Nga Artur Ajazi
Viti 2017 që ka mbërritur në ditët e fundit të tij, do të kujtohet si viti i vendimeve të mëdha dhe të mbara për shqiptarët pa dallime politike dhe krahinore. Ashtu si në mjaft kryeqendra të botës ku u shënuan ngjarje të mëdha, reforma në drejtësi mbetet kryefjala e arritjeve në perfeksionimin e sistemit demokratik në Shqipëri.
Sigurisht rëndësia dhe renditja varet nga pesha e secilit vendim, por në vitin 2017 në Shqipëri ndër ngjarjet e bujshme, mund të renditim mbajtjen e zgjedhjeve të pakontestueshme të përgjithshme, ndër më të lirat e mbajtura ndonjëherë qysh nga 1992, nisjen pa kthim të reformës në organet e drejtësisë për të zbatuar deri në fund Vettingu-n, marrjen e premtimeve së fundi nga zyrtarët më të lartë të BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, rritja e nivelit ekonomik të shqiptarëve, etj, etj.
Studiuesit e fushave të ndryshme,edhe në Shqipëri mbeten në kërkim të gjetjes së mënyrave të reja të përcaktimit të disa prej vlerave kryesore, mbi të cilat funksionon shteti ligjor.
Në Shqipëri, viti 2017 ishte edhe viti i ngjarjeve të veçanta dhe i të premtimeve që u bënë realitet, ishte viti i politikanëve që thonë atë që mendojnë, dhe veprojnë sipas asaj që thonë, në raport me premtimet elektorale. Dëshmi e këtij definicioni është fjalëmbajtja e kryeministrit Rama për ç’ka premtuar gjatë fushatës së fundit, për qeverisjen, zhvillimin ekonomik, apo dhe plotësimin e kushteve të vendosura nga Brukseli për anëtarësimin në BE. Viti 2017, ishte viti kur përpjekjet dhe dështimet e zbuluara të një opozite pa opozitarë, u bënë dëshmitarë të një rrugëtimi cfilitës të saj deri në përdorimin e dhës brnda dhe jasht parlamentit e destinuar drejt zhgënjimeve të pakthyeshme.
Viti 2017 do të shënohet si viti kur shqiptarëve ju dha një shans i ri për të ndërtuar shtetin ligjor, këtë herë me një sistem drejtësie të monitoruar nga ndërkombëtarët, duke zbatuar Vetting-un deri në pikën e fundit, pavarsisht pengesave . Viti 2017 do të mbahet mend si viti, kur deputetët nuk i filluan kurrë seancat në orar, duke hapur sherre dhe debate shterpë çdo të enjte, apo dhe kur disa prej tyre dolën të tronditur nga takimet me diplomatë të huaj, dhe u nisën kokulur për të votuar “në unanimitet” ligje të rëndësishme kushtetuese.
Viti 2017 do të mbahet mend si fillimi i një procesi të mbarë i integrimit të Shqipërisë, drejt hapjes së negociatave me BE, apo edhe për parti të “reja” të dala nga të vjetrat të drejtuara qorrazi nga politikanë të përfolur dhe të akuzuar për korrupsion. Ndërkohë që shoqëria civile, sërish u kompleksua dhe u konsiderua si një “pako boshe” që pret të mbushet me sende të nevojshme, ndërkohë që qytetarët u përballën me ligjet dhe rregullat, që janë të zbatueshme jo vetëm për ata.
Dekriminalizimi në 2017 u zbatua, por nuk bëri ndonjë magji të madhe, madje ai do të zgjasë edhe përgjatë vitit 2018. Ligji do ta ketë të mundur të zbatohet pasi zbatimi reformave rradikale kryesisht i Vetting-ut do ti japë një tjetër frymëmarrje sistemit të drejtësisë.Transparenca dhe llogaridhënia në çdo sektor ku ofrohen shërbime, mbeten akoma koncepte të huaja për shqiptarët në vitin 2017. Vitin tjetër do të flitet dhe do të bëhet shumë për ndjeshmërinë e madhe që kanë për shqiptarët në perfeksionimin e shtetit ligjor, në goditjen e fenomeneve negative që janë zbuluar në institucionet e shtetit, duke spastruar gjithçka të keqe që ka lënë pas aleanca me të keqen.
Viti 2017 u ka sjellë shqiptarëve lajme të mira pikërisht në ditët e fundit të tij përmes kryeministrit Rama, i cili falë vendosmërisë për të zbatuar me çdo çmim reformat, ka krijuar kushtet e favorshme për tu ndjerë krenarë për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë. Por viti 2017, shënoi gjithashtu rekorde dhe përmasa të reja edhe në politikë, duke nxjerrë jashtë saj jo vetëm zhurmuesit dhe penguesit e reformimit dhe integrimit të vendit, por dhe misionarët e shitur dhe të blerë që çirren e ngjirren në emër të “lirisë dhe demokracisë” së shqiptarëve, por që në fakt janë dhe do të mbeten, robëruesit e rinj të tyre.
Harrove arritjen kryesore lum miku, KANABIZIMIN ne qelize te Shqiperise, po edhe emigrimin me masiv ne kohe paqeje pas atij te 91-92 qe ka pre vendi. Shtoji dhe keto, sa per tu treguar gjasme objektiv. muuu
Po po te vjen te vjen!
Mjaft me keto karragjozlleqe! Turp.
Nuk eshte mbrojtja e duhur nga drejtesia. Thjesht provoni fajin tuaj, te gjithe ju te Salehut!
Po qe se do fillojme negociatat me EU ne kete gjendje qe jemi cop cop me nivelet me te larta te papunesise dhe me epitetin si shteti me i varfer ne Europe , me mire mos te futemi fare , per mua do qe nje lajm i madh hapje vende pune dhe ulje e papunesise , ritjes se nivelit ekonomik te shqiptareve , ritje ne realitet ama jo me shifra dhe statistika qe nuk qendrojne , se sa te marim negociaten me EU. U bene dhe hapa perpara , dhe shume vendimtare , si vettingu , zgjedhje te regullta per here te pare , te pastra dhe te drejta , por vetem ato nuk perbejne lajm optimist , do na veje mjekra 10 pash pastaj do shikojme rendimentet e tyre ……….. Ja u futen brenda dhe 10 politikane te medhenj , dhe 10 prokurore po dhe kaq gjykates , ne xhepin tim qe eshte i vetmi tregues ne se jam ne gjendje te mire ekonomike futet gje ?????????? asgje . Ata do futen brenda sot dhe do dalin pasneser , pastaj , prap ata do jene , te pasurit , grabitesit , hajdutet , tradhtaret . E kemi pare kete filem disa here , nuk duam ta shikojme prap . udhehoqi E.Hoxha , beri kerdine , vrau dynjane , vdiq , rezuam buste , dogjem e preme , pastaj ??? cu be ?? ne jemi , ne qe ishim dje , ne jemi sot , dhe ne do jemi dhe neser , te varfer , pa perspektive , pa te ardhme . Cfare perfitoi populli qe sakrifikoj kaq shume ???? sine gjithe vendet e Europes lindore , bene ndryshim per te ecur perpara , dhe jo ben ndryshim per te kujtuar akoma Enverin , iku Enveri , mbaroi , si i thone mbaroi , fund , akoma koken mbrapa do mbajme ??? nuk shikojne Rumanine ?? Gjermanine Lindore ?? Polonine ?? po thuaj te gjitha shtetet e E Lindore , terhoqen vize se kaluares , punuan , haruan , ecen perpara . ata shijojne EU jo ne , ne per cfare ?? keshtu qe nese nuk regullohet gjendja ekonomike , te kemi dhe ne pasaporten tone , nivelin tone , prodhimin tone , mire jemi ketu ku jemi , ska cna ben dot as Europa as perendia vete …………
ALPINI.
Ti komentuesi me pseudonimin sid back and relaks cenke nje cop injoranti qe mundohesh te hedhesh nga nje gur ne lum dhe pastaj te cohen 100 te mencur per ta nxjerr.Qe te shohesh me mire realitetin te porosis qe te kethesh dylbite per se mbari se i ke mbrapsh.dhe i shikon sikur je ne hene.Se para 5 vjetesh ne mes te Tiranes ne shtepite private kishte te mbjedhur drog.Mos harro qe te kethesh drejt dylbit .pr heret tjera.