FOTOT/ "Djali vret babain", zbulohen detaje rrënqethëse nga ngjarja e rëndë. Ja roli i djalit tjetër dhe përpjekjet për të devijuar hetimet

24 Dhjetor 2017, 10:44Politika TEMA
FOTOT/ "Djali vret babain", zbulohen detaje rrënqethëse nga

Janë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 28 vjeçar masakroi të atin me çekiç dhe e hodhi kufomën në liqenin e Farkës.

Mësohet se bëhet fjalë për një përrua në skajin lindor të liqenit të Farkës me bimësi të shumtë por me pak ujë, i ngjashëm me një pellg ku i riu mendonte se nuk do të zbulohej.

Menjëherë pasi 23-vjeçari  vrau të atin u përpoq ta zhvendoste me shpejtësi trupin. Djali tjetër i viktimës që kishte mësuar për konfliktin njoftoi policinë e cila shkoi menjëherë në banesë. Efektivët arritën të dallojnë pika gjaku në oborr nga ku nisën të dushojnë për një vrasje të mundshme.

Pasi u prangos nga policia, agresori Selman Aliaj i tha efektivëve të grupit hetimor se babai mund të ishte mbytur vetë në liqen. Kjo ishte një kurth që i riu kërkonte t’i bënte efektivëve për t’i shfokusuar.

Por pas kontrolleve 2 ditore në zonë, polici gjeti trupin e viktimës pranë liqenit të Farkës. Ndërkohë mundi të zbulojë edhe mjetin e krimit të fshehur në oborrin e shtëpisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje