pas me shume integritet ne 96-en.
1)Nje shkrim i sakte,i qarte nga Nazarkua.
2)Thenija e italjanit”Perse nuk na e lini dhe ne ndeshjen?! kemi qene dhe ne dikur fashista” duhet vene ne librat shkollor ne te gjithe planetin.
Nje thenje brilante,por menyra e te menduarit eshte akoma me brilante…
Nje thenje qe vlen ne cdo aspekt te jetes.