Folët si koshi pas të vjelave, të dashur oportunistë!

22 Dhjetor 2017, 19:31Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Vota e qeverisë shqiptare në OKB për Rezolutën e paraqitur nga Turqia në lidhje me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA, ngjalli reagime të forta të faktorit politik opozitar në Shqipëri. Opozita duket se gjeti një shkak të ri me anë të të cilit të sulmojë kryeministrin Rama. Duke nisur nga lideri i PD-së Basha, vijuar me ministrin e Jashtëm hije Çollaku, ish kryeministrin Berisha, e duke vijuar tek opozita tjetër me kryetaren e LSI-së Kryemadhi, të gjithë dolën kundër kësaj vote dhe e konsideruan këtë votim si qëndrim kundër SHBA-së dhe vetë Presidentit Tramp. Në fund foli edhe Presidenti i Republikës nëpërmjet zëdhënësit të vet, duke bërë njëfarë distancimi me shprehjen: “qeveria nuk u konsultua me të”.

Bukur, shumë bukur deri këtu. Është e drejta e opozitës që, ashtu si në çështjet e brendshme, të jetë kundër qëndrimit të qeverisë edhe në çështjet e jashtme. Vetëm se ka një problem dhe ai është oportunizmi që karakterizon opozitën tonë. Për ta thjeshtua problemin. Qëndrimi i qeverisë nuk ishte diçka e papritur. Ai nuk erdhi si një rrufe në qiell të kthjellët për opozitën dhe Presidentin. Fatmirësisht ministri Bushati është treguar shumë transparent duke e zbuluar votën shqiptare qysh më datë 15 dhjetor, gati një javë para se të votohej Rezoluta në OKB.

Në një kundërpërgjigje në Kuvendin e Shqipërisë për ish- ministrin Tritan Shehu, në lidhje me përfaqësimin tonë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, zoti Bushati preku edhe çështjen e votës në OKB ku e tha qartë se “…kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian”. Për më gjatë mund ta lexoni në lidhjen: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/ministri-ne-parlament/fjala-e-ministrit-per-evropen-dhe-punet-e-jashtme-ditmir-bushati-ne-parlament-mbi-pjesemarrjen-dhe-qendrimin-e-shqiperise-ne-takimin-me-te-fundit-te-obi-t&page=1.

Duke qenë në dijeni të këtij qëndrimi, të bërë në organin më të lart kushtetues, siç është Kuvendi, opozita nuk e kundërshtoi dhe nuk shfaqi asnjë kërkesë që qëndrimi i qeverisë shqiptare të ndryshojë. As në seancë plenare nuk e diskutoi më, as nuk kërkoi mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme. Edhe nga ana e Presidencës nuk dimë që të jetë kërkuar ndonjë takim paraprak me ministrin Bushati. Në rastin më të mirë, këto mund të konsiderohen si miratim në heshtje. Në rastin më të keq, duhen parë si një shpirtligësi e opozitës që mezi priste të shihte të konkretizuar votën e qeverisë shqiptare dhe të fërkonte duart se tashmë kjo qeveri ka marrë mërinë e qeverisë amerikane për qëndrimin që mbajti. Besoj se ende janë me gishta të kryqëzuar dhe luten që zemërimi amerikan të shpërthejë ndaj kryeministrit Rama si një uragan i vërtetë.

Opozitarët e post factum e argumentojnë votën pro si shenjë mos respekti që demek Shqipëria ka treguar ndaj SHBA-ve duke bërë lidhje të shkurtër me luftën e saj në Kosovë. Padrejtësisht gjithë meritat ia japin Presidentit Klinton (që përfaqësonte Amerikën), duke i mohuar me pa të drejtë meritën e përbashkët kryeministrit britanik Toni Bleir (që përfaqësonte Evropën), pa dakordësinë e të cilit as që bëhej fjalë që SHBA të niste e vetme sulmin mbi Serbi.

E gjithë zhurma që ngre opozita konsiston sikur Shqipëria është e vetme në këtë vendimmarrje. Askund nuk e përmend që të gjitha shtetet e fuqishme që përbëjnë Bashkimin Evropian mbajtën të njëjtin qëndrim.

Duke mos pasur një prononcim të opozitës përpara votimit, nuk mund të hidhet poshtë edhe hipoteza tjetër që nëse vota e Shqipërisë do të ishte kundër Rezolutës, po kjo opozitë do akuzonte qeverinë se doli kundër qëndrimit të shumicës së vendeve të botës, përfshi edhe atyre ku dëshirojmë të anëtarësohemi.

Nëse opozita i ka seriozisht ato që mendon, duhet t’i shpaloste qëndrimet e saj përpara se të ndodhte votimi, e jo të flasë pas pilafit apo si kofini pas të vjelave, ndërkohë që ishte njohur me qëndrimin që do të mbante qeveria shqiptare.

Për ta mbyllur, nëse do të bëja një deduksion në këtë rast, fjalia më e përshtatshme do të ishte: Të dashur oportunistë të opozitës! Heshtja juaj dje, përpara votimit në OKB, ju bën sot fajtorë po aq sa vendimmarrja e qeverisë, në raport me SHBA-në!(TemA)

8 komente në “Folët si koshi pas të vjelave, të dashur oportunistë!”

  1. {sit back and relaks} says:

    PIRC PIRC

  2. Niko says:

    ?????????????
    E KE QA!!!!!!

  3. Kombi says:

    VELLACKO ,OPOZITA ME NE KRYE BERISHEN , MONIKEN ,ILIRIN , JANE TE TREMBUR DERI NE PALCE DHE ME KETE RAST, PO I SERVILOSEN AMERIKES , PER TI TREGUAR SE JEMI ME TE MIRET , POR NUK DO TI NDIHMOJE ASPAK E GJITHA CFARE ATA BEJNE . LLOGARITE I KANE PER TI DHENE NE SHQIPERI , MOS TI GENJEJE MENDJA QE AMERIKA DO TI MARRI ME SY TE MIRE DHE NGA TE KORRUPTUAR DO TI BEJ HERONJ . EDHE KETE HERE DO TE ZHGENJEHEN SI J U ZHGENJYEN , KUR SHKUAN NE AMERIKE ,PER TU SERVILOSUR TEK TRUMP . KETA JANE LLUMI I SHQIPERISE .

  4. ALPINI.
    PERSUGJERIM. OPOZITA E JONE DO TE MBANTE TE NJEJTIN QENDRIM EDHE SIKUR TE VOTONIM KUNDER REZOLUTES.AGTO DO TE HIDHESHIN NE SULM PSE DOLET KUNDER BE. U BETE KUNDER 128 SHTETEVE PER TJU LEPIRE SHBA
    KESAJ I THONE HYP NE PEME SE TE VRAVA.ZBRIT NGA PEMA SE TE VRAVA…

  5. katarakti says:

    E ke shkruajtur kete shkrim sikur te jesh i paguar nga qeveria. Aq i njeanshem dhe i pa llogjikshem eshte. Shqiperia eshte nje pike uji ne oaqean qe te jape mend. Por ajo pa dyshim ka te drejte te kete qendrimin e saj per kete çeshtje. Une personalisht, megjithese nuk ka asnje rendesi, jam kunder vendimit te Trump-it. Por po te isha kryeminister ose do te votonja pro tij, ose do te kisha abstenuar. Por ne asnje menyre nuk do te kisha dale kunder Uashingtonit. Sepse interesat e kombit dhe Atdheut jane mbi gjithçka. Para tyre as qe vihet ne pyetje se çfare bejne dhe duan arabet dhe izraelitet. Vende me peshe ne BE abstenuan. Perse nuk e beri edhe Shqiperia diçka te tille?! Perse duhet te rradhiteshim ne nje aradhe me Greqine, Serbine dhe Putinin?! Perse duhej te mbanim anen e Erdoganit dhe te rrezikojme ftohjen me Ameriken?! Do te thuash ti ja Gjermania, Franca etj votuan kunder Trumpit. Por ato jane vende te medha dhe te perparuara. Ndersa Shqiperia e drobitur, e ciflosur, e telendisur dhe e hallakatur mezi mbahet ne kembe. Dhe, pika neve, po perpiqemi te bejme politike te drejte! Politika me e drejte jane ruajtja e aleancave tona strategjike dhe mbarekombetare. Nuk ka rendesi se çfare mendon apo do Rama, Bushati dhe kompani. Interesi yne kombetar kerkon qe ne çdo kohe dhe ne çdo rrethane ne te jemi me Ameriken. Pavaresisht se kush sundon ne Shtepine e Bardhe. Por me duket se as Kallami pa fara dhe as ky gjasme minister i pa boje, nuk jane te gjendje te kuptojne kaq gje. Ose u eshte bere mendja Erdogan! Ndryshe nuk ka si spjegohet kjo gafe dhe driteshkurtesi.

    1. floriri i Bençes says:

      bravo Sali!

  6. Jimi says:

    Ore! Kur u ben kaqe filoamerikane keta qe jo me large se dje nuk lane gje pa then per politiken amerikane te perfaqesuar nga LU ? Nuk ngeli gje pa i thene LU-s, socialist, trafikant, i korruptuar, i shitur, e c’nuk i thane!? Jane keta, apo na bejne syte?

  7. shushica says:

    Si rregull ,çeshtjet delikate te politikes se jashteme diskutohen edhe me opoziten .POR …a kemi ne opozite…Per fat te keq ajo qe e quan vehten opozit ,e kam fjalen per banden Berisha ,Basha ,Monika jane vetem nje grup kryehajdutesh anarkofashiste antishqiptare .Megjithate Altin ,ka njerez ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise qe mund te keshillojne politike me te rafinuar .Mendoj qe abstenimi do te ishte rruga me pa probleme per Shqiperine .Dikush mund te thote ,oportunizem …natyrisht ,oportunizem ,por edhe kjo ben pjese ne politike.Ka momente qe oportunizmi sjell me pak probleme ,sidomos per ne si vend i vogel dhe me mjaft çeshtje ende te pazgjidhura .Ne nuk duhet te imitojme ,por duke ruajtur ekuilibrin ,duhet te gjejme zgjidhjen me me interes per momentin .Natyrisht dikush mund te thote qe aleate te ngushte te SHBA ,Gjermania ,Britania ,Japonia ,Franca votuan rezoluten .Por ato jane shtete te fuqishme ,jane ne pozicion te ndryshem nga ne .Dhe zera jashte politikes ,por racionale per abstenim kishte perpara votimit ,edhe ne komentet e kesaj gazete .Degjesat e Rames ne popull ndoshta do te ishin me efektive sikur te orientoheshin drejt sugjerimeve kritike racionale ,duke lene menjane shfaqjet formale mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje