Përpos përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Partia Socialiste ka një plan tjetër për të ndaluar përsëritjen e akteve të dhunshme në seancat plenare, duke disiplinuar dhe ndëshkuar deputetët që përfshihen në akte të tilla.
Plani është paralajmëruar nga kryetari i grupit parlamentar socialist dhe do të vihet në zbatim në muajin janar.
Bëhet fjalë për miratimin, edhe në mënyrë të njëanshëm, pra vetëm me votat e shumicës parlamentare, të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, në fillim të janarit, shkruan Shqiptarja.com.
Kodi i Sjelljes parashikon 8 rregulla sjellje, të cilat duhet të respektohen nga anëtarët e Parlamentit, në të kundërt, për çdo shkelje, do të merren masa disiplinore.
Konkretisht, Kodi i ri i Sjelljes, i kërkuar nga ndërkombëtarët, parashikon që deputeti nuk duhet që të ndërmarrë veprime apo sulme personale ndaj ndonjë deputeti tjetër si dhe nuk duhet që të bëjë thirrje për përdorimin e dhunës në Kuvend.
Gjithashtu, deputeti nuk duhet që të pengojë ose të cenojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit.
Këto rregulla janë parashikuar për të disiplinuar deputetët që nxisin apo dmostrojnë akte dhune.
Ndërkaq, janë parashikuar edhe disa rregulla të tjera, të cila ndalojnë fyerjet në seancë plenare.
Këto parashikime tingëllojnë për Sali Berishën, i cili artikulon në çdo seancë akuza të rënda në adresë të kryeministrit, ministrave dhe deputetëve. Kështu,
Kodi i ri parashikon që deputeti nuk duhet të përdorë fjalë fyese që cenojnë personalitetin e drejtuesit të seancës.
Deputeti nuk duhet të shprehet me fjalë të pahijshme dhe ofenduese në Kuvend si dhe nuk duhet që të kërcënojë apo fyejë deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe personalitetet e tjera të larta shtetërore.
Një tjetër pikë parashikon që deputeti nuk duhet të përdorë një gjuhë të shprehuri, e cila promovon urrejtjen në bazë të racës, fesë, përkatësisë etnike, origjinës kombëtare, gjinisë, orientimit seksual, prejardhjes sociale, aftësisë fizike ose mendore.
Deputeti nuk duhet gjithashtu që të shfaqë asnjë formë diskriminimi dhe stereotipizimi në gjuhën e përditshme, në fjalime politike, apo edhe gjatë diskutimit të projektakteve në Kuvend.
“Disiplinohet” ? Pse te disiplinohet ? Kujt po i rruhet per nje Berishe te disiplinuar ? Ne duam parate qe ka rrjepur vendit duke shfrytezuar burimet e tij. Berishen pastaj lereni te hec te lire ne rruge, pa nje kacidhe. Ka bere miq plot duke vrare sa e sa njerez keto e 20 e ca vjet, e disiplinojne ata. Ne na duhen parate e tij.
e sakte nje fjale me vende po ti marin parat dhe derr derr s’do bej me hahaha
ooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
ai disiplinohet ose alarmohet vetem po ti hapet ndonje dosje, kshu qe kta taulantat e vegjel mos meren me rregulla se ata rregullat aty kane qene por te kujdesen mire mos i kane lene ndonje arsye a shteg nga ku nona mona bashke me klyshin e serbise mos i sulmojne me, keta duhet te jen te qete nese nuk jane te perlyer ndryshe rregullorja eshte aty nuk ka nevoje per pika… ju shofte fara te gjithve me qe ra fjala
Coheni Berishen familisht ne Tropoje dhe aty e disiplinojne ata te cileve u ka nxire jeten.
Saliu duhet te ktheje menjehere parate e grabitura shqiptareve. Nuk mban me populli kerkon drejtesi dhe demshperblim dhe te zbatohet drejtesia nje dhe per te gjithe.