Nga Brizida Gjikondi
Prej cerek shekulli shqiptarët kanë lirinë bazike të besojnë ose jo në Zot, të jenë praktikantë apo thjesht besimtarë virtualë.
Dëmi që ju bë psikologjisë së shqiptarve përgjatë sistemit të kaluar duke ju hequr dhe ndaluar besimin në Zot ka qënë tragjik.
Pavarësisht se historikisht nuk kemi qënë një popull i thekur mbas besimit gjithësesi edhe besimi alla shqiptarce ndihmonte për të qënë njerëz më pak mëkatarë, më shumë shpirtërorë dhe paqësorë.
Besimet shqiptare si ato katolike dhe ato muslimane konvertonin në një pikë, në caktimin e disa normave morale shkelja e të cilave frikën e kish më të madhe se ndëshkimi real.
Po shqiptarët besimin nuk e vazhduan aty ku e lanë, sidomos traditat më të bukura të tij, modernizimi i sipërfaqshëm, mos njohja dhe mos leximi i librave themelorë fetarë bënë që shumica e shqiptarve të mbas 90 thjeshtë të kopjonin sipërfaqshëm ritet, zakonet sidomos në festa të rëndësishme si ajo e Krishtëlindjeve për shëmbull.
Shpesh mendoj se vajtja në masë në Kishën e Shën Ndout më shumë ka të bëj me frikën nga sëmundjet dhe vdekja se sa me një besim të thellë shpirtëror, gjithashtu dhe gdhirja e vigjiljes së Krishtëlindjeve në Kishë është në shumicën e rasteve një paradë parjesh “ të elitarve” mëkatarë në rrjesht të parë dhe besimtarve të ndershëm në rrjesht të fundit se sa një meditim dhe afrim me lindjen e Krishtit.
Vërtet besimi në Zot ka një krizë në mbarë botën e internetit sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vajtjen fizike në vëndet e kultit, të cilat po frekuntohen jo pak si vënde muzeale dhe jo si vënde besimi, por gjithësesi institucionet fetare në botë përpiqen maksimalisht qoftë dhe duke ndjekur hapin virtual të njerëzimit që mos të bien nga piedestali, ndërkohë që Institucionet fetare në Shqipëri janë shumë mbrapa kësaj qasjeje.
Për shëmbull ata minimalisht duhet të kishin marrë mundimin që emrat e simbolikave fetare që janë aq të dashur për mbarë njerëzimin tja përshtasnin realitetit cerek shekullor shqiptar. Ende sot e kësaj dite shqiptarët e mijëvjecarit të ri Babagjyshin e Krishtëlindjeve e quajnë me emrin ateist të maskuar, Plaku i Vitit të Ri, dhe ende nuk e kanë të qartë që ai vjen natën e Krishtëlindjeve për tu sjellë dhurata fëmijëve apo natën e ndërrimit të viteve.
Aq më pak të njohin historinë e tij të hershme si Shën Nikolla nga Azia e vogël, sot në territorin e Turqisë. Personalisht mendoj që Krishtlindjet janë ndër festat më të bukura, më të dashura dhe të ngrohta të njerëzimit, unë jam fëmijë e një nëne e përkatsisë bektshiane, dhe një babai me origjine dikur të krishterë dhe më pas muslimane, por thellësisht ndjej mallëngjim dhe dashamirësi për këtë festë kaq pozitive sic është Krishtlindja, ndaj mendoj që ka ardhur koha që festat dhe simbolet ti thërrasim me emrin e tyre të kuptimtë dhe të vërtetë, kemi nevojë të besojmë ne shqiptarët, të njohim, lexojmë dhe kuptojmë, ah sa kemi nevojë…
Jemi popull pa dinjitet qe veq vrasim njeri tjetrin dhe urrejm njeri tjetrin me gjenerata tek ne ska veq injorance
Krishtlindjet nuk kane babagjyshin per simbol,por lindjen e Krishtit,moj fetare dallkauke!
Plaku i vitit te ri eshte tjeter se ai pret e percjell vitet!
Boll me pordhe Brizida!
Po festen e droges dhe prostitutave me cfare do ta simbolizosh?
Po festen e homove me cfare do ta simbolizosh?
Ja keto shiko ti e mos bej pordhe me rigon!
Kur ishim te vegjel thonim plaku i vitit te ri ne fakt duhej te ishte plaku i vitit te vjeter.Tjetra c’pune ka nje plak si SANTA me lindjen e Krishtit kete nuk e koptoj
Si qenkan besimet shqiptare katolike dhe myslimane !!!???
-Besimet fetare ne Shqiperi jane islamike dhe te krishtera.
-Isamiket ndahen ne myslimane sunite dhe bektashiane.
Te krishteret ndahen ne ortodokse, qe jane shumica dhe katolike. Pastaj kemi edhe ungjilloret, protestantet, jehovet, etj.
Te lumte
”babagjyshi i KRISHTLINDJEVE”!!!…………….qe jep dhurata femijeve naten e KRISHTLINDJEVE!!!!!!
O Zot,mjaft me me BASTARDHIM SUNIT,mjaft me me karlliqe arabesh…………..
babagjyshi i vitit te Ri i thuhet ne Shqiperi,dhe jo plaku moj Zonja Brigjida ?
Ti me duket se ske me çfare te merresh dhe na bon autopsin e pleqve tash. !!
Ndersa une mendoj se shqiptaret veprojne shume drejt , kur e quajne
“Plaku i Vitit te Ri” . Them keshtu , mbasi po te festohej si Krishtlindje ,
kjo feste do ti perkiste vetem besimtareve kristiane , duke lene me
nje ane myslimanet , bektashinjte , por mbi te gjitha Ateistet . Festa e
Vitit te Ri , i bashkon te gjithe shqiptaret . Ndaj , zonja gazetare , perpara
se te vesh lapsin mbi leter , ver gishtin ne koke , duke llogaritur se sa i
sherbejne shqiptareve dhe vendit tend ato qe thua dhe mjaft u moret
me idjotesira qe sot po tallen e gjithe bota , kurse ju hiqeni si “moderne”
te shek . XIX , apo te Mesjetes !
Pema eshte simbol i Krishtlindjeve dhe jo e Vitit te Ri.
Midis nesh shihet nje bujari dhe dashamiresi e admifueshme, jo vetem brenda mjedisit te ngushte jetesor por edhe ne marredheniet tona me individe apo shoqeri te krahinave dhe etnive te largeta; me sjellje plotesisht te sinqerta. Shqiptari, per te qene i drejte bazohet tek fjala e dhene, e jo tek ritet e mitit monoteist qe doli nga moria e miteve politeiste me shume bije e bija perendish dhe zgjodhi birin e Perendise se Hebrejve, Jehovahut dhe Virgjereshes Mari. Shqiptarit ia kane imponuar dasite fetare politikat sunduese, ngjashmerisht, sich iu imponua percharja klasore. Tregimet fetare jane mite, qe me muptimin shkencor te botes, behen qesharake, ose material per vepra artistike per te kaluar kohen.
Ju Znj. Gjilondi predikoni si klerike, por duhet te dini se ditelindja e personifjmimit te ardhjes se Shpetimtarit (Krishtit) nga Moisou motologjik i Bibles, u caktua nga njerrezit pikerisht ne ditet qe tradicionalisht festohej hyrja ne stinen e dimerit dhe mbarimi e stineve te gjelbera. Pema simbolizon ripertteritjen e jetes me rigjenerimmin e gjelberimit, ciklin jetik. Ditet e festave te krishtera jane caktuar ne datat e festimeve tradicionale paramonoteiste.
Krishtlindja nuk ka babagjysh,,,babagjyshi me thes ne krah u krijua thjesht nga kompanite e biznesit per te shtyre sa me shume njerezit qe te shpenzojne dhe te blejne dhurata.
Krishtlindja (e shpjegon edhe vet fjala) eshte dita kur Krishti lindi.
Pershendetje per znj. Gjikondi. Artikulli ishte real. Pertej asaj se cfare eshte shkruar do te doja te shtoja se festat e fundvitit jane festuar tradicionalisht nga popujt shekuj me perpara sesa te linde Jezusi i Nazaretit.
Festat pagane jane shnderruar ne festa fetare nga kisha.
Nderrimi i viteve eshte njera prej ketyre festave, feste tjeter eshte festa e dites se veres, dita e ekuinoksit ….etj
E rendesishme eshte te mos harrojme origjinen.
Problemi eshte se sot qe shqiptaret besojne me shum ne zot,po bejne me shume krime ,me shume vjedhje,po shkojme drejt eleminimit si komb.
Drejt eleminimit si komb sepse nje pjese po deklarohen turq(dhe jane ne fakt duhet ti besojm) dhe kunder heronjve qe kane luftuar turqit,madje madje arrijne deri aty sa edhe fashizmin e nazizmin e quajne si nje gje te mire vetem se jane kunder komunizmit.
Shqiptar me ferexhe dhe mjeker pa lare kishim qe ne kohen e zogut(nga fotot)nuk kishim pare.
shqiptar tru shplar qe ikin e luftojne ne siri e kudo ne emer te fese.
shqiptar trushplar qe jane gati te eleminojne kundershtarin politik per ti ber qefin nje kryetari apo tjetrit.
shqiptare trushplar qe jane gati te sulmojne perlamentin dhe te djegin vendin per nje besim,te heqin breket dhe te gjuajne kundershtarin.te marin pushken ,thiken e cfurkun per te vrare per nje vij uji,per te vrare gruan ,vellan apo babane per nje cop tok apo shtepi.
per te gjitha keto edhe per shume pabesira e krime qe po bejme neper bote a mund te themi qe ky brez qe po rritet me besim fetar eshte me i ndershem apo me kriminali qe ka pare ky vend.
Imagjino kur edhe politikanet jane zhytur ne krime dhe korrupsion qe po i mer frymen ketij populli dhe ketij vendi……………dhe na hiqen si te virgjer!!!!!!!!
Duke qene se nje pjese e konsiderueshme e popullsise eshte myslimane eshte me mire qe ta vazhdojme ta quajme Plaku i Vitit te Ri. Keshtu mund t’i festojme te gjithe keto festa. Ne rast se do te thonim Babagjyshi i Krishtlindjeve rrezikonim qe nje pjese, sado e vogel, te largohej nga kjo feste. Me kete rast dua te uroj te gjithe shqiptaret, pavaresisht nga besimi i tyre: Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. me shendet, begati dhe lumturi.
E ke gabim Brizida! Mbi te gjitha jane festa pagane si Krishtlindjet ashtu edhe Viti i Ri te dyja festohen ne shekuj nder shqiptare…..Problemi qendron ne faktin se nuk lexoni Etnologji, por thjesht jepni mendimin se per cdo gje e ka fajin Komunizmi..
Kershendellat ose Cristi Natalis ne veri quheshin Nata e Buzmit bujar, i cili ishte nje cope kercuri i madh peme qe vendosej ne zjarr, vater..Te rumunet e arumunet quhet Craciun Mosh qe do te thote Kercuni i moshuar, togfjalesh iliro-dak.