Ne shqiptarët ose jemi budallenj, ose na kanë kthyer në skllevër!

21 Dhjetor 2017, 09:37Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ne themi se jemi popull i varfër??? Ju gënjejnë budallenj! Hapim sytë mos bëhemi debila!

Ne shpërdorojmë të gjitha pasuritë tona si të ishim ostrogotët që rrafshuan perandorinë romake, si të ishim karakaleca që rrënojmë drithërat në fusha, si të ishim të dehur që kthehemi në shtëpi dhe thyejmë televizorin, lavatriçen, frigoriferin…

Kush paguan qindra miliona euro gjoja për arsimim dhe nxjerr të papunë që sipas të gjitha eksperimenteve i harrojnë brenda shtatë ose tetë vjetësh gjithçka kanë mësuar? Apo nuk lenë lubitë private që kanë kapur për fyti politikën, edhe shumicën edhe opozitën?

Kush paguan miliarda për t’u ngrohur me elektrik individual dhe folur vetëm në telefona celularë kur fare mirë mund të bëhet të ngrohemi me naftë a gaz dhe të flasim 70 përqind të kohës me telefoni fikse si kombet e përparuar? Apo nuk na lënë kompanitë e celularëve?

Kush humbet qindra milionë në vit për frekuenca televizive që transmetojnë intoks politik dhe reklama me seks në vend t’ua japi me qira telekomunikacioneve të huaja për të grirë parà?

Kush e le ujin e maleve të derdhet kot dhe diellin të shkojë kot në vend të prodhojë ngrohje dhe pastaj harxhojmë miliona kilovatorë për ta sjellë ujin me motopompa?

Kush i le arat pa punuar sepse nuk ka mbështetje nga shteti, kush i lë kullotat pa bagëti, kush e le detin pa kapur peshk që mendon shyqyr sa budallenj janë shqiptarët?

Kush bën investime milona euroshëshe për të rregulluar zyra, korridore dikasteresh pa asnjë transparencë a thua se nuk janë zyra shërbimesh, por kabare?

Kush harxhon miliarda për karburante me çmime stratosferike sepse e ka lënë transportin hekurudhor dhe detar në pikë të hallit?

Kush harxhon miliona euro për fushata elektorale në media dhe në rrugë dhe ndërkohë radiotelevizioni publik qendron kot duke marrë rroga e paguar ne taksa për televizione që nuk i shohim?

Pa fund.

Dhe nuk kemi medikamente për njerëzit me tumore duke i lënë të vdesin !

Këtij i thoni administrim ju mo?

Ose ne shqiptarët jemi budallenj!

Ose në vend të kemi administratorë në krye ne kemi mitingashë dhe oratorë grekë të lashtë që bëjnë sillogjizma idiote me njeri tjetrin?

Ose ka interesa private që na shtrydhin dhe na kanë kthyer në skllevër!

Ose jemi në Luftën e Tretë Botërore apo në kohën e Tanzimatit dhe fuqi të huaja na kanë sulmuar dhe ne nuk e kuptojmë!

Ose jemi psikopata mazokistë!

7 komente në “Ne shqiptarët ose jemi budallenj, ose na kanë kthyer në skllevër!”

  1. ben says:

    U njejti popull eshte qe po mos te kishte rene perandoria osmane sot ketu do flitej turqisht.
    I njejti popull eshte qe po mos ta kishte debuar italia zogun sot do ishim akoma mbreteri.
    I njejti popull eshte qe po mos ta kishin mundur te tjeret italine e gjermanine sot do ishim te lumtur nen fashizem.
    I njejti popull eshte qe po mos te kishte rene vete komunizmi do brohorisnim akoma parti enver.
    I njejti popull eshte qe njehere tall trapin saliu e njehere timonieri.
    Me nje popull te tille bile gjithe sunduesit jane treguar bujare ky popull meriton te trajtohet si ne turkme istan qe te jete perfundimisht i lumtur.
    Mundesisht timonieri te ndroje edhe emrat e muajve janarit tja vendosi aneta psh qe ky popull te lumturohet.

  2. vito says:

    RRESPEKTE ZOTI FUGA , artikulli me i goditur qe kam lexuar u be vite , shum rrall kapet thelbi problemit neper gazeta , se vetem lloqe dhe thashetheme shikon , rrespekte zoti fuga nje shkrim shum i goditur nje thelb i problemit SHQIPTAR kto 27 vjet anarshi totale.

  3. h says:

    Nuk jeni budallej, por jeni shejtan-budallenj.
    Admironi vjedhjen sepse shpresoni qe heret a vone
    do te vije edhe rradha juaj per te vjedhur dhe jeni te pergatitur.

  4. lavdosh says:

    Te kane lene mendte! Telefonat fikse po zhduken kudo. Te ndertosh linjat per te vendosur telefona fikse eshte e shtrenjte dhe teknologjia e celulareve e ka bere demode telefonine fikse. E njejta per hekurudhat: Shqiperia eshte shume e vogel dhe ndertimi i rrjeteti te hekurudhave nuk eshte ekonomike, duam apo nuk duam. Sa per shkollat dhe universitetet ku eshte pergjegjesia juaj i dashur profesor? A nuk kontribuoni dhe perfitoni ju ne “prodhimin” e njerezve me diploma pa vlere?. Dhe per te tjerat: nuk eshte shteti qe kap peshk, punon arrat etj etj. Eshte ekonomi tregu dhe tregu do beje te veten. Asnje te re ne gjitha keto dhe kjo nga nje qe pretendon se eshte ajka e shoqerise. Te ka ardhur koha per pension pleqerie

  5. lavdosh says:

    shkrim kot. Ky vetem te nxije cdo gje di! Eshte edhe akademik gjoja. Bronckulla per linjat e telefonave (keto jane bere demode ne shume vende dhe po dalin jashte loje), hekurudhat (ne nje vend te vogel si Shqiperia), arsimin dhe prodhimin e diplomave (ky eshte nje nga ata qe prodhon diploma) etj etj. Vetem nxirrje, asnje zghidhje dhe energji pozitive.

  6. Fran Cukaj says:

    Eshte hera e dyte qe e fyeni popullin shqiptar si mazokist . Boll se nuk te ka hije as si filozof , as si profesor , as si akademik , as si shqiptar , as si njeri .

  7. Boby says:

    Të dyja, mos lëviz fare. Skllevër budallenj dhe pikë.Skllevër budallenj????? oh sa emërim i bukur????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje