Mustafa Nano: Mos na lëntë Zoti pa Amerikën, por ne jemi vend mysliman, apo e keni harruar?

22 Dhjetor 2017, 10:09Blog TEMA

Mustafa Nano ka komentuar votën e Shqipërisë kundër SHBA-së, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ai shkruan për Mapo, se Shqipëria ishte e detyruar që këtë radhë të votonte kundër SHBA-së.

Nano kujton ndër të tjera, edhe faktin se Shqipëria është një vend mysliman dhe bën pjesë në Konferencën Islamike.

Shkrimi i plotë i Nanos:   

Ngjarja dihet tanimë: SHBA-të morën vendimin që ambasadën e tyre në Izrael ta zhvendosin në Jeruzalem. Ishte një vendim që në letër ekzistonte prej dy dekadash, dhe Donald Trumpi nuk është se bëri ndonjë shpikje të vetën apo iu fut ndonjë aventure të pamendueshme. Ai thjesht u tregua më me këllqe (apo më mendjekapsollë, do thoshte dikush) se paraardhësit e tij për të vënë në jetë një vendim të Kongresit amerikan. Me këtë duhet thënë që ky vendim është një vendim amerikan. E ishte për këtë arsye që zërat kritikë brenda SHBA-ve ishin të paktë e të mekur (tek-tuk ndonjë anëtar i kongresit, demokrat, dhe ndonjë kolumnist). Si për të ilustruar konsensusin amerikan rreth kësaj çështjeje, mjafton të themi se këto dy ditë, teksa në të gjitha gazetat e botës janë publikuar komente e opinione mbi fatin e Jeruzalemit, në shtypin amerikan ka patur pothuajse heshtje. Në rubrikën e opinioneve në të përditshmet New York Times dhe Washington Post ka patur lloj-lloj shkrimesh, por jo shkrime për këtë çështje. Në këto gazeta është raportuar ngjarja, por nuk është shoqëruar me komente. Analistët amerikanë janë marrë më së shumti me paketën fiskale që u miratua në Kongres, e që vetë Trumpi e cilësoi si “uljen më të madhe të taksave në historinë e SHBA-ve”; dhe me çështje të tjera “rutinore”, siç është ajo e Koresë së Veriut, Harvey Wienstein-it, Rusisë, hetimit mbi rolin e kësaj të fundit në fitoren elektorale të Trumpit etj. etj. Është pak e çuditshme që amerikanët i kushtojnë pak vëmendje faktit që Donald Trump është duke e tronditur nga themelet, asëll-asëll duke e shkallmuar politikën e jashtme amerikane. Dhe ky shkallmim nuk ka të bëjë me vendimin mbi Jeruzalemin. Ka të bëjë me sjelljen e mëpasshme. Nikki Haley, ambasadorja amerikane në OKB, reagoi në stilin trump-ian pasi Këshilli i Sigurimit vendosi për të mbledhur Asamblenë e përgjithshme për të diskutuar mbi rezolutën e përgatitur nga Egjipti, në të cilën u kërkohej SHBA-ve të tërhiqeshin nga ky vendim dhe u bëhej thirrje vendeve të tjera të botës që t’i dilnin kundër këtij akti unilateral të diplomacisë së SHBA-ve. Rezultati i votimit në Këshillin e Sigurimit ishte 14:1. Vendi i vetëm që votoi kundër rezolutës ishin vetë SHBA-të. Çfarë vetmie! “Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë gjë”, iu tha ambasadorja Haley anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, ku përveç anëtarëve të përhershëm, si: Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca, bëjnë pjesë edhe Italia, Suedia e Ukraina nga Europa, Japonia e Kazakistani nga Azia, Bolivia e Uruguai nga Amerika e Jugut, dhe Egjipti, Senegali e Etiopia nga Afrika. Pas kësaj, Nikki Haley u shkruajti një letër 180 vendeve anëtare të OKB-së (nga 193 që janë gjithsej), në të cilin ishin të qarta tonet kërcënuese. “Unë do të shoh mirë se cilat vende do votojnë në favor të rezolutës; Presidenti më ka kërkuar që t’i raportoj atij mbi këtë gjë”. E pasoi vetë Presidenti: “Lërini të votojnë si të kenë qejf. Nëse votojnë kundër nesh, asnjë e keqe nuk do na vijë; thjesht do kursejmë ca miliarda dollarë që i japim si ndihma nëpër botë” (për dijeni, vitin e kaluar, Egjipti e Jordania morën prej SHBA-ve më shumë se një miliard dollarë ndihmë secila). Me fjalë të tjera më të varfra, SHBA-të ishin duke iu thënë të gjithëve: “Pa provojeni njëherë të votoni kundër nesh”.

Shqipëria e provoi. Votoi kundër. Ishte një nga 128 vendet që bënë të njëjtën gjë (35 vende abstenuan, 21 vende nuk morën pjesë në votim, 9 ishin kundër rezolutës). Bëmë mirë? Apo bëmë keq? Në fakt, nuk ka qenë një vendim i lehtë. Shqiptarët nuk është se thjesht u janë në borxh SHBA-ve. Jo, ka edhe vende të tjera që i janë në borxh superfuqisë së vetme të botës. Problemi është se ne jemi në një raport varësie jetike me ta. Nëse vëmendja amerikane na ikën, këtu nuk dihet se si mund të venë punët. Sigurisht, janë vendet e Europës që na monitorojnë, është BE-ja ku ne duam të anëtarësohemi, por të gjithë e dimë se Brukseli nuk e ka ndikimin e Washingtonit. Ju kujtohet ngërçi politik para zgjedhjeve? Erdhën shumë emisarë nga Europa, emra të njohur, të rëndësishëm. Angela Merkeli dërgoi zëvendësin e vet. Por në fund, ngërçin e zgjidhi Hoyt Brian Yee, që në administratën e lartë amerikane është vrima e fundit e kavallit: Zv.ndihmësi i sekretarit të shtetit për çështjet europiane e euroaziatike. Për të patur një ide më të qartë mbi peshën e tij, po ju sjell edhe një fakt tjetër: Sapo është emëruar ambasador i SHBA-ve në Shkup. Siç shihet, është një diplomat amerikan i sërës së dytë, ndoshta të tretë. Dhe fuqia e tij për të zgjidhur krizën shqiptare nuk buroi prej statusit zyrtar të tij, por prej faktit se në emër të kujt fliste. Ai fliste në emër të Departamentit të Shtetit. Është aq i madh ky ndikim amerikan në Shqipëri, sa nuk do ishte e tepërt të thuhej: Mos na lëntë Zoti pa Amerikën! Por….

…. Medalja ka edhe një anë tjetër. Vendimi Donald Trumpit është i gabuar. Tani, të kuptohemi, mbi bazën e rregullave dhe të logjikës së real-politikës, vendeve si Shqipëria nuk u takon, më saktë nuk u lejohet, që të kenë opinione e qëndrime të tyret mbi çështje të nxehta të politikës ndërkombëtare. Pastaj, në gjëra të tilla nuk mund të flitet gjithnjë me siguri matematike. Por në këtë mes nuk është puna se ne mendojmë që SHBA-të janë duke bërë një gabim. Është pothuajse e gjithë bota që është me mendimin se vendimi amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit është dramatikisht i gabuar. Dhe kështu, çështja ndërlikohet. Ne nuk mund të ndaheshim nga vendet e Europës, prej të cilave asnjë nuk votoi kundër. Flitej se do ta bënin këtë gjë Republika çeke dhe Hungaria, por edhe këto in extremis adoptuan një qëndrim të pabujshëm: abstenuan. Siç bënë edhe Kanadaja, Australia, për të cilat gjithashtu besohej se do votonin kundër rezolutës. Ato që votuan kundër (përveç SHBA-ve vetë dhe Izraelit) ishin vende krejt të panjohura, emrat e të cilave më shumë sesa për emra vendesh mund të merren gabimisht prej shqiptarëve për emra ilaçesh apo parfumesh: Nauru, Palau etj.

Përveç kësaj, ne jemi një vend me shumicë myslimane, dhe do të kishim lënë nam e shkuar namit nëse do të veçoheshim nga bota që, në instancë të fundit, po vihej në mbështetje të të drejtave të një vendi mysliman që ende nuk është shtet, Palestinës. Më tej, ne jemi vend anëtar në Konferencën Islamike. E keni harruar këtë gjë? Mos e harroni. Jemi ende vend anëtar i kësaj Konference, në të cilën nuk do duhej të ishim futur e prej së cilës do duhej të kishim dalë. Jo sepse atje bëjnë pjesë vend myslimane, por sepse kjo organizatë ka si qëllim primar të vetin “të frymëzohet nga, e të promovojë, vlerat e larta islamike”. Karta (statuti) i kësaj organizate fillon me fjalët: In the name of Allah…. (Në emër të Allahut….). Mirëpo ne jemi ende në këtë Organizatë, ku bën pjesë edhe Turqia. Prej kësaj të fundit, gjithashtu, nuk mund të ndaheshim në një rast të tillë. Erdogani është ai që është, por Turqia është një aleat i yni strategjik. Ç’është e vërteta, nuk ia kemi parë hairin për ndonjë gjë, duke përjashtuar xhaminë e madhe në mes të Tiranës, apo xhami të tjera të ndërtuara gjithandej, por ata janë me hir, me pahir aleati ynë historik, diplomatik, natyral. “Baba” Erdogani do ishte tërbuar sikur ne të votonim kundër rezolutës. Në fund, vota jonë nuk është se do t’u shërbente shumë SHBA-ve. Nuk është se ishte një votë që do ndante shapin nga sheqeri. Nuk është se amerikanët ishin vënë në kërkim të një vote që atyre u duhej se s’bën, dhe ne ua refuzuam. Nuk ishim as në situatën, në të cilën po merrej një vendim që për amerikanët do të ishte detyrues. Jo, miratimi i rezolutës nuk i detyron SHBA-të për asgjë. Duke qenë kështu, nuk është çudi që amerikanët vetë, për të mos vënë në pozitë të vështirë shumë aleatë, t’u kenë dhënë atyre heshturazi “lejen të mos ndahen nga bota”. Me këtë shpjegohet, ndoshta, abstenimi i Kanadasë e Australisë.

Siç shihet, peshorja anon nga “po”-ja për rezolutën. Është një “po” që nuk na rrezikon për asgjë. Është një “po” që me siguri është kuptuar nga amerikanët. Kuptohet, nëse kanë patur nge, e dëshirë, ta vënë re që ne kemi votuar “po”.

23 komente në “Mustafa Nano: Mos na lëntë Zoti pa Amerikën, por ne jemi vend mysliman, apo e keni harruar?”

  1. Lani says:

    Po edge mund te abstenohej dhe ia hidhnim pa u lagur?

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,jeni te pabese……………..jeni plehra arabe!

      1. Hoxhe Armandi says:

        Muç i je futur ketyre turkoislamikeve me shkop koheve te fundit dhe meriton nje bravo. Anetar te konferences islamike ne mes te evropes o zot ca paradoksi.

  2. Brahoo says:

    E ke gabim Muçi. Eshte nje vote qe na rrezikon me te gjithe. Per Ameriken eshte antiamerikane per Europen eshte nje vote pro-turke.

  3. Alb says:

    Po cvend musliman jemi mo rrace e poshter. Sa qef e ka kte fjale . duket qe e theret kushtrimi te pareve.

    1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      90% sumqire muslims,te duken pak!?
      vend islamik e kaluar madje edhe Turqise………..

  4. faro says:

    Analize e thelle dhe e drejte.
    Madje vete USA, nepermjet te gjithe perfaqesuesve te saj,na thote ne menyre te perseritur se vendi juaj eshte ne EUROPE.
    Atehere:
    Perse duhej te votonim kunder Europes? Apo qe te mbeteshim pas Serbise qe votoi pro?

  5. berti says:

    ore pse e nxirrni akoma kete ky nuk e ka pyken e analistit shikojeni si flet nuk lidh dot dy fjale mos u jepni kaq vlere ketyre njerezve

  6. ada says:

    Muslimonet ndrruan fene jo ma nje vote

  7. vang says:

    Ngado qe ta kthente qenka keq,.Vetem gomari i Nastradinit nuk piu ujin qe donte. Z,Muci;Shqiperia nuk votoi kundra per qejf te TURQISE .Perse ke qejf te thuash ndonje mufke.Ka arsye te tjera me te medha.

  8. Jimi says:

    Shqiperia si vend i vogel dhe me probleme i cili do te jete gjithmone nevojtare, por jo vetem per Ameriken, por edhe per Europen, do te vinte nje dite qe te ndodhej dhe do te ndodhet perseri, ne nje pozicion teper te veshtire per te mbajtur nje qendrim korrekt. Kjo eshte bela!? I dhe uje gomarit? I dhashe! I dhe te ftohte? E ftove! I dhe te ngrohte? E ngrove! Fukaraja nuk di si ta ndaje mendjen!?

  9. Tin says:

    Ky po nuk foli marrina nuk ha buke, faj kemi ne qe e klikojme perfshire dhe Temen. O zot..

  10. mirel says:

    Mire e ka analisti. Shtypi amerikan ka heshtur dhe nuk flet fare per kete ashtu si ka heshtur shtypi shqiptar per varrezat greke.
    Ne jemi cdo gje, vetem shqiptare nuk jemi.
    Sa per voten Ramuti po ndjek politiken greke dhe serbe te asimimit te Shqiperise.
    E vetmja gje qe nuk i intereson Shqiperise eshte prishja e aleances me Ameriken. Dhe aq me keq nen damken e muslimanit.
    Po Ramuti ben pikerisht kete, ekzaktesisht pasi eshte bere aleati me i madh i Greqise, duke i falur toka. Vorio epiri ne loje
    Zona e lire ekonomike me pare garanton aksedin detar te Serbise dhe faljen e detit ne jug Greqise.
    Nga nami si musliman Ramutit i vjen me per mbare te perfitoje percmimin dhe nenglizhencen e botes perendimore, se keshtu do ta kete shume te lehte dorezimin e Shqiperise te padronet e tij serbe e greke.
    A nuk beri kete dhe Berisha?
    Dhe ju vazhdoni i thoni patriot ketij qelbesire.

  11. saliu says:

    Bravo Nano , analize shume realiste.

  12. mirel says:

    Sa per kete Muc gomarin qe thote se do kishim lene nam e shkuar namit po te votonim pro Amerikes..une di te them se nuk di me cte them per absurditetin e kesaj ideje kur vete populli shqiptar eshte musliman aq sa jane koket bythe. Ne rastin e Mucit kjo vlen.
    Perderisa mbi supe mban ere anusi atehere duhet mbajtur sa me larg nga opinionizmi shqiptar.
    Niseni ne Palestine.
    Atje ta tregoje domethenien e tij prej Muslimani.
    Sa per Ramutin, ai jo se ndihet mysliman. Po eshte tradhetar i felliqur.
    Ka pazarw te ndyra me gjithe mafiozet e Lindjes, prandaj zbaton urdherat e tyre
    Xhamite qe ngre jane prova.
    Po ne mos ju.mbushte mendja gjykoni si ka mundesi qe Albanian Airline..avionin e pare shqiptar qe donte ta vinte Ramuti, u pezullua pasi investohej nga kriminele terroriste te listuar ne Interpol.
    Akoma jini qorra? Si ka mundesi qe qeveria ofron shoqeri ajrore me kriminele, ku te pakten aviacioni , per vete shkallen e rrezikshmerise eshte nje nga deget kyce te Sigurise se larte.
    Rama vete dhe e themelon hapur fare me terroriste.
    Per ke punon Ramiu?

  13. Haka Tekizoti says:

    Shqipëria nuk është aspak vend myslyman, siç e quan Mu..i e të tjerë, as katolik dhe as ortodoks; Shqipëria është vendi i shqiptarëve, që janë të lirë të mendojnë si të duan, po jo sipas mender dijeve të Mu…it e të tjerëve si ai. Edhe qëndrimi i mbajtur ne OKB nuk shpreh domethënien e përkatësisë fetare, ndaj të cilës, ndryshe nga ç’mendon Mu…i e të ngjashmit e tij, me përjashtime të rralla, nuk e rrujn hiç për ndonjë përkatësi të tillë. Edhe ata shqiptarë që besojnë, besojnë se ka një zot, i cili nuk i përket asnjë feje, por i përket vetëm vetvetes. Analistët si Mu…i me shokë duan të jenë në vëmendjen e “miletit” dhe për këtë qëllim po i çajnë menderen pa u skuqur fare që janë bërë gazi i botës.

  14. Genti says:

    E para Shqiperia nuk eshte vend musliman pavarsisht se nje pjese e tyre jane deklaruar si te tille ndekohe qe as nuk jane bere synet e as nuk kane shkuar edhe nje here te vetme ne xhami per te mos thene nuk dine asnje fjale lutjeje ne arabisht pervec fjaleve ishallah,marshallah apo meazallah. Besimi nuk trashegohet po nuk u ndje me zemer e po nuk u prktikua. Qe nga periudha e Rilindjes kemi nje postulat “Dielli per kombin Shqiptar lind ne Perendim”. Rilindasit tane edhe pse te lindur nen Perendarone obskurantiste Osmane edhe pse nje pjese e tyre i perkisnin besimit islam e kishin kuptuar qe Kombi yne i perket territorialisht dhe shpirterisht Perendimit ndersa per keta “Rilindasit” e sotem eshte i pakuptueshem qendrimi ne OKB kunder SHBA -ve. Shqiptaret duhet te zgjedhi mes SHBA-ve dhe Perendimit apo Erdoganit dhe Islamit. Eshte pabasi tipike te ulesh ne dy karrige te hashme dy luge e te luash me dy porta. Si duket Shqiptaret e kane humbur Besen qe kur u konvertuan ne mase gjate pushtimit Otoman me dhune me qef apo thjesht per interes. Jeruzalemi ka qene kryeqyteti Historik i Judese (Izraelit) prej 3000 vjetesh pavarsisht se u pushtua , c’lirua apo u ripushtua nga Arabet. te krishteret dhe Otomanet. Turqit dhe Arabet i shohin dhe i duan shqiptaret vetem si “vellezer”muslimane kur ua do interesi nderkohe qe po ketyre “vellezerve” muslimane ne Kosove nuk ua njohin akoma edhe sot Pavarsine e te vetmet investime qe bejne jane vetem xhamijat dhe fondacionet islamike qe ua bejne mendjen corap e i cojne drejt integralizmit dhe terrorizmit.

  15. Gjon Leka says:

    Ô Nano Ziu! Edhe ti po e prish gjuhën shqipe? Nga e nxorre formën SHBA-të, SHBA-ve !? Rregulli e do të thuhet SHBA-ja, SHBA-së. Përse shpik rregulla dhe ua imponon të tjerëve? Të ka dalë problem edhe më emrat e përveçëm që i shkruan sipas qejfit. Që t’i lexosh e shqiptosh duhet të dish gjithë gjuhët e botës. Me mëndjen tuaj të enjtur nga fryrja intelektuale po i bëni gjëmën shqiptarëve : po dëmtoni shtyllën qendrore të identitetit të tyre. Nano, mblidhu e për mbaji!

  16. Maloku says:

    Po na jena shtet laik mor idiot.

  17. SHQIPERIA VEND SHQIPTAR says:

    Shqiperia eshte vend SHQIPTAR, ne te cilen ka predikues te religjioneve te ndryshme, pra ka edhe afersisht 35 mije Musliman, por SHQIPERIA ESHTE VEND SHQIPTAR, e ti o mustafa al nano, ti je nje derrase qenefi qe propagandon se SHQIPERIA ESHTE VEND MUSLIMAN. tphuuuuuuujj taqifsha qenefin e nones.

  18. miri says:

    Njeri i cmendur ky nono.Ky eshte si ajo sorra qe kendon dhe e urrene gjithe dunjaja.

  19. N. KITA says:

    “Vrima ose bira e fundit e kavallit”, pak si tepër banale të përdoret ky “atribut”.
    Pak cipë etike, o Mustafa, o Mustafa!
    I thua vetes opinionist!

  20. C’na lidh ne me myslimanizmin ,c’far kemi pare ndonje te mire nga kjo fe,qe na mbajten turqit 500 vjet ne injorance,duke na detyruar te nderrojme fene,se kemi qene te krishtere ,sot qe kerkojme te futemi ne BE pengesa me e madhe eshte myslimanizmi,keta qe mbahen per myslimane nuk eshte se e ndjejne,sepse 50 vjet krimineli shqiptareve shkaterroi cdo gje fetare qe kishim,na beri te pafe i vetmi ne te gjithe botet dhe sot duke nderhy keto vendet islamike pa pritur u beme myslimane 70 % !Ku deshirojne shqiptaret te behen pjese ne vendet islamike apo ne BE ?Thirini mendjes o njerez !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje