Ambasadori i Shqipërisë në Francë: Çfarë pritet të zbulohet për vdekjen e Florenc Beqirajt

24 Dhjetor 2017, 20:12Politika TEMA

Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë në një lidhje telefonike me Neës24, ka folur në lidhje me ngjarjen ndarjen nga jeta të të riut shqiptar Florenc Beqiraj në Marsejë.

Sipas Tolës, në trupin e viktimës nuk ka asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim.

“Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me spitalin dhe policinë si dhe familjarët e tij. Çështja është nën hetim, nuk janë dhënë pista të tjera, thuhet se ai është gjetur i pandërgjegjshëm në dhomën e tij.

Mbajtja me aparatura, ka qenë gjest human nga spitali i Marsejës.  Nuk ka pasur aspak refuzim të dhënies së ndihmës mjekësore. I dhanë çdo mundësi të atit të qëndronte pranë trupit të të birit.

Do të kryhet autopsia.  Dje mil la asnjë indikacion për përdorim dhune apo keqtrajtim. Brenda javës tjetër do të kenë dalë rezultatet pas autopsisë, dhe pastaj do të shihet se çfarë ka ndodhur realisht” tha Tola.

6 komente në “Ambasadori i Shqipërisë në Francë: Çfarë pritet të zbulohet për vdekjen e Florenc Beqirajt”

  1. Lili says:

    Hej more Zotni,
    Nuk ka shenj dhunethue ,po ajo vija ne fyt cka ishte,
    Si m7ndet me u varr njeri e mos me u munduar me heq litarin ?
    Po ato shenja neper duarte ?
    Turpi jeni ,se keni mija shqiptare neper burgje qe kerkojne bile te njoftoni familjaret se ku jane… ju kur nuk keni marr mundimin nje leter ma iu shkuar qytetareve te shtetit tuaj,vetem me keto fjale sic bejne vendet e botes’jemi njoftuar nga autoritetet franceze se jeni ne burg. Ambasada shqiptar po percjell rastin tuaj , a keni deshire te nfotojme familjaret edhe a keni nevoje per avokat,.. kaq mjafton per te qetesuar njerezet n’ato vende…
    E jo mos me caj trapin me thirrjet e shqiptareve sic u pergjigj ambasada juaj nje shqiptari.

  2. Lili says:

    Mbjatja me aparatur nuk ishte nje gjest human po ishte reanimation,deri sa angioscanneri i fundit tregoj se nuk ka aktivitet ne trute e tij,pas scannerat e pare ku kishte nje shprese per permiresim.
    Nuk ka mbjatje nen aparatur si gjest human.
    Eshte ba nje mut i madh atje n’ate qendren administrative qe ju po mundoheni me mbulue,se nuk keni ba detyren tuaj kur ju kemi lajmeruar e nuk keni shku as nuk jeni interesuar per kete djale. E kete si administrata si mjeket e spitalit do te va konfirmojne para drejtesise franceze se nuk eshte normal nga nje arrestim per pa letra me perfunduar i vdekur ne nje zone nen monitorim policor.
    Pra beni kete pyetje Frances e jo nuk ka shenj dhune pa pare trupin.

    1. Rodrido says:

      Injorant…kaq kisha per te thene

  3. Dielli mbi Korab says:

    Shifni se mos i perdorin emigrantet si minjte e laboratorit per te testu medikamente psiqike.Kjo mund te jete nje arsye qe ne ate vend ndalim ka patun mbi 7 raste nga emigratet pa te dret qendrimi per vetvrasje.Ndoshta jua japin ilaçet bashk me ushqimin.
    Mafja Farmaceutike ka pushtet te madh ne Franc.

  4. I says:

    Jam i zhgenjyer nga ministri per diasporen. Pandeli Majko. Apo femijet e tij I ka te shtepia ai , shendosh e mire.

  5. Lili says:

    Le figaro shkruan se 7 here kishte tentuan vetevrasje,pra pse nuk u mjekue per kete depresion?
    La Provence shkruan se ka shenj litari ne fyt ,po ambasadori nuk lexon shtypin francez…
    Edhe shoket e tij n’ate burg njenji ne dhome 1 e tjetri ne dhomen 3 tregojne se si disa te huaj tentuan ta mbyti. Edhe polici i asaj qe dre administrative nuk veproj,
    I kerkojme ambasadorit qe te leje promovimet e frederic miterranit per filmin per Mbretneshen Geraldine e te kujdeset per qytetaret neper burgjet e Frances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje