Agron Gjekmarkaj: Të rruat Ramallahu dhe Erdogani, o kryeministri ynë!

21 Dhjetor 2017, 20:21Blog TEMA

Agron Gjekmarkaj ka komentuar voton e Shqipërisë në OKB, kundër SHBA-së.

Sipas tij, sot Shqipëria është më afër me Erdoganin, se me SHBA.

Ja çfarë shkruan ai për Panorama:

Sot, Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë në OKB votoi kundër vendimit të SHBA-ve dhe Presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, me justifikimin se qenkemi në një linjë me BE-në. Në fakt, sonte më shumë se kurrë jemi afruar me Ramallahun dhe sidomos Erdoganin.

Në çdo rast tjetër, do të dukej e tepërt po të përsërisnim atë që duhet ta mësojnë edhe fëmijët e porsalindur, që Lirinë dhe Pavarësinë Kosovës ia dhanë SHBA-të; që shqiptarët në Maqedoni kanë shumë më tepër të drejta falë tyre; që jemi në NATO falë tyre, apo që Presidenti Uillson me 14 pikat e tij na shpëtoi nga shqyerja e fqinjëve. Po ashtu, duhet thënë me të madhe se krizat shkundullimat, hingëllimet dhe zuzaritë tona këto 27 vite i kanë frenuar pikërisht ata, me të dërguarit e posaçëm apo të përhershëm.

Ëndrra jonë e madhe është Europa, prej së cilës na kanë ndarë së pari osmanët për pesëqind vjet, pikërisht paraardhësit e sulltanit Erdogan, i cili po bërlyket si një Saladin i ri apo mbrojtësi i Palestinës, por interesi ynë kombëtar na thërret të jemi besnikë e luajalë, në radhë të parë me Amerikën. Nuk është i tepërt pohimi se në një Europë të paqartë për bashkimin e saj e shumë më të paqartë ndaj nesh, forcimi i miqësisë me SHBA-të veç e konsolidon marrëdhënien tonë me Brukselin. Ndihma e SHBA-ve vlen më shumë se të gjitha kinse reformat dhe arritjet tona hipokrite, sipas parimit haxhiqamilist “është hallall me rrejtë kaurrin”.

Ne që jetojmë këtu, e dimë sa të vërteta i kemi reformat dhe arritjet. Askush nuk beson në asgjë. Motoja e çdo njeriu me pushtet është haja qenit, pija qenit. Ndaj qeveria jonë nuk duhet t’ia bënte këtë atentat popullit të vet. Kurrsesi nuk duhej ta godiste këtë romantizëm amerikan ndaj nesh. E për çfarë? Për një racion kadaif e bakllava më tepër nga Erdogani. Ne prej dekadash mburremi për ndihmën që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë. E përsërisim këtë gjë deri në pështirosje… pa kursim, pa elegancë… me teprinë e natyrshme të një shoqërie që s’ka shumë për t’u mburrur.

Ani, s’na vjen e keqja nga kjo mburrje. Por tani del sheshit se veçse trillanë e tepranë jemi, edhe të pabesë me Izraelin dhe sidomos me SHBA-të. Një fakt duhet pohuar, Izraeli është shtet demokratik dhe nuk dërgon sheikë me joshje speciale të këndellin shumëkënd në anët tona. Ndaj marrëdhëniet me të janë sipërfaqësore, retorike… të ndalura…pa produkt. Diçka e fortë i pengon ato.

Ndoshta është kjo shtysë që përcakton edhe votimin e sotëm në OKB. Një Shqipëri që voton kundër vetvetes. Ky akt nuk ndihmon për t’u ndier gjasme më shumë europianë, por u kujtoi amerikanëve se sa afër jemi në të vërtetë me Erdoganin dhe Ramallahun, po thuaj njësoj si në kohën kur Enver Hoxha priste me nderime Abu Xhihadin.”

25 komente në “Agron Gjekmarkaj: Të rruat Ramallahu dhe Erdogani, o kryeministri ynë!”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    allah uakbar…………….pis milet!

  2. Toni says:

    Idiot.
    Me prane Gjermanise o injorantT

  3. ceni boston says:

    Shqiperia votoi si gjithe shtetet e botes, kunder…7 vende votuan pro, ata nga Afrike qe as qe e dine se ku bie Jerusalemi! Cka ketu per tu afruar me Rammallahun o malesor shpifes?

  4. nord.al says:

    Pra ne qe synojme te futemi ne BE, te votojme ndryshe. Jam i sigurt se sikur te kishim votuar kunder rezolutes, ti do te kishe folur te kunderten Gazetar leshi.

  5. Eda says:

    Ti Gjakmarkaj,shko pas TOGOS, a RUKUSUKUT,si të duash. Ne shkojmë pas EVROPËS.??
    SE SA E DUAM AMERIKËN ,E DIMË VETË,
    JU SE DONI AMERIKËN, DHE S’LINI GJË PA THËNË PËR SMBASADORIN E SAJ KËTU!
    JENI TË FĒLLIQUR.!
    AMERIKA NA MIRËKUPTON POXICIONIN QË KEMI MARRË!

  6. hasoni says:

    Nuk ka dale njeri akoma ti thote ketij nxitesit te ndasive fetare qe eshte kokra e idiotit ?

  7. drini says:

    nuk esht se krye ministri yne del kunder Amerikes ne kete rast, por kunder nje personi te cilin pa u ber president ka deklaruar se esht katastrof per Ameriken ketu ai cka peshtyr nuk ka leper gje por po te ishte sali servili yt do bente te kunderten apo jo pra i dashr intelegjent Amerika ne teresi eshte nje shtet qe ka pozit dhe opozit te cilat bashkpunojne respektivisht e jo me tymuse te tipit flamur noka

  8. skenderbeu says:

    Boll o karneval provincial dhe hipokrit. Harrove qe ju sule Ambasadorit Lu dhe Administrates Tramp kur lepije Cadren e LULIT per nje vend ne listen e deputeteve. Eshte po e njejta Amerike dhe i njejti Tramp. Boll me keto steriotipe bajate me ngjyrim fetar. Sterren qe ke ne shpirt nuk ta mbullon asgje. Mjaft u solle si i persekutuar fetar, per te kollofitur ndonje kolltuk SHQUPIST. Je vetem nje INFERIOR PROVINCIAL qe edhe sot pas 27 vitesh liri shetit neper bulevardet e TIRANES me ish spiune te diktatures qe na izoluan nga perendimi. Pa dinjitet, servil, intrigant, pa fytyre, skuth. Sa per Osmanllinjte te lutem lexo pak se kupton qe Osmanllinjte dhe turqit e sotem nuk jane e njejta gje , megjithate Turqia mbetet aleati nr2 i SHBA ne NATO. Te lutem kritikoje edhe Europen se ka humbur rrugen ne votimin e OKB….te lutem , ka shume nevoje per keshillat e tua. Meqenese nuk le vend pa qorrollisur fetarisht sperdredhjen e lapsit tend ne letrat e shpuara , shkruaj ndonje artikull per Hajredin Pashen qe u perball me osmanet por cgjeti i shkreti? nje tufe mirditoresh, disa mijera, te genit tend , qe luftonin krah Osmaneve dhe kunder shqiptareve. ” Ti hipokrit nxirr me pare traun nga syri yt per te pare me mire qimen tek syri i tjetrit” BIBLA
    Boll volle vrer o ene shpuar. NJe mendjendritur francez thote : Nje mendje e vogel prodhon idiotesi te medha” Te fala Spiunit dhe mos ju ndaj , se do te beje deputet …ne boten tjeter.

  9. maskara xhoni i biri markavicis..keni goje edhe hapni ju per kete vend e per ameriken …paskeni qen njerez te poshter cilesi e ardhacakeve kjo.Ne jemi europian jo amerikan o mercenar antishqiptar.Nje pergezim per vendim e drejte te kesaj qeverie.

  10. Martin says:

    TE RRUAT HONDURASI, Guatemala dhe Togo o pis burre!. Po u votua si ghithe bota kunder nje shteti qe akoma nuk njeh Kosoven mor injorant! Po ti e ke largpamesine deri tek xhepi i shpuar i surrogateve te PDs.

  11. Klimax says:

    Te qenit pro-amerikan nuk do te thote te jesh dhe bythlepires i tyre! Sipas teje, Europa, Kanadaja, Australia e dhjetra e dhjetra vende qe votuan kundra SHBA-se mos valle jane me afer Erdoganit??!! A e kupton se vetem shtate vende votuan pro SHBA-se? Besoj se e moret vesh se cilat “shtete” ishin ato. Togo, Ishujt Marshall, Nikaragua, Guatamala, Palau, Nauru!!!!!!! Mos deshe te ishe pjese e ketij “kualicioni”???!!! Cfare mentaliteti??!! Mos u beni qesharaker me shume se cjeni!

  12. piter pan says:

    oo zotni me te vertete turku ndeji ne shqipni 500 vjet dhe kur iku prap shqipni i mbeti emeri se po mos te ishte turku shqipnia do ishte tiran e elbasan nuk do kishin mundesi me shku ne durres per plazh nuk eshte tradheti ose pabesi me qene me shumicen dhe me historine mijera vjecare leri prrallat se po te kishin votu ndryshe ju prap do kishi hanger mut jo per gja po ju kana shume ate

  13. Sina says:

    Pozicion korrekt!??

  14. Elton says:

    A i lexove o rrote K**i shtete qe votuan pro . Po si eshte e mundur qe vetem te shkruash kunder Edi Rames , vetem te krijosh nje opinion negativ vetem te shpifesh pa kufi pp ska rendesi fare si eshte e verteta apo logjikja . Po pse Gjermanine nuk e rindertoj Amerika ? he pra edhe ata votuan kunder ashtu si 128 venede te tjera te botes. po ti je nje pis qe as emrin katolik nuk meriton , nje mashkull kurve qe ju ka tredh prej bolesh Sali Berisha

  15. loni says:

    Bravo GJekmarkaj ;Ne duhej te kishim abstenuar ashtu si veproi Hungaria , Polonia , Rumania etj shtete qe jane gjithashtu ne BE.

  16. h says:

    I ka thene bab-maloku- skape edi ramn,skape edi ramn.
    Hajde dru me prej or taj.

  17. Ylli says:

    O Agron me ke merresh o zoteri. ???Me majtistet legena dhe injorante ??
    Sali Berisha votoi kunder Erdoganit para 6 viteve ne OKB perceshtjen e Palestines .Ky ishte shkaku qe Erdogani dhe Berisha i prishen marredheniet.
    Edi Rama votoi kunder Amerikes ne vijen e saj politike per Palestinen.
    Berishen qe voton kunder Konfetences Islamike ne OKB e cilesojne proislamik.Edi Ramen qe voton kunder Amerikes dhe pro Turqise e justifikojne si legena se keshtu na paska votuar Gjermania.
    Ne nuk jemi Gjermania .Ne jemi Shqiperia ,e mbrojtur dhe siguruar nga SHBA.Vota kunder SHBA èshte vote kunder Shqiperise dhe Kosoves.
    Vetem legenat majtiste e justifikojne kete felliqesite te politikes se jashtme te Edi Rames.
    Pro Izraelit demokratik dhe kunder shoqerive terroriste fanatike islamiste.
    Vetem demokratizimi i shoqerive arabo -myslymane eshte zgjidhja e konfliktit ne Lindjen e Mesme.

  18. RG says:

    Kur te futet Serbi ne Tirane, atehere do ti lusim bythen Amerikes qe te na shpetoje, ashtu sic shpetovi Kosoven dhe e beri shtet. Sa shpejt harroni o njerez. Ku ishte Evropa? Evropa eshte per mbledhje, simpoziume dhe deklarata. Ne si Shqiptare si qen te keqinj kafshojme doren e atij qe na ushqen. Pa merak, do hyjme ne EU kur te shperbehet EU. Te pakten abstenim. Ta gezojme Mosken, Beogradin, Stambollin. Urime social-komunistave, bijte e eterve.

  19. Lee lee says:

    Keta bejne sikur jane koqe se ska mundesi te jesh kaq ufo .Shikoni sa hipokrite jane nga Sala e deri tek ky .Dhe tjetri mbret me keta loqe ben ci do trapi 12 vjet aty do jete i gjati

  20. miri says:

    Ato votat per dekanin te Filologjiko, qe i fallsifikove me tren bullgar ti me Mark Markun , ne emer te SHBA i bere. HALABAK pa fytyre, lepires i anusit, inferior qe gezon me veten sa here del ne TV. LEIFEN injorant dhe mercenare ne gen.

  21. taraboshi says:

    O injorant a me votu njelloj si guatemala hondurasi etj njashi vendesh merrni vesht ju nga politika .Edi Rama eshte e do te jete lideri i ballkanit do te vere ne vend padrejtesite qe jane bere ndaj vendit tone . Ate qe thote Edi Rama per shqiperine e ballkanin e thot edhe Europa e Amerika .Politikisht jeni te vdekur dhe te urfyer nga te gjithe si brenda e jasht shqiperise .

  22. s.g. says:

    Më afër Eu dhe ma larg qifutëve o qenë

  23. akrepi says:

    Pse je kaq psikopat o mavri.Po 127 vende te botes plus shume vende te bashkimit Europjan me Erdoganin jane ,Pse ofendon teleshikusit more qafir kaq budallej te duken qe ti marrin budalleqet tuaja per te verteta

  24. Dr. Kadri Kadiu, USA says:

    Poshtërsia e këtij gjergjmarkzefprengmarkajt nuk ka fund. Sikur Shqipëria të kish votuar një propozim të çmendur të Tramp Trapit , ky këlysh i Sali Kriminelit do të bënte namin duke e akuzuar EDI RAMËN se “na ndau nga Europa”. Jo or trutharë jo; gjithë Bota votoi kundër atij propozimi dhe vetëm 7 shtete të prapambetura e prapa Botës si Honduras, Palau, Togo, Nauru, Mikronezia, Guatemala e Marsall ishin me trampin dhe me ty o injorant me gradë shkencore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje