Pështyma e Sali Berishës bie mbi Sali Berishën

21 Dhjetor 2017, 09:17Blog TEMA

Deputetin e parlamentit të Shqipërisë Sali Berisha duket se e ka lënë fiqiri. Akuza e tij se Fred Abrahamsi paskësh qenë agjent i Serbisë është shpifje kriminale. Fred Abrahamsi si rrallëkush tjetër i ka dokumentuar krimet e Beogradit mbi shqiptarët e Kosovës. Ai është hero, ndërsa Berisha një matuf që e ka humbur udhën.

Nga Enver Robelli

Kujdes! Armiku është në mesin tonë. Së paku sipas Sali Berishës. Ish-presidenti i Shqipërisë, ish-kryeministri i Shqipërisë, ish-shefi i opozitës dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike ka llomotitur sërish në mediat shqiptare. Kur nuk ia japin këtë rast mediat shqiptare, Berisha e (keq)përdorë profilin e tij në Facebook. Tani Berisha citohet të ketë thënë se Fred Abrahamsi, një shtetas amerikan, aktivist për të drejtat e njeriut, autor i një libri shumë të vlefshëm për vitet e tranzicionit të përgjakshëm shqiptar, paskësh qenë agjent i Beogradit. Këtë, sipas Berishës, e paskëshin zbuluar agjentët e SHISH-it, me nder me thënë shërbimit sekret të Tiranës në fillim të viteve ’90.

Sali Berisha gjatë karrierës së tij politike ka folur shumë budallallëqe. Dyshohet se regjimi i tij është përgjegjës edhe për krime e korrupsion. Ka dyshime se bandat e tij policore kanë vrarë qytetarë të pafajshëm. Ka deklarata të poshtra të tij, ku sulmon Ibrahim Rugovën, kërkon – më 1997 – nga shqiptarët e Kosovës të përkrahin opozitën serbe në demonstratat kundër Sllobodan Milloshevicit, bile për këtë qëllim provon ta instrumentalizojë edhe Adem Demaçin (shpeshherë të gatshëm për t’u instrumentalizuar), propozon që Kosova të rehatohet brenda hapësirës demokratike jugosllave. Sa i përket akuzave që Berisha ka bërë në betejat e tij politike në Shqipëri, nuk duhet humbur shumë kohë: njëherë e akuzonte Fatos Nanon se me njerëz të tij transporton drogë më helikopter, më vonë u afrua aq shumë me të, saqë supozohej se do ta përkrahte për ta bërë president të Shqipërisë.

Akuza e neveritshme e Berishës kundër Fred Abrahamsit është kulmi i çmendurisë së tij. Nuk mund të arsyetohet kjo deklaratë as me pleqërinë e tij, as me boshllëkun mendor, as me humbjen e arsyes, as me shkëputjen nga logjika, pra s’mund të arsyetohet me asnjë kauzë. S’mund të arsyetohet me asgjë. Fred Abrahamsi nuk ka nevojë për mbrojtje, por ne shqiptarët kemi nevojë të kujtojmë se pa Fred Abrahamsin bota nuk do të mësonte aq shpejt për tragjedinë e Kosovës. Pa njerëz humanistë, trima e të ndershëm si Fred Abrahamsi shumë vuajtje të Kosovës bota nuk do t’i kuptonte. Pa punën e Fred Abrahamsit bota nuk do të alarmohej aq shpejt mbi krimet e llahtarshme të Beogradit në Kosovë.

Pak shqiptarë kanë bërë më shumë punë se Fred Abrahamsi për Kosovën dhe – qe besa – edhe për Shqipërinë. Fredi, siç e njohim të gjithë ne që më së shumti kemi dhënë ndonjë kontribut shkrimor për lirinë e Kosovës, ka shkelur gati çdo cep të Kosovës për të dokumentuar krimet e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Raportet e tij dhe të Human Rights Watch kanë qenë bazë për ngritjen e aktakuzës kundër Sllobodan Millosheviqit, këto raporte kanë qenë të domosdoshme për të dëshmuar fajësinë e gjeneralëve dhe politikanëve serbë në Hagë mbi krimet në Kosovë. I verbuar nga betejat politike në Shqipëri tash Berisha merret me detektim të agjentëve të UDB-së. E quan agjent të serbëve një aktivist të të drejtave të njeriut, ndërsa ka akuza të shumta se regjimi i Berishës u ka shitur benzinë trupave malazeze e serbe gjatë embargos së OKB-së kundër regjimit të Sllobodan Milloshevicit.

Mos prisni që Berisha t’i kërkojë falje Fred Abrahamsit për deklaratën e tij të ndyrë. Berisha është malësor. Porse aso malësori që kur flet i këput të gjithë kabllot e trurit. Por si shoqëri shqiptarë – në Kosovë e në Shqipëri – duhet të reagojmë me përbuzje ndaj këtij niveli barbar të gjuhës publike. Pa njerëz aq vetëmohues si Fred Abrahamsi shqiptarët e Kosovës sot do të ishin një turmë e shpërndarë nëpër botë, me atdhe të okupuar, pa liri e pa shtet. Heshtja e politikanëve të Kosovës ndaj kësaj shpifjeje të Berishës flet për politikanët e Kosovës. Ata ende gajasen pas deklaratave folklorike dhe idiotike të një matufi të lodhur që i bën aq dëm të madh shqiptarëve. Turp! Krim! Dhe marrëzi! Fred Abrahamsi- po e përsërisim – nuk ka nevojë për mbrojtjen tonë. Atë e mbron puna e tij e madhe në dobi të shqiptarëve. Por shqiptarët janë mosmirënjohës, andaj heshtin.(TemA)

17 komente në “Pështyma e Sali Berishës bie mbi Sali Berishën”

  1. salem says:

    Mendoj se duhet ta kesh kuptuar edhe ti Vero se Berisha eshte pjese e Serbise ,jo e Shqiperise.
    Ai ka qene gjate gjithe kohes ne sherbim te tyre dhe sigurisht qe eshte paguar nga ata. Dikur do dalin.
    Si serb ne gen dhe ne shpirt qe eshte ,mos prit te jete ndryshe nga vehtja. FAQEZIU!

    1. Dyrrahu says:

      Edhe pse nuk e cmoj Enver Robelin, kesaj radhe pajtohem plotesisht me paraqitjen e tij.
      Sali Berishes mund t’i besohet ne deklaraten e tij per zotin Abrahams vetem nese tregon se jane takuar bashke me te para agjenteve te UDB-se jugosllave.

      1. I.Hoti says:

        Edhe une jo gjithmone pajohem meZ.E.Robelli, por edhe kesaj here pajtohem 100%.! Shkurt e qarte. Shqiptaret duhen te hapin syte e veshet ,cfare aktiviteti kriminal ka bere ky matuf ne gjithe viset shqiptare…deri kure???????

  2. Andromeda says:

    Ky Robeli mos ka qenë dikur dashnor i flaktë i Saliut?

    1. Iliri says:

      Po pse nuk duhet ndryshuar opinioni ndaj fakteve te pa kundershtueshme????/ Mendoj se reflektimi eshte veti intelektuale .

  3. h says:

    HAJDE DRUU ME PRE OR TAJ !

  4. "BOHOTINA" says:

    Bukur mire Robelli, por Berisha nuk ka humbur rrugen, por eshte keqberes, kusar, vrases, shites i trojeve, shkeles i embargos, pushtues institucionesh, spiun qe vazhdon t’ u sherbeje atje ku ka ngrene lugen me corbe, delenxhi, hipokrit, genjeshtar, manipulues, poshtersite e tij ua hedh te tjereve, cmirezi, cicmicxhi, inatcor, delenxhi, hipokrit, servil, arrogant. Thjesht mallkim per Shqiperine. Çdo poshtersi ne kete vend ka mendjen, doren e veprimin e tij. Shejtan qe ta çmontoje nuk ka sado qe mundohen te tjeret.

    1. Po,Po says:

      Duke vlerësuar lart shkrimin e z. E.Robelli , siguroj komentuesin
      “BOHOTINA” ,se jemi plotesisht ne nje mendje me të dhe nuk
      kam se çfar ti shtoj , apo ti heq as edhe një presje , perveçse
      ta falenderoj .

  5. Dushi says:

    Te lumt Enver une vet vij nga Kosova por koh te gjat jetoj ne perendim mua um vjen keq shum qe ky horr plak ka aqe shum perkrahes ne Kosoven time deri kur do te zgjohet populli im nga gjumi dhe ti thojn kti horri boll llomotiete vetem nji shpres e kom te Zoti dhe te Vetingu qe mesi i veres se 2018 nuk do ta gjen ne liri ket idiot

  6. spartaku says:

    Bohotina bravo! I ke thene Berishes ato qe i ka ne te vertete.Poshtersit e tij nuk kane fund.Ai do mbyllur ne psiqiatri,se ka dale nga faza fare.

  7. Bushi says:

    Bohetina,mire e ke percaktuar temperamentin e serbit Sali Berisha,por kujt ja thua.Mere vesh gomari nga te rrahurat? Berishes i eshte bere lekura shuall kepuce.Berisha i njeh gjynahet qe i ka bere kombit shqipetar,dhe krimet e tija jane te njohura deri neEurope e ne Amerike.Kame mendimin se Saliu do t’i ngelet dikujt ne dore.Ai do provokoje ndonje marrezi,te flijoi vehten ne ndonje moment kritik te vras vehten me qellim qe te vdes si hero.Reforma ne drejtesi,vetingu etj,do e ndeshkojne rrept Salin dhe familjen e tij.Edhe kete e di dhe e pret,prandaj ai kohet e fundit eshte bere bishe.Kerkon qe llogarine para ligjit te mos e jap ketu por ne parajse.Kjo eshte si puna e atij kriminelit qe la bishtin e litarit jashte varrit.Keshtu edhe pse Berisha iken nga kjo jete,perseri ligesit e tija ngelen per te ndeshkuar kundershtaret ne kete jete.

  8. harillaqi says:

    Artikullshkruesi e ka shume mire,qe thote se Saliu ka luajtur nga fiqiri.Berisha sot ka dale nga binaret,nuk eshte me njeri,por eshte tranformuar ne Kafshe.Ai flet mbroçkulla per Fred Abrahamasin,kur ai ka dhene nje kontribut te madhe per shqipetaret e kosoves.Por nejse,Berisha si i luajtur qe eshte,nuk ja mere njeri seriozishtse ai nuk po di se ç’flete.

  9. vang says:

    E kame lexuar librin e Abrahamsit dhe me ka surprizuar me mencurine,me korrektesine dhe objektivitetin.Ai ka guxuar qe athere te japi mesazhin dhe te portretizoje Berishen politikisht me guxim.Ai pranon qe Berishen e kane toleruar edhe politika Amerikane per shkak te rrethanave te pergjitheshme politike ne vitet e para te demokracise.Tani Berisha akoma nuk e harron Abrahamsin dhe vjell.Berisha nuk harron vetem populli shqiprar harron qe e soollen perseri ne pushtet edhe pse ’97 nuk ishte shume prapa.

  10. Jimi says:

    Shpejt u kujtove ta njohesh qoftelargun more Torobell!? Ai cdo veprim e ka kryer me vetedije te plote. Ne kemi qen dhe jemi budallenj qe i kemi dhen mundesine nje vrasesi te paskrupullt te vihet ne krye te ketij vendi e ti bej atij njemijenje te zeza. Ai kurre s’ka qen dhe nuk eshte budalla.

  11. Labi says:

    Berisha nuk eshte i luajtur. Mos e mbroni njerez.
    Ai eshte antishqiptari me i madh shqiptar ne ditet e sotme.
    Cdo veprim e vendim i rendesishem i ndermarre prej tij, ne keto 27 vjet, eshte ne linje me serbet e UDB e dikurshme. ky maskara se bashku me Meten e Nanon, ne mos u denofte nga drejtesia, do te denohet nga historija, perkrah Toptanit me shoke.

  12. "BOHOTINA" says:

    Mirenjohje SPARTAK! Apsolutisht gjitheçka e zeze ne kete vend ka doren e tij.

  13. albaniafirst says:

    Zoti Robelli, dikur nje sherbetor i Berishes, sot po na del si armiku i tij.
    Se pari, ne shqiptaret nuk ja varim teneqen Berishes, pasi e dime se cfare muti eshte.
    Se dyti, Berisha nuk perfaqeson asgje, keshtu qe edhe per ca kohe do ta injorojme deri sa Drejtesia e pastruar, ta vendosi ate ne vendin qe i takon, dmth ne burg.
    Ajo qe me ka bere gjithmone pershtypje nga artikujt e ketij Robellit, eshte balta qe gjithmone hedh mbi shqiptaret. Fjalia e tij e fundit ne kete artikull, eshte deshmi per sa them per kete palo analist.
    Shqiptaret nuk jane mosmirenjohes, sic pretendon artikull shkruesi ketu. Ne i kemi qene gjithmone mirenjohes SHBA dhe Gjermanise per mbrojtjen e kombit shqiptar qe ne fillimet e shtetit tone te pamvarur. Kete mirenjohje e kemi manifestuar gjithmone duke qene kombi me proamerikan dhe progjerman ne bote. Robelli dhe Robellet e tjere qe derdellisin per karakterin e shqiptarit, jane aq te vegjel sa nuk ja vlen qe te merresh me teorite e tyre absurde. Kur e quan Berishen “malesor” , gabon, pasi malesoret tane kane qene ata qe kane luftuar me se shumti per lirine e kombit tone. Nuk ka nevoje qe te permend ketu nje liste shume te gjate te ketyre burrave te veriut, por edhe te jugut apo qendres se Shqiperise qe dhane gjithshka, deri edhe jeten e tyre per lirine e vendit tone. Berisha nuk mund te krahasohet me keta gjigande te historise tone. Si cdo shtepi qe ka ambiente te ndryshme, po ashtu ka edhe halene. Berisha dhe Berishet e tjere jane haleja e Shqiperise. Te identifikosh malesoret tane me Berishen eshte dashakeqesi. Qe Berisha eshte agjent i serbeve, kete nuk e dyshon askush qe ka dy para mend ne koke, por po keshtu edhe ti zoti Robelli, nuk je me i mire se Berisha, pasi edhe ti ha ne grazhdine e Serbise. Populli i mencur shqiptar ka nje shprehje te bukur qe vlen per rastin tend kur thote:
    Fshati qe duket nuk do kallauz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje