Nga Andi Bushati
Gabimi më i madh i të gjithë kundërshtarëve të Ramës është se pretendojnë se ai çdo gjë e ka bërë gabim. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë.
Një histeri e paimagjinueshme ka shpërthyer që prej të enjtes, kur Shqipëria votoi në OKB rezolutën anti- amerikane për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre.
Menjëherë Sali Berisha e quajti këtë akt një tradhti kombëtare dhe një rikthim në politikat hoxhiste. Presidenti Ilir Meta shkoi edhe më larg, duke i hedhur një tis qesharak shtetit shqiptar, dhe i shkroi Donald Trumpit, se vendimi i qeverisë nuk përfaqëson vullnetin e të gjithë shqiptarëve.
Përpos ekseseve të opozitarëve, nëpër korridoret mediatiko – politike gëluan gjithfarë teorish konspirative për dominimin sorosian të vendimeve sovrane të Shqipërisë, për pengmarrjen nga Erdogani, që i kishte bërë thirrjeve vendeve të OKB-së të mos shiten “për një grusht parash tek Amerika”, për një konstante anti- amerikane të neobllokmenit Edi Rama, që kur ai është bërë kryeministër.
Gati me ekzaltim, zëra opozitarë e shikuan këtë akt si një mos-mirënjohje spektakolare ndaj hiperfuqisë që na kishte çliruar Kosovën dhe që kishte qenë sponsorja kryesore e pranimit të vendit në NATO.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto akuza për tradhti, ato shoqëroheshin me deklaratat e forta që u bënë në Uashington.
Me një arrogancë përej miliarderi delirant, Donald Trump fshikulloi ato shtete që merrnin paratë e Amerikës dhe votonin kundër saj, ndërsa ambasadorja e tij në OKB, Nikki Haley, tha se SHBA i kishte mbajtur shënim shtetet disidente, duke shtuar se vendi i saj nuk do ta harronte kurrë këtë tentativë për turpërim.
Pas këtyre citimeve të përmenduara dhe të ripërmendura disa here, fshihej gati- gati ngazëllimi se tani, hakmarrja e hiperfuqisë së vetme të botës do të binte edhe mbi kryeministrin e një vendi liliput prej 3 milionë banorësh.
Dhe mes gjithë kësaj zhurme dhe rokopuje, që më tepër ka ngjyrat e një beteje lokale kundër Edi Ramës, sesa një përpjekje për të kuptuar të vërtetën, harrohen të bëhen disa pyetje të thjeshta:
Pse qenkërka anti- kombëtare të votosh njësoj si Anxhela Merkel, Emanuel Macron apo Teresa May?
Pse qenkërka blasfemi të bësh të njëjtën zgjedhje që bëjnë prej 19 vitesh presidentë si Klinton, Bush dhe Obama për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ?
Pse 9 nga 11 ambasadorët që SHBA ka pasur në këtë shtet, e kanë dënuar “Jerusalem Embassy Act” të Trump?
Mos vallë edhe ata qenkan tradhtarë të SHBA më shumë se kryeministi ynë?
Pse qenkërka mëkat të renditesh mes plot 128 vendeve të OKB-së (nga 193 që janë gjithsej)?
Pse qenkërka herezi t’i përmbahesh qëndrimeve tradicionale në Kombet e Bashkuara (madje për vite me radhë edhe nga Amerika), për të mos e njohur qytetin trefish të shenjtë, si kryeqendrën e asnjërës prej palëve në konflikt?
Në të gjithë këtë debat duhet përmendur thënia e një ambasadori, vendi aleat të Amerikës, që deklaroi në OKB, se në këtë organizatë votohet për parime dhe jo për pazare, dhe se do të qe jo serioze për sejcilin shtet që ka votuar “A” për vite me radhë, të votonte “B” vetëm se papritmas SHBA ndryshoi qëndrim.
Në këtë rast, po të kishte proceduar kështu, Shqipëria do të renditej si një vend qesharak, përkrah ishujve Marshall, Palaos, Naurusë dhe Togos.
Në këtë rast ne do të kishim mundësinë të qeshnim dhe të talleshim me Edi Ramën si një politikan servil dhe që thyen të gjitha traditat e qëndrimeve të mëparshme.
Ne do të gajaseshim me të njësoj siç bëmë me rendjen e tij për t’a kapur kamerat me Trumpin në samitin e fundit të NATO-s në Bruksel.
Ne do të kishim të gjithë të drejtën e botës t’a ironizonim si një kryeministër të korruptuar, të kapur nga krimi dhe droga, i cili zvarritej deri në bythëlëpirje poshtë shtetit më të fuqishëm në botë, për të zgjidhur hallet e veta.
Për fatin tonë të mire, Edi Rama nuk veproi kështu.
Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast se ai e bëri këtë për qëllime idealiste, parimore, apo për një sens të theksuar ndaj të drejtës.
Edi Rama që ne njohim nuk është i tillë dhe ai nuk mund të sublimohet vetëm për një rast të veçantë.
Por e vërteta është se cilatdo nga teoritë konspirative që gëlojnë të jenë të besueshme, cilatdo të kenë qenë shtysat, qoftë Sorosi, qoftë Erdogani apo qoftë Brukseli, ato përkojnë, në këtë rast, me një votim që i bën nder këtij vendi.
Midis imazhit të një shteti lake dhe renditjes përkrah përfaqësuesve të popullsisë më të madhe të globit, Shqipëria u rendit denjësisht në grupimin e dytë.
Ndoshta dhe për këtë, ky vendim, do të mbahet mend si një nga anët pozitive të qeverisjes më shumë sesa problematike të Edi Ramës.
Prandaj, nxitimi për ta shitur këtë histori me ekzaltimin e një sheri banal të Ramës me Trumpin është jo vetëm i gënjeshtërt, por edhe dritëshkurtër.
Ai është krejt i ngjashëm me histerinë fallco që u krijua që prej fitores të këtij ndërtuesi miliarder në zgjdhejet e SHBA.
Që prej asaj kohe opozita në disa raste ka përkundur idenë se përmbysja e establishmentit sorosian përtej Atlantikut do të shoqërohej me një ndryshim radikal edhe në Tiranë.
Me këtë tezë ajo dështoi në qershorin e shkuar.
Por me sa duket pësimi nuk i është bërë mësim.
Ajo edhe njëherë po tregon se është e gatshme të braktisë parimin, për të kapur okazionin rastësor.
Ajo po dëshmon se e ka të vështirë ta mundë Ramën në fushën reale të betejës dhe prandaj këkon kauza të shpikura.
Sepse Edi Rama nuk mund të akuzohet për tradhti ndaj Amerikës.
As për shitje të interesave të shqiptarëve me vendin e madh.
Ky është një nga rastet e pakta që ai është rreshtuar në anën e drejtë të historisë.
Përkrah me qëndrimet e djeshme të Klintonit, Bushit e Obamës.
Përkrah me qëndrimet e sotme të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë.
Prandaj ai nuk mund të kryqëzohet në Jeruzalem.
Sepse historia shpesh n’a ka mësuar se sulme të tilla vetëm të ringjallin politikisht.(Lapsi.al)
Po shyqyr o Andi qe po gjykon me mend ne koke.
Sepse edhe Basha tek Fevzo, fillimisht e perkrahu votimin e Shqiperise ne OKB. Me pas, se kush e pickoi, fap, ndryshoi fjalet. Nuk ndryshoi mendim, se po ti hysh ne mendje, po ate mendje ka, sic foli fillimisht tek Opinioni i Fevzos. Ka ndryshuar fjalet qe thote.
E vura re edhe une kete moment! E pickoi Cim Peka duke mos e lene te flase, derisa Basha e kuptoi dhe nderroi pllaken.
Duke i shtuar kesaj qe ky votim eshte edhe konsekuent me votimet dhe qendrimet e meparshme te Shqiperise (qeverite komuniste dhe te gjitha te pas 1990)
Votim i drejte dhe parimor. Te tjerat tregojne qe presidenti, opozita nuk kane ide dhe jane pa parime dhe principe. Thjesht fytyre palare dhe te pacipe
Bravo Bushat !! Kete here ke folur te verteten,dhe te argumentuar, bukur..
Por, kujdes ,nga ata te tute, qe te financojne..do te te presin rogen..
Po vazhdove keshtu, do ngjitesh, ne grupin e gazetareve,pararoje e shtypit shqiptar, me ne krye Mero Bazen..
Trapi do ta kete mire me cifutet kur te dali ne pensjon se ka biznese.. Sju hap barku atij per cifutet pervecse berxolles qe ka para.. O Bushat, po tregon shenja maturie. Ska problem per meshkujt merr pak me vone..
Ylli Rakipi
Po Lubonja si mendon ?
Jam kunder Rames, por mos i thoni njeriu se ka te drejt !
Qesharaku Andush ,qesharak.Ose palaco i palacos me te njejtin mbiemer.
E para …..do rreshtoheshim perkrah SHBA ,jo Togos e Kongos.
E dyta ….do tregonim mirenjohjen tone ndaj nje miku te madh ne nje dite te madhem
E treta….Gjermani dhe France jane fuqi boterore me influenca boterore dhe si te tille kane luksin te votojne sikur duan..Ne o palaco i palacos me te njejtin mbiemer mbijetojme si komb vetem ne saj te dashamiresise amerikane.Nje SHBA e fuqishme nje Shqiperi e forte
E katerta…..marrim te kunderten dhe votuam PRO .
Nuk do ti pelqente kujt ne Evrope ,Merkelit apo Macron ??? Po si votoi Kroacia o karagjoz Bushati kur dihet qe eshte shtet i lidhur me Gjermanine 100 %.
E pesta…..po mire qe na u shqetesoke pse do ishim krah Togos e SHBA .Po te qenit krah Sulltaneve e Halldupeve islamiko-arab nuk te shqeteson.
Po cfare pesoi Berisha qe abstenoi ne 2012 dhe u zemerua Erdogani apo cfare pesoi Berisha kur pranoi Ujguret e Kines ,i vetmi vend europian qe e beri ne gjithe Europen.Asgje ,as fitoi dhe as humbi por tregoi vazhdimesine e miqesise se vecante Shqiptaro-Amerikane.
Dhe e fundit ….e keni akuzuar Berishen qe ka stilin e Erdoganit ne drejtimin e shtetit.Kryetari socialist eshte bere praj vitesh Eunuk i Pare i Sulltan Erdoganit sa dhe xhami me 4 minare na solli ne Tirane.Kjo.tregon sa hipokrit dhe te pafytyre jeni.
Shikoj qe ke nje frym antihebreje ne shkrim por je shume fshatar dhe te bie ne sy djallezia jote prej mediokri .Nje pyetje kam o Palaco i Palacos me te njejtin mbiemer…..ku do jetoje sipas shijeve te tua proevropiane ,ne Izraelin Demokratik apo ne Arabine Fanatike.???
Ve bast qe ti me nick Ylli je vet Andi, sepse ke te njejten urrejtje per Edi Ramen dhe nje adhurim sublim per Saleh Qenin.
O Floriri i Kucit ….Ramen nuk e urrej ,perkundrazi disa gjera ja admiroj.Mos harro qe urrejtja eshte ves social-komunist.Edhe pafytyresia.
Ka gallate kur ju lexoj qe lavderoni Bushatin.Keni nja 4 vjet qe e shani me liber shtepie.Njesoj si avokat Ngjelen.Kur kritikojne Ramen jane plehra.Kur e vleresojne………bravo ,te lumte ,je i madh ,bjeri Saliut,hahahahahahs.Pafytyresi quhet o kallaji i Bences !
Duhet te jesh nga ata qe shkuan te ballkoni i Sajmirit ,per ta mbrojtur nfa armiqte e jashtem dhe te brendeshem !
Jo mo Flori Jo
Ki Illi, eshte Illi i Partise mo.
Eshte shumë gallate kur shikon komentet e disa trapave qe mundohen te duken si strategë ne politike, kur arritja e tyre me e madhe eshte qe vrasin kohen tek kafja e lagjes, duke pritur qe te vijne shtetet e tjera te rregullojne Shqiperine.
Dembelizmi dhe pordhaceria i bën të duken naivë, profanë, katunarë dhe bythëlëpirës.
YLLI
PERSA I PERKET KONSTATIMIT QE BEN PER BUSHATIN KE TE DREJTE.
PERSA I PERKET ASAJ QE THUA PER VOTIMIN E KE GABIM.
PER KETE UNE UROJ QE TI NE JETE MOS TE JESH I TILLE, PRA SI NE
KOMENT, TI TE MBESHTETESH JETEN TENDE NE ZVARRITJEN NDAJ
ME TE FUQISHMVE, ME TE ZOTEVE, ME TE PASURVE, ME TE PUSHTETSHMEVE.
NJERIU KA DINJTIET, KA KARKATER, KA MORAL. ASHTU SIC KA EDHE NJE KOMB E
NJE QEVERI.
NESE NJE PUSHTETAR QE TE SIGURON TE ARDHMEN TENDE, DO TE
KERKONTE QE TE SHKERDHENTE GRUAN TENDE, BESOJ SE NUK DO TJA JEPJE
GRUAN, VETEM E VETEM QE E ARDHMJA JOTE TE ISHTE E SIGURT.
EDHE ME AMERIKEN PSH, NESE TRUMPIT JA JEP TRURI QE TE BEJE NJE REZOLUTE
QE SHQIPERIA NGA SOT E TUTJE TE QUHET BATHORE, BESOJ SE TI NUK DO TA BEJE
NJE GJE TE TILLE.
KESHTU O YLLI, JO GJITHCKA QE THOTE AMERIKA ESHTE E DREJTE. PASTAJ ISHTE KJO
AMERIKE QE JO SHUME KOHE ME PARE KA QENE KUNDER KESAJ QE KANE VOTUAR SOT.
SI KA MUNDESI QE NE TA DREDHIM, SIPAS TEJE DUHET TA BEJME NJE GJE TE TILLE VETEM
SE DO AMERIKA DHE SA HERE ATJE NDERROHEN PRESIDENTET.
KA SHUME PER TE THENE O YLLI, POR KY MUHABET ESHTE NJE IDIOTIZEM QE ZGJAT.
DO TE ZGJASE VETEM TRE DITE E DO TE HARROHET, PASI ESHTE MUHABET PA LIDHJE.
E BEN OPOZITA VETEM PER TE FITUAR PIKE, POR JANE PIKE KOT, JANE SI LETRAT
ME VLERE QE SHPERNDANTE SALIU NE VITIN 1994 KU NGA LETRA ME VLERE U BENE LETRA ME VRIME.
EDHE KJO ULERITJE E OPOZITES ESHTE JO LETER ME VRIME, POR EDHE NJE VRIME NE UJE SIC THOTE
MILETI……
Ylli! Paske luajtur nga fiqiri.Nuk e paske kuptuar analizen e Andit.Ai vetem per kete raste,e ka argumentuar shume bukur votimin pro rezolutes.Por e paske mendjen prapa,dhe per kete nuk ka faj njeri.Vazhdo siç e ke nisur,me Sali Berishen,dhe te rroi sa malet.
SULMI QESHARAK,, QE PO I BEHET QEVERISE RAMA TREGON QARTE DHE PASTER , FRIKEN QE E KA KAPLUAR OPOZITEN , DUKE BERE CDO PERPJEKJE TE MUNDESHME SERVILIZMI . DUAN TI TREGOJNE AMERIKES, QE NE JEMI ME TE MIRET , RAMA ESHTE ARMIKU I I AMERIKES .
KETO JANE TURPI I BOTES , NUK BEJNE GJE GJETER VETEM SE TREGOJNE QE JANE LILIPUTE , VETEM NA TURPEROJNE SI SHTET , ASGJE TJETER NUK BEJNE .
Bushat,duhej te tregoje burimin nga e ke marre shkrimin se mund te denohesh per vjedhje.
ÇA NA BONI KY PRESIDENTI ME?!?
ME SIGURI JA KA HUDH QYTETARI DIXHITAL???
META SI NAIV,E HËNGRI?
ËSHTË ZËNË ME MUNËN.!??S’KA KUSH E KËSHILLON TANI.
MJERË NE THUAJ????????
Andi ke bere nje analize perfekte. Ke qene me mend ne koke dhe i paanshem ne kete rast. Absolutisht jo se ke mbrojtur Ramen, por se ke be nje analize me fakte bindese. Madje tani degjova Baleten qe eshte ekspert ne keteo probleme dhe ishte pak a shume me mendimin tend. Bravo. Jo te gjitha gjerat shkojne me inat, opozita e ka diku tjeteer. Pale kur doli dhe deputetja e Shkodres I.Ulqinaku nje çuperline qe nuk di te flase dhe e quan veprimin e qeverise tradheti kombetare. Hapu dhe.
E di që s’ja ke fut kot,BUSHATO!
Po Salën e inatos ama.
Ai hedh gurin dhe fsheh dorën,kë të zërë ?
Këtë radhë zuri LIKEN??,po e turullosi fare të zinë.
Kush e di ,kur do e marrë veten.?
Personalish mendoj se shqiperia duhet te abstenonte, pikerisht per ti treguar qe nuk jemi mosmirnjohes. Sa per parimet qe shkrun Bushati, ne nuk kemi bythe ti aplikojme, pandaj duhet te shikojme interesin kombetar tonin. Serbi nuk do te kishte hezituar kurre te votonte pro Rusise ne nje rast te tille, pa c’ka se gazetare si Bushati mund ta quanin qesharak nje vendim te tille, sepse Rusia kur i duhet Serbise vendos veto per te mbrojtur Serbine. Nuk me duket qesharae Kroacia, Polonia apo Rumania qe vendosen te abstenonin. Na duhet qe qeverja te fuqizoje ministrine e jashteme, sepse per ceshtje madhore nderkombetare, duhet te kemi njeres kompetente qe ta shoqerojne Bushatin ne vendime te ekuilibruara. Pershkrimin qe i ka bere opozites dhe presidentit Bushati gazetar, personalisht mendoj qe , eshte nje mendim qe dominon mendimin e mbare shqiptareve.
Per here te pare qe edhe Bushati rreshtohet ne anen e drejte te historise.
Mendime mbi fakte
ASSKISERS !
-Mireseerdhe ne shtepine tende politike
LSI-PD Zoti Ilir Meta !
-Per ke votoi Shqiperia !?
-Me ke je ti vella moter: me 128 apo 9 !? Me
6/7 apo 1/7 e njerezimit !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Letra e hapur e Presidentit te Shqiperise Z.Ilir Meta drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump eshte nje turp presidencial edhe per nje Republike Bananesh si 8 shtetet qe votian kunder saj.
Pse !?
Per nje aresye fare te thjeshte !
gjeni nje pike ose nen te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe nje votim diplomatik krejt rutine kerkon miratimin apo konsensusin e Presidentit apo te Kuvendit te Shqiperise me perjashtim te rasteve te cenimit apo kanosjes se sigurise kombetare te shtetit shqiptar !
Si duket Presidenti akoma nuk e ka marre vesh ose nuk do ta kuptoje se Shqiperia eshte nje Republike Parlamentare dhe jo nje Republike Presidencisle.
Nuk e di nese para se te shkruante nje leter te tille ai eshte konsultuar me keshilltaret tij per politiken e jashteme apo jo . E kam fjalen per keshilltare dhe konsitucionaliste te mirefillte jo per keshilltare Plepash apo Akademish Domosdove apo Corovode, si Petrit Vasili e Monika Kryemadhi e co.
Pse!? Gjuha e kryeministrit ne kete leter eshte me teper gjuha e nje kollovari te Monikes qe jo vetem ruajti mbiemrin e vajzerise, nje e drejte krejt ligjore e njerezore e saj ashtu si dhe heqja dore vullnetarisht e saj prej titullit te Zonjes se Pare.
E kam fjalen per kollovarizmin politik te Metes qe perdori te njejten gjuhe si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Luan Rama, Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Palokari… qe vetem dy-tri dite me pare i shpallen lufte te hapur “ imperializmit Amerikan”, qe ia kalon edhe asaj te Qoftelargut.
Mireseerdhe ne shtepine e zmadhuar te familjes tende politike LSI-PD, ku me teper se pjestaren e saj te henen bashkeshortja jote beri Zonjen e saj te Pare me sjelljen e terbimin e saj te skajshem, zjarmine e mashtrimet deri ne bojatisje me te kuqe te “viktimave te dhunes” se vetlyer te Kledes….e co!
Po sjell nje shembull te femijerise sime kur xhaxhai im i preferuar me dha nje shpulle dhe per tia kundervene gjyshen e pjesen tjeter te familjes une e ngacmova hunden deri sa me rrodhi gjak… Jo boje si cupulinat e LSI ne protesten nekrofile te se henes !
Nena mori nje fiskel shelgu qe te djeg shume por te demton pak dhe e harrova shpullen e xhaxhait!
Nena Mona beri krejt te kunderten. Ishte regjizorja e protestes nekrofile ne emer te Kushtetutes per te vonuar, sabotuar, zhbere Vetingun, Reformen ne Drejtesi per shkak te panikut ndaj zbatimit te tyre!
Ne vend qe Presidenti i shqiptareve pa dallim e babai i shtetit te fshikulloje me qetesi e dashuri bashkeshorten dhe cupulinat e LSI-se per rrenat e mashtrimet e tyre deri edhe tek ambasadori i nderuar Amerikan Z. Donald Lu beri te kunderten.
Ai iu bashkua,bile me brendine e letres se tij per Presidentin Amerikan Donald Trump ai ia kaloi edhe terbimit dhe cinizmit te tyre duke na u shfaqur edhe me Amerikan se vete Donald Trump !
Nuk do te habitesha aspak qe ne kabllogramet e Z. Donald Lu per Departamentin e Shtetit te lexoja pas dy tri vjetesh te njejtat fjale si te ish – ambasadorit tjeter te nderuar Amerikan Withers per ish-ministrin e Mbrojtjes se Berishes, Fatmir Mediu ne prag te katrahures Gerdeci, se Presidenti Ilir Meta, qe nuk la gur pa levizur ne qetesi e dashuri kunder Reformes ne Drejtesi na shfaqet tani si me amerikan se vet amerikanet me kete leter turpi !
A e di Zoti Meta se amerikanet per kete kategori politikanesh por edhe per te gjithe servilet perdorin fjalen shume domethenese asskisers- Bythelepires !
Jam i sugurte se keshtu do ta lexoje dhe kuptojne edhe Presidenti Donald Trump brendine e saj. E dini pse !?
Sepse kurre asnjehere nuk mund te jesh as amerikan, as gjerman, as kinez, as shqiptar i mire pa qene se pari njeri i mire. Dhe anasjslltas ! Aq me teper qe edhe ne saje te takonogjise dhe burimeve njerezore amerikanet dine per cdo politikan jo vetem shqiptar me shume se ata dine per vete.
Aq me teper kur kane deshmi me ze s figure si ato te tijat jo ne nje faqe por ne te pakten 62 faqe te tjera blloku te pashfaqura ne Shqiperi !
Pervec kesaj lindin edhe pyetje te tjera lidhur me kete leter turpi :
Kush votoi per rezoluten?
A ishte ne te mire apo ne dem te SHBA-se kjo Rezolute!?
A ndihmoi arroganca e Trumpit dhe ambasadores se tij ne OKB ne votimin kunder SHBA-se!?
A i sherben paqes apo luftes ne Lindjes e Mesme vendimi i Trumpit per Jeruzalemin !?
E pyetja kryesore qe fovti drejtoja cdo vellai e motra shqiptare sot do te ishte:
Per je do te votoje ti moter, ti vella ?
Perkrah 9 shteteve qe votuan kunder apo per 128 shtete qe votuan pro saj !?
Perkrah nje te shtates apo 6 te shtatave te populli si se boterore !?
Perkrah luftes apo parkrah paqes ne nje rajon lufte si Lindja e Mesme !?
To be or not to be , kjo eshte ceshtja !
Jam krenar per popullin e kombin shqiptar si populli me proamerikan e me properendimor ne Bote.
Kjo eshte jo vetem nje vlere, por nje kult per ne shqiptaret , 95 per qind proamerikane !
Por askush me shume se amerikanet nuk i urrejne, nuk i percmojne servilet.
Aq shume sa i quajne: Asskisers- Bythelepires !
Hera e pare qe po me pelqen ky djall.A thua mund te ndodhe qe te shkruaj drejt ky djalë se zakonishtë nuk lexohen shkrimet e tij.
Andi, e ke qa!!
Lufta ne eliten shqiptare zhvillohet midis te keqes dhe se keqes,
fituesit mund te dalin by……..q…..rat.
ANDI ESHTE NJE GAZETAR GJITHMON SHUME I LOGJIKSHEM
BRAVO.
Like Floririt ,me duket se po i vjen nje lajm i keq nga Washington D.C. Prandaj shpejtoi ti dergoj nje leter me Dashuri dhe Urtesi Presidentit Trump,per ti treguar se eshte gati te rreshtohet si Bythe-Lepres ,vetem te mos e ngasin dhe te mos ia marrin parate qe ka grumbulluar me djersen e “Sumes”
Andi. Si mund te votosh keshtu pasi u votua edhe nga Makron, Merkel apo CO? Keta jane lideret me te paperghegjshem. Pasi shkaterruan bender e tyre duke i bastarduar me lloj lloj mbeturine prej botes se trete tani dalkan si lidere largpames? Emigracioni ka synim te integrimin dhe asimulimin. Jo krijimin e enklavave, vendoshen e sheriatit dhe kthimin e vendasve ne minoritet. Te ardhurit perqafojne ligjet, kultuten dhe identitetin e pritesit dhe nuk kerkojne lignin islamik, nuk perdhunojne femrat e vendit mikprites, nuk ju vene bomba dhe pasi kane ngrene buken nuk permbysin kupen duke i akuzuar vendasit si rraciste apo qafire qe duhen islamizuae me hir apo pahir. Keta po zhdukin Evropen kulturalisht, historikisht dhe nga pikpamja rracore. Jane keta qe me taksat e te adhtewuajturit shtet social per te ushqyer ushtrine e sklleverve te varur nga ata po e kthejne ne nje barre ekstra pasjen e femijve. Duhet punuar fort. Nuk mund te kesh shume femije. Jane arabet dhe zezaket qe pjellin per ju. E ardhmja eshte demografi. Po do te shohesh si do jete Evropa ne te ardhmen shiko kush po kind femije. C’kane te perbashket Teresa May, Macron dhe Merkel? Nuk kane femije. Pse duhet was e vrasesh mendjen cdo ndodhe pas teje kur ti nuk ke per ke te kthesh koken pas? Ndersa Luksemburgu ka te kryeminister homiseksual me zonje/zoteri te pare nje homoseksual. Kjo eshte elita e Evropes qe po shkaterron Evropen kulturalisht dhe shtetin komb ne emer te globalizmit ose me sakte te nje diktature globale kontrolluar nga kapitali i madh dhe shumekombshet. Nuk eshte nje perplasje Trump – Evrope Perendimore. Eshte perplasje e idese te shtetit komb me multiculturalizmin. Keta lidere nuk jane shembull per te marre po per te treguar me gisht si nuk duhet qeverisur. Cdo qeveri ka detyrimin tu sherbeje shtetasve te vet. Ne momentin qe ve interesat e te tjeter para shtetasve te vet eshte automatikisht e rrezuar. Duke diskriminuar shtetasit e tyre per cdo lloj plehre te Botes se Trete ata kane prishur kontraten zgjedhes-politikane. Ne fund te fundit demokracia eshte nga populli per popullin. Ke tyre qeverive mandati u vjen nga populli. Nuk besoj se po sjellin miliona emigrante cdo vit per interes te popullit. Apo nuk kane bere ndonje referendum te pyesin popullin qe a duan emigracion te pakontrolluar dhe te kthehen ne pakice! Sa per Obamen eshte turpi i Amerikes duke e dobesuar ate ekonomikisht. Ne politiken e jashtme. Apo duke i dhene 150 miliarde dollare Iranit ne kembim te nje zotimi gojor qe do nderpriste programin nuklear. Obama qe per te siguruar marrveshjen me Iranin qe ta shiste si fitore per kapital politik lejoji Hezbollahun te shiste tonelata droge ne USA. Clinton qe vodhi qindra milione dollare te ndihmave per Haitin. Vetem 2% u shpenzuan nr Haiti. 98% ishin shpenzime operative!!! Chelsea Clinton qe fudge qindra mints dollare per fjalime 30 minuteshe per diarrene ne Afrike! Klinton qe shiti 20% te uraniumit te USA Rusise pasi kompania qe fitoi tenderin dhuroi 149 milione dollare tek Clinton Foundation. Njesoj si biznesmenet qe “dhuronin” tek fondacioni i Liri Berishes. Pasi i shoqi u pagua 700.000$ per nje fjaim 25 min ne Moske. Clinton qe manipuloi zgjedhje ne parti dhe fiksoi rezultatin ne dem te Bernie Sanders. O Bushat me vjen keq te ta them por je injorant me shkolle.
ILIRET-Andi as kete here nuk ka gjykuar me mend ne koke. Ne te vertete ai nuk mund te ishte aq budalla sa ti kundervihej hapur nje veprimi konseguent te Qeverise sone duke votuar PRO rezolutes te iniciuar nga Egjipti. Kredibiliteti i tij edhe keshtu i demtuar rende do te gremisej perfundimisht edhe para asaj shtrese lexuesish qeakoma vazhdojne te genjehen prej fjaleve te tij. Ne fakt Andi ka vazhduar te injektoje helmin e tij kunder Rames, por ne nje menyre disi me te kamufluar. E keqja eshte se TEMA vazhdon ti jape hapeisra ketij sherbetori te antishiptarit Berisha me shoke.
SHyqyr o Andi që të erdhën trutë
Me ne fund lexova dhe nje artikull te sakte nga ty.
nuk e di Andi ku te te rreshtoje per shkrimet e tua , majtas APO djathtas, por sot jam me ty!