Skandali që largoi Hektor Peçin nga ekipi i mjekëve të Enverit dhe lidhja e Liliana Hoxhës me Sali Berishën (dhe një dëshmi e Sulo Gradecit)

23 Dhjetor 2017, 13:41Politika TEMA

Fakte dhe argumente të tjera në përplasjen e mjekëve Isuf Kalo dhe Hektor Peçi për vdekjen e Enver Hoxhës. Cilat janë disa të fshehta përvëluese në këtë histori. Akuzat e Liljanës dhe sa e vërtetë është arsyeja që jep Sokoli për largimin e Hektorit si mjek i Enverit. Reagimi i pjesës tjetër të familjes Hoxha. Një dëshmi e Sulo Gradecit për 11 prillin e 85-s. Pse nuk është përmendur thuajse asnjëherë emri i Sali Berishës në akuzat për helmimin e Enverit dhe dëshmia e Nexhmijes për këtë

Xhevdet Shehu

(vijon nga numri i kaluar)

Dr. Isuf Kalo i quan përralla dyshimet dhe akuzat që hidhen pas afro 33 vjetësh se Enverin e kanë helmuar. Këtë e thotë edhe Dr. Sabit Brokaj e të tjerë. Dr. Hektor Peçi mendon ndryshe, ndonëse nuk ka qenë pranë Enverit në vitet e fundit të jetës së tij. Mirë kunatat mund të kenë xhelozi e armiqësi me njëra-tjetrën, qofshin këto edhe në familjen e Enver Hoxhës, por me mjekët nuk duhej të ndodhte kështu, për shkak të kulturës, formimit dhe profesionit humanist të tyre. Por arsyet mund dhe duhet të jenë më të thella, që nga xhelozitë deri te sjelljet vetjake në raport me pjesëtarët e familjes së Enverit. Këto mund të mos besohen për banalitetin e tyre, por kur për to flet edhe i biri i Enverit, Sokoli, krijohet një pështjellim i paparë.

Dje, ndërsa e kisha mbyllur pjesën e parë të shkrimit për dyshimet lidhur me vdekjen e Enver Hoxhës, më erdhi ky qëndrim i Muharrem Xhafës, një komunist i devotshëm edhe sot e kësaj dite, por që dikur, në vitet ’80, ka qenë shef sektori në Komitetin Qendror të PPSH, pra që i ka përjetuar ngjarjet nga brenda:

“Gjithmonë, kam pasur mendimin se vdekja Enver Hoxhës i ka ardhur nga natyra dhe jo nga ndonjë “helmim” prej dikujt brenda ose jashtë vendit! Përrallat se Enverin e kanë helmuar ose mund ta kenë helmuar agjentë të brendshëm të CIA-s, të KGB-së, të UDB-së etj. besohen nga të çmendurit dhe armiqtë e tij! Bashkëshortja besnike e Enver Hoxhës, Nexhmija, e ka bërë të qartë në mënyrë të përkryer ketë çështje.”

Por, le të shkëputemi për një çast nga pohimet mjekëve dhe familjarëve. Ja si i erdhi vdekja njeriut më të fuqishëm të kohës, sipas kujtimeve të Sulo Gradecit, njeriut më të besuar të Enverit për dekada me radhë:

“Mëngjesin e 9 Prillit 1985, Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës ndodhej në shtëpinë e pushimit në Vlorë, kur një oficer i sigurimit e lajmëroi se Enver Hoxha ishte rëndë dhe ai duhej të kthehej urgjentisht në Tiranë. I ati kishte rënë në vdekje klinike që atë mëngjes, rreth orës 9.00, ndërsa një infermier po e lante, siç dëshmon gruaja e tij, Nexhmije Hoxha: “…kur po ndiqja veprimet e infermierit dhe po prisja të mbaronte, për një sekondë, Enveri u drodh dhe ju var koka mbi gjoks… pashë e tmerruar infermierin që duke e shtrirë me nxitim më tha: shpejt, shpejt mjekët…” Ekipi i mjekëve nuk mund të bënte asgjë, sepse kishte ardhur fundi për njeriun që kishte sunduar Shqipërinë për katër dekada. Agonia e tij zgjati dy ditë. Ai nuk u zgjua më kurrë. Enver Hoxha ndërroi jetë në ora 2 e 10 minuta duke gdhirë mëngjesi i 11 Prillit 1985. Byroja politike kish pritur gjithë natën në ambientet e shtëpisë, gjysmë e përgjumur dhe tepër e shqetësuar. Askush nuk e dinte çdo të ndodhte më pas.”

Për të gjykuar drejt mbi vdekjen e Enverit, duhet të vendosesh në kohë, këtu e tridhjetë e pesë vjet të shkuar. Kanë qenë vite të vështira, ekonomia kishte marrë tatëpjetën, ishte vendosur sistemi i tollonave, ndërsa në majën e kupolës bëhej një luftë e egër dhe udhëheqësit hanin kokat me njëri-tjetrin. Ish-Kryeministri Mehmet Shehu u tha se vrau veten në dhjetor 1981. Ishte kjo ngjarja më traumatike, pas një sërë eliminimesh të tjera më përpara në udhëheqjen e lartë. Për këtë arsye fundi i Mehmet Shehut është ku e ku më enigmatik dhe më i dyshimtë se vdekja e Enver Hoxhës.

Për këtë ngjarje unë kam shkruar një libër me titullin “Prapaskena”. Pasi e kishte lexuar këtë libër, Nexhmije Hoxha, më shkroi një letër të gjatë, ku ndër të tjera hidhte poshtë dyshimin se në fundin e Mehmetit ishte dora e Enverit. Ndër të tjera, për të dalë te dyshimet që hidhen tani për vdekjen e Enverit, ajo më shkruante:

“Nuk është Enveri që vrau Mehmetin, por është Mehmeti që vrau Enverin. Në fakt, pas vetëvrasjes së Mehmetit, në dhjetor 1981, gjendja shëndetësore e Enverit, me sëmundjen e rëndë të zemrës, mori tatëpjetën deri sa mbylli sytë në prill të vitit 1985.”

Ndarja e Enverit nga Nexhmija

Liljana Hoxha bën një ndarje drastike midis Enver Hoxhës dhe Nexhmijes. Ndërsa Enverin e ngre në qiell, Nexhmijen e nxin dhe nuk lë epitet negativ pa shqiptuar kundër vjehrrës së saj. Pikërisht këtu qëndron një nga enigmat e qëndrimit të saj. Si mund të qëndrojë Enveri i virtytshëm dhe në këmbë po e ndave nga shoqja dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë e tij? Si është e mundur që Enveri të mos e kishte kuptuar se armikun më të madh paska pasur pikërisht gruan e tij? Ç’janë gjithë këto mistere që e rrethojnë familjen e Enverit? Liljana ka folur për intriga, për prapaskena dhe keqdashje të mëdha në gjirin e familjes së njeriut më të famshëm të Shqipërisë së gjysmës së dytë të shekullit XX.

Vitin e kaluar kur u botua libri i Teuta Hoxhës “Enveri në kujtimet e mia” e kam pyetur autoren gjatë një interviste për këtë qëndrim të kunatës së saj. Teuta më pohoi të kundërtën e Liljanës:

“E vërtetë është që gjithë jetën (Enveri me Nexhmijen) kështu e kaluan, bashkë dhe të pandarë. Kështu i njoha për aq vite sa unë jetova pranë tyre. Unë në libër them: “Ata ishin aq të lidhur dhe të pandarë, sa vërtet nuk bënin pa njeri-tjetrin. Mosha i bën njerëzit dhe më të ndjeshëm, për më shumë në çiftet që kanë kaluar shumë vite të lumtura pranë njeri-tjetrit. Unë jam dëshmitare e admirueshme e asaj lidhjeje të fortë të prindërve të Ilirit, gjë që na mësoi dhe edukoi dhe ne të dyve, të ishim të lidhur fort me njeri-tjetrin edhe në ditë shumë të vështira, ku na përplasën tallazët e jetës. Ata ishin aq të dashuruar me njëri tjetrin, sa thënien që “dashuria nuk njeh moshë”, unë tek ata e kam vërtetuar se është e vërtetë.”

Pasi kemi hedhur në tryezë një sërë argumentesh për vdekjen e Enverit, me citime e kundërcitime, shtrohet me të drejtë pyetja: Cilat janë arsyet që Dr. Hektori del në media dhe sulmon doktor Isufin?

Kjo është mister. Ky debat rindizet 45 vjet pas largimit të Hektorit nga familja e Enverit dhe zëvendësimin e tij me Isuf Kalon. Duket se ai ka akumuluar xhelozi dhe është ndjerë i fyer që Isufi u bë më i njohur se ai si mjek i Enverit në vitet më të vështira të shëndetit të Enverit etj. Mund të jetë ndjerë keq në vitet kur Isufi, pasi vdiq Enveri u caktua me detyrë si shef i endokrinologjisë, ku më parë detyrën e shefit, por i pa emëruar, e pat kryer Hektori. Fati dhe koha i lidhi këta dy mjekë të udhëtojnë së bashku dhe njëri duke zëvendësuar tjetrin.

Anashkalimi i një mjeku tjetër

Në debatin e ditëve të fundit, apo më mirë në përplasjen e beftë me protagonistë Hektor Peçin, Isuf Kalon, Liljana dhe Sokol Hoxhën, është i pashmangshëm edhe një mjek tjetër, emri i të cilit nuk është përmendur thuajse fare këto ditë. Ky është Sali Berisha. Në të vërtetë Sali Berisha nuk ka qenë mjek i Enverit asnjëherë, por ai ka qenë mjek i Hysni Kapos. Ndaj dhe është lënë jashtë diskutimeve dhe dyshimeve të hedhura në tregun mediatik për helmimin e Enverit. Gjithsesi, Berisha ka pasur një lidhje të çuditshme me familjen Hoxha, posaçërisht me Sokolin dhe Liljanën. Të jetë kjo një e fshehtë përvëluese, mbase më e rëndë se gjithë akuzat që janë hedhur deri tani në tregun mediatik.

Ja si ma ka treguar këtë fakt Nexhmije Hoxha dy vjet më parë në shtëpinë e saj.

E pyeta: “Në librin e Teutës që u botua vitin e kaluar, kam lexuar se ju jeni bërë pengesë që Sali Berisha të futej në ekipin e mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e Enverit”…

Nexhmija u përgjigj:

– Po, kjo është e vërtetë. Sali Berisha ishte planifikuar të futej në këtë ekip mjekësh që ishte ngritur për Enverin, aty nga mesi i viteve ’70. Mirëpo një ditë më thirri në zyrë Hysni Kapoja e më jep të lexoj biografinë e tij. Aty kishte hije dyshimi të lidhjeve të tij me agjenturën serbe për shkak të vjehrrës së tij serbe. Hysni Kapoja ma tha vetë këtë. Jo, i thashë Hysniut, ky njeri nuk mund të bëjë pjesë në ekipin e mjekëve të Enverit. Dhe kështu ai (Saliu) nuk hyri në ekip. A është takuar Enveri me Saliun ndonjëherë? Po. Kur ishte sëmurë Hysniu dhe Enveri i ka dhënë dorën Saliut si një mjeku që u gjend aty. Është e vërtetë ajo që kam treguar para disa viteve se pas atij takimi për ca kohë Saliu nuk u jepte dorën njerëzve të njohur, duke thënë se me këtë dorë kam takuar shokun Enver… Por dua të them se edhe ne, unë dhe Enveri ia mbyllëm derën e shtëpisë Saliut, ai na hyri nga dritarja. Ai krijoi një lidhje të çuditshme me Liljanën dhe Sokolin, e kini parë atë fotografinë në varkë në Pogradec. Ja, kjo ka qenë vërtetë e çuditshme dhe ngre shumë dyshime…

E fshehta përvëluese

Në letrën ku Isuf Kalo hedh poshtë akuzat e Hektor Peçit si shpifje, është një moment ku Dr. Kalo shpërthen ndaj ish-kolegut të tij më të moshuar: Pse për 45 vjet ti (Hektor) vetë nuk e kërkove arsyen e atij largimi që të paska dhembur aq shumë? Mos vallë ishte frika mos hapej kapaku?

Vërtet, cila ishte arsyeja e largimit të Hektor Peçit? Ç’është ajo frikë se mos hapej kapaku? Për këtë po i referohemi një fragmenti të intervistës së Dr. Peçit dhënë gazetës ‘Panorama’ më 14 dhjetor 2017 si dhe një deklarimi të Sokol Hoxhës. Sokoli flet për një intrigë të kunatës së tij ndaj Hektor Peçit.

Pjesa tjetër e familjes Hoxha prej vitesh është treguar shpërfillëse ndaj akuzave të Liljanës dhe Sokolit për shumë arsye që tashmë dihen, pasi janë bërë publike. Më e pakta që mund të thuhet është as Iliri dhe as Teuta nuk i marrin fare seriozisht akuzat e Liljanës dhe Sokolit duke i quajtur ato thjesht shpifje të ulëta, ashtu sikurse i konsideroi Dr. Isuf Kalo akuzat e Hektor Peçit. Qëllimi duket se është vetëm një: denigrimi i figurës së Enverit. Ndërsa Nexhmija duket se e konsideron të mjaftueshme mbylljen e kapitullit të marrëdhënieve me djalin e vogël të saj dhe të shoqen e tij me letrën që u ka dërguar Ilirit dhe Teutës dhjetë vite më parë.

E vërteta e ngacmimit

Hektor Peçi, mjeku personal i Enver Hoxhës tregon për marrëdhëniet e tij me familjen Hoxha dhe i përgjigjet akuzave për ngacmime.

Në intervistën në “Panorama”, profesor Peçi, shprehet se ka qenë prej 7 vitesh mjeku personal i Enver Hoxhës, derisa në vitin 1972 ai është transferuar në fakultetin e Mjekësisë, ndërsa është zëvendësuar nga Isuf Kalo.

Djali i Enver Hoxhës, Sokoli është shprehur se profesor Peçit i thurën një intrigë sikur ka ngacmuar bashkëshorten e Ilir Hoxhës, vëllait të tij. Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës. Ai shprehet i habitur me këtë intrigë për të cilën shprehet se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në ‘Panorama’ intervistën e Sokol Hoxhës.

Ai tregon se ka qenë për 7 vjet mjek i Enver Hoxhës dhe me pas u largua, por pa i dhënë arsye.

“Nuk kishte asnjë arsye që m’u tha mua në atë kohë. Unë për herë të parë e dëgjoj këtë gjë në intervistën e Sokol Hoxhës në gazetën tuaj. Por, më saktë, këtë gjë mund ta shpjegojë Teuta, e cila në atë kohë ka qenë në moshën e pubertetit.

Pyetur nga “Panorama” nëse e kanë akuzuar për këtë gjë brenda familjes ai përgjigjet: “Unë nuk e di, brenda familjes mund të ketë ndodhur çdo gjë, por ndonjë qëndrim përbuzës të familjes ndaj meje nuk pata. Unë me Nexhmijen jam takuar herë pas here, në raste të ndryshme. Të tjerat i dinë vetë ata, unë nuk mund të hyj në problemet e brendshme të familjes së tyre. Por unë vetë nuk pata ndonjë masë qortuese, as kritikë të lehtë, apo të rëndë, apo ndonjë pasojë. Nuk mund të çohet nëpër mend që të ketë pasur një dyshim apo akuzë të tillë ndaj meje dhe unë të vazhdoja punën si mjek i pacenuar. Nuk mund ta çosh dot nëpër mend”- thotë ai.

Çfarë tha Sokol Hoxha

Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës tregon mënyrën e largimit të mjekut personal endokrinolog Hektor Peçi, nga babai i tij. Sipas Sokol Hoxhës ai u largua pas ngritjes së një intrige për t’u zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo.

Isuf Kalo ka qenë mjeku personal i Enver Hoxhës deri sa ky i fundit vdiq, ndërkohë që ju dhe bashkëshortja juaj e akuzoni atë si pjesë të komplotit kundër jetës së Enver Hoxhës. Ku i bazoni këto?

Unë them se likuidimi i Enver Hoxhës nëpërmjet shëndetit të tij deri më sot është konsideruar si paranojë e tij. Edhe vetë zhvillimet postkomuniste vërtetojnë synimet anti-Enver. Blair-i me ngjarjet në Irak u shpreh se Britania ka dështuar vetëm me Shqipërinë për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pra pranojnë vetë që rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte i pamundur, ndaj likuidimi i tij nëpërmjet pistave të tjera, kryesisht të brendshme, e pse jo nëpërmjet shëndetit (si pika më e dobët e tij), s’ka se si të jetë fantazi. Aq më tepër po të marrim dhe raste analoge historike si Stalini etj.

Kush ka qenë mjeku personal i Enverit para Isufit?

Deri në vitin ‘72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe të sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo.((DITA)

16 komente në “Skandali që largoi Hektor Peçin nga ekipi i mjekëve të Enverit dhe lidhja e Liliana Hoxhës me Sali Berishën (dhe një dëshmi e Sulo Gradecit)”

  1. Claus says:

    Deri me tani nuk kam patur asnje dyshim mbi vdekjen e Enver Hoxhes. Ishte nje fakt i njohur qe vuante nga diabeti qysh prej vitit 1948 dhe dihet qarte qe pasojat e diabetit sjellin me ngadalesi dhe siguri „vdekjen e sheqerosur“.
    Po ja qe keto dite na dolen disa fakte mbi eliminimin e Dr.Haktor Pecit andej nga vitet `72-`73 mos gaboj per shkak „te nje ngacmimi seksual“ ndaj Teuta Hoxhes!!!!

    Dhe kete fakt vete Dr.Peci e merr vesh tani ne moshen 85 vjecare!
    Askush nuk i kishte komunikuar asgje ne ate kohe!
    Po a mund ta hidhte aq paq ndonje njeri ate „ngacmim seksual“ qe kishte ndodhur ne familjen e Enver Hoxhes?
    Kete nuk e besoj kurre. Me e pakta do te ishte ndonje transferim ne Tropoje a ne Krume si mjek fshati.
    Ketu na del dhe nje „gabim“ ne diagnoze, atehere kur Sokol Hoxha na paska patur „Gjendje gripale“ ne vend te nje „Peritonitis acut“ qe ishte shmangur ne momentet e fundit. Keto dy fakte me bejne te hedh ndonje hije dyshimi ne tere kete histori. Pra dhe aq e „cmendur“ nuk na paska qene Liliana me tere ato historite e saj ne media.
    Lind nje pyetje plot logjike: A duhet te kete qene Enver Hoxha, si udheheqes nje shteti komunist ne shenjester te agjenturave te huaja?
    Askush nuk mund te thote, Jo.
    Po si mund te realizohej „dicka“ me ate njeri? Me cudit fakti qe shume udheheqes komuniste kane vdekur ne mosha edhe me te medha se Enver Hoxha, megjithese kane qene moshatare me te, si Zhivkovi, Kadari, Honecker, por dhe vete Alia xhanem qe shkoi 86 vjec me tere ato shtrese dhe vuajtje burgu, per te mos llogaritur ketu Nexhmijen qe po shkon tek te 100-tat.
    Ne keto „historira te vjetra“ po heq nje paralele me vdekjen e Stalinit per te nxjerre ndonje konvergjence edhe me vdekjen e Enver Hoxhes. Besoj se me lejohet apo jo duke ngritur pyetjen:
    A mos ka qene pothuaj i njejti variant „eliminimi“ qe eshte ndjekur tek Stalini me heqjen e mjekut personal Dr. Pecit dhe vendosjen e mjekeve te tjere ne ekipin mjekesor te Enver Hoxhes?
    Lexoni me poshte te nderuar lexues se c`ka ndodhur me Stalinin ne dacan Kuznevo dhe Kremnlin disa muaj para vdekjes se tij:
    Diku ne fund te Janarit 1953 del nje artikull ne gazeten „Prawda“ ku shpallet zbulimi arrestimi i grupit komplotist te mjekeve te Kremnlinit me ne krye Prof.Dr. Winogradow, vete mjeku personal i Stalinit, anetar i Akadamise se Shkencave te BS.
    Zbulimi i grupit konspirativ te mjekeve ishte bere nga nje denoncim i nje mjekeje te re kliniken e Kremlinit qe quhej Lidia Timaschuk. Ka dyshime se ky kurth ishte ngritur nga vete Berija per ti hequr Stalinit mjeket e tij me te mire dhe besnike nepermjet nje letre te saj. Ndoshta ketu Stalini do te binte ne kurth.
    Ne letren e saj drejtuar vete Stalinit hidhej dyshimi per vendosje te diagnozave te gabuara ne semundjet e udheheqesve sovjetike per te formuluar pastaj nje terapi po ashtu te gabuar.
    Vdekjet e shkrimtarit Maksim Gorki, anetarit te Presidiumit te KQ te BS Kujbishev dhe Menschiskit hidhnin hije dyshimesh tek vete Stalini.
    Prof.Winogradow shefi i ekipit te mjekeve te Stalinit arrestohet dhe keshtu eliminohet. Ne rastin e Enver Hoxhes Dr. Hektor Peco „largohet“ nga pacienti per shkak te nje „ngacmimi seksual“ ndaj nuses se djalit te tij qe do te hynte ne familjen Hoxha.
    Ja pra qe keshtu u vendosen mjeke te rinj ne keto vende si Isuf Kalo.
    Pak me vone diku ne shkurt te vitit 1953 vdes „papritur“ shefi special i sigurise se Kremnlinit, gjeneral Kossynkin, nje djale i ri dhe i fuqishem, pra nje fare Sulo Gradeci, por teper i charmant ne krahasim me Sulon tone.
    Sulo Gradeci qendron ne post deri ne vdekjen e Hoxhes, por ne kushtet e tij Sulo i Enver Hoxhes del jashte, shkon ne Paris blen ilace dhe ben pazare per familjen Hoxha duke bere padyshim ndoshta edhe pune te tjera.
    Kossynkin nuk kishte dale jashte BS ne asnje rast, por Kossinkyn e kishte nje armik dhe ai ishte Berija, ministri i brendshem i Bashkimit Sovjetik, i cili nuk e kishte per sy te mire, per vete fanatizmin dhe besnikerine e tij ndaj Stalinit. Sulo i Hoxhes ndoshta e kishte mire me Kadriun dhe Fecorin tone.
    Insult cerberal peson Stalini, insult cerebral peson dhe Hoxha. Ne kongresin 19 te PK te BS zhvilluar ne Tetor te vitit 1952 Stalini del i derrmuar dhe i lodhur duke folur ne te vetem 12 minuta.
    Ishte raporti kryesor i KQ te PK te BS! Dhe kai do te zgjaste vetem 12 minuta. As floket nuk ja kishin krehur Stalinit ku flet nje rrokopuje te vertete, vetem Enver Hoxha brohoriti me entuziazem. Te gjithe mbeten te shtangur me shendetin e tij te derrmuar. Cdo gje merrej vesh. Pas 4-5 muajsh Stalini vdes.
    Enver Hoxha po ashtu del ne karroce ne plenumin e Janarit te vitit 1985 duke u shtyre nga Ramiz Alia, pra fiks 3-4 muaj para vdekjes po ashtu i drobitur dhe i derrmuar per te pyetur Vito Kapon ne nje plenium mbi realizimet e planeve ne industrine ushqimore ku ishte ministre ne ate kohe.
    Pas arrestimit te Winogradowit, Berija i ofron Stalinit mjekun e tij personal, por Stalini nuk e pranon.
    Ndersa tek familja Kapo ofron mjekun e saj Sali Berishen, por ketu nuk pranon Nexhmije Hoxha.
    Gjithmone Enver Hoxha kishte dyshime per vdekjen e Stalinit nga mjekime te gabuara dhe padyshim kishte dhe vete ndonje frike. Vete fakti qe Hysni Kapo nuk donte te shkonte ne Paris per mjekime kjo te krijonte pershtypjen qe ndonje frike ne Bllok ekzistonte.
    Megjithate ngjarjet e mevonshme na dhane disa gure ne tere kete mozaik konspirativ.
    Ramiz Alia nderron jete ne vitin 2011 dhe varroset me nderime dhe homazhe.
    Dr. Kalo shkon ne vitet `90 ne OBSH si eskpert i diabetit, kur ne ate Shqiperi sheqeri ne gjak zor se rritej kur popullsia merrte vetem 1500kkal ne dite, sic thoshte ne ate kohe Gramoz Pashko.
    Dr. Sali Berisha behet kryetar i PD dhe udheheq protestat ne vend duke u bere President i vendit.
    Pra nje logjike e thjeshte me ben te ngre dyshime, packa se pacienti ka 32 vjet e kusur vdekur dhe koha nuk punon me per te:
    A ka patur dicka ne tere kete „konspiracion“? Te tere keta duket se kane qene shperblyer per punet e tyre.
    Ne fund te fundit si ka mundesi qe ai shtet komunist aq i izoluar dergonte udheheqesit e tij per t`u mjekuar ne Paris dhe merrte mjeke te huaj per te mjekuar dhe vete Enver Hoxhen?
    E kush e bente kete nga shtetet e bllokut komunist? Raste te rralla mund te kete, si ai i Titos, por Tito dihej kush ishte.
    Pra del qe te ekspozuar para „helmimeve“ a „mjekimeve te gabuara“ sigurisht kane qene.
    Kjo nuk ka dyshim. Po a eshte vepruar?
    Une solla ne kete rast logjiken time dhe lexuesit le te gjykojne vete.
    Pershendetje

    1. ISH ANETARJA E RINISE FASHISTE says:

      Liljana agjente e Saliut,e kishte nuhatur vete shoku Sulo.
      Boll o sigurimsa se na hapet barkun me keto lloj artikujsh

  2. h says:

    Berisha eshte si murtaja,sado te mbyllesh dyer dhe dritare ai prap hyn.
    Kur hyri ne bllök imagjinoni çfarë bën në vendet e tjera.
    Ai eshte semundje infektive pa antibiotik.Sëmundje pa shërim.
    Zoti e ruajt popullin shqiptar.

  3. Gagu says:

    Edhe ky Xhevdeti ama bajge njeri paska qene, ka marre persiper te denigroje familjen e Komandantit.
    Xhevo mbylli diskutimet dhe hyr ne rresht ashtu siç beje dikur si punonjes i papërtuar i armes se Sigurimit.

  4. Shkullaku Uturaku says:

    Na cate trapin me keta perverse

    1. ?!?!?! says:

      Ne familjen e udheheqesit gjithe keto ? !!
      Shoqja Nexhmie,armiku ne familje ? mire nusja po dhe djali ?!!!!
      Po na cuditni,me qendrimin tuaj indiferent,s’po marrim vesh ku
      fle lepuri.

  5. Feniks says:

    Asnje fakt,asnje argument.plot sharje shpifje dhe dyshime!
    Kujt i sherbejne te gjitha keto rremuja fjalesh kur nuk ka asgje konkrete?
    Cili eshte qellimi i te gjitha ketryre shpifjeve,qe nuk bazohen ne asnje fsakt,deshmi apo prove dhe te tjerrin nje tymnaje pa fund?
    E gjitha kjo behet,jo vetem per te terhequr vemendjen e opinionit nga problemet e dites,por eshte edhe nje loje makabre e agjenturave te huaja qe duan te denigrojne figuren e Enver Hoxhes!
    Kur thone se Enver Hoxhen e ka helmuar e shoqja,kertu nuk mbetet asgje per te shtuar!
    Keta intrigante te paguar me dollare apo flori kane marre persiper te baltosin figuren e njeriut me te madh qe ka nxjerre toka shqiptare ne te gjitha kohrat!
    Shpifen sa deshen kunder moralit te tij qysh ne rini, hodhen poshte rolin e tij ne krijimin dhe udheheqjen e PKSH,Luftes Antifashire dhe ndertimni8n e Socializmit!
    Tani se fundi u kish mbetur edhe familja pa share e shpifur dhe gjeten nje te cmendur dhe e vune para mikrofonit!
    Askush nuk mund ta ule sado pak figuren dhe rolin e madh te Enver Hoxhes si udheheqes i lavdishem i kombit shqiptar!

  6. Miri says:

    Llafe kishte plot ne ate kohe, dikush thosh qe dr. Peci kish ngacmuar te rene Hoxha, dikudh tjeter thosh qe kish guxuar te ngacmonte vete Nexhmien.
    Te verteten e di dr. Hektori dhe Nexhmia.

    1. Pantera e zeze says:

      Hyri Saliu nga dritarja se nexhmia ja “mbylli”deren,nuk e pranoi si doktor te enverit !
      Por ama ja la peshqesh Hysni Kapos “besnikut te partise” Si ka mundesi kjo kur ai dyshohej si
      agjent Jugosllav ?
      Mos edhe Hysniu……piu barin e miut te Salut me porosi te “zonjes” ?
      Vrate memet e kadri e s’diktuat dot nje sali ? kjo tregon se nexhi eshte e implikuar
      ne eleminimin e udheheqjes drejtuese te partise.

    2. Lili says:

      Po te verteten e dime te gjithe Byth….ja i ka fajin. Dr peci e dinte a jo vesin e enverit?
      A e dinte ai kush u merrte me Nexhmijen?
      Kjo i ka kushtuar postin ,kurse ky tjetri qe u shperblye se dinte me mbyll syte,vete fakti se akuzon dr Pecin,i cili vazhdoj punen karshi pacienteve ndershmerisht kur ky vete ngarrendi pas privilegjeve,tregon cka ishte e cka eshte…by..lepirese

  7. Daja says:

    Bela e madhe …. Cfare nuk behet, cfare nuk shpiket , cfare nuk shpifet , cfare nuk permendet vetem e vetem per te marre ca klikime me teper …
    Cpo thote te re psh Xhevdet Shehu ???>?!!!!! Thjesht perseritje e loje fjalesh…. Zoti ju falte !

  8. Xha " Selimi " says:

    Vazhdon zbulimi i armiqve te popullit e te partise . Jane zbuluar shume grupe armiqesore si psh , ne ushtri , ne bujqesi , ne kulture etj . Ketij grupit qe na doli tani si do ja veme emrin , sepse po na del qe jane vete ata qe shpiknin grupet !!!

  9. spartaku says:

    Jame plotesisht i bindur,se, Enver Hoxha ka vdekje natyrale,dhe nuk e ka helmuar njeri.Thenjet e Liljanes dhe te Sokolit jane shpifje.Ka mundesi qe keta dy, te jene rekrutuar nga UDB-ja,nepermjet Sali Berishes dhe gruas se tij Liria.Te gjitha te tjerat jane mbroçkullat e Liljanes.Vertete,por ama vertete,eshte per te ardhur keq per djalin e Enver Hoxhes,Sokolin,qe hedhe balte mbi nenen e tij,e cila e ka mbajtur ne bark,dhe e ka mekuar me gjosin e saj.Liljane nuk eshte e barkut te Nexhmijes,dhe asaj mund t’i lind e drejta te shpifin,por Sokolit kurre.Ndoshta Sokolin e ka zene halli me gruan e tij skizofrene.Keq me gruan e keq me nenen.Ndoshta nuk di nga t’ja mbaj.

  10. Mehmet komunist-demokarti says:

    Lidhja me ta eshte tek lidhja sentimentale e spihunit tjeter te serbise mehmet elezi,kete te gjithe e dijne.

  11. Thupra says:

    morrat e kuq te ish sigurimit duan ta bejne lanet sokolin
    ta shpallin “agjent”simbas taktikes se vjeter te partise , “i rekrutuar nga armiqte”
    Vetem se “puna ndryshon pak” Nje cike si ters….Sokoli eshte edhe djali enverit edhe djali i nexhmies
    Sa per punen e barkut qe permend Spartaku me lart,gruaja nuk eshte barku i burrit,keshtu qe mund ti
    bej gjithe poshtersite dhe tradhetite po te doje,kurse djali nuk del kurre kundra t’e jemes te “shpife” pa
    qene i sigurte.
    Tani ju ka ngelur sharra ne gozhde,se Liljanen e bete te cmendur po skeni si t’ja beni te birit,Kur foli Lili,
    doktor Kalua tha pyesni Sokolin per kete pune, Opsss…..sikur doli ca si bllof.
    Ka nje tjeter ruge dalje,metoda,stili i vjeter, “Te rekrutuar ne sherbim te agjenturave te huaja”
    Gazetari,artikulli, ja arriti qellimit !

  12. N. KITA says:

    Idiotizma, idiotizma, idiotizma që i përpijnë mrndjelehtit.
    Sot, shkenca e mjekësisë ka metoda të përkryera për të konstauar shkakun e shuarjes së jetës.
    E. Hoxha prehet në një varr. Për të mbyllur gojët…djemtë e tij janë të kamur dhe le të zgjedhin ndonjë institut (nëse duan iu sugjeroj unë se ku, por mos ma marrin për konspirim….) dhe le të saktësohet kjo përrallë e shkakut të shuarjes së jetës së këtij shpirtkatan.
    Përrallat janë të bukura, nga aspekti letrar, kur ushqejnë fantazinë e dëgjuesit për të vazhduar subjektin e rrjedhës në imagjinatën personale.
    Përralla në tra, shëndeti ndër gra!
    Përralla ndër hi, shëndeti ndër fëmijë!i
    Më duket se me këto shkrime për konspiracionet “imperialiste” po tentohet të mbahet gjallë, me intensitet të pafashitur, KULTI personal….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje