Fronti i Bashkuar Opozitar kundër Bashës për Dakon, LSI dhe PR protestojnë në Tiranë dhe e mbështesin në Durrës

23 Dhjetor 2017, 11:34Politika TEMA

Situata e fundit politike duket tamam si një skenë e madhe teatri ku gjithçka ngjan si e mirëprogramuar.

Teksa nga njëra anë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi proteston kundër Mazhorancës, forca e saj politike përkrah në pushtetin lokal kryebashkiakët e majtë.

Edhe pse së fundmi ajo ka lakuar shpesh herë emrin e kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ky i fundit ka miratuar buxhetin me katër përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe një nga Partia Republikane.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit ku u miratua Buxheti për vitin e ardhshëm, “TemA” mëson se  4 përfaqësues të LSI-së dhe një i PR-së bashkuan votat me PS-në duke bërë që 26 vota të ishin pro miratimit të Buxhetit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike dhe këshilltarët e saj bojkotuan këtë  mbledhje.

Mesa po duket  marrëveshja e këtyre ditëve mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës po funksionon veç për ndonjë deklaratë mediatike apo për ndonjë shfaqje me çizme.(TemA)

2 komente në “Fronti i Bashkuar Opozitar kundër Bashës për Dakon, LSI dhe PR protestojnë në Tiranë dhe e mbështesin në Durrës”

  1. Tr says:

    FUNKSIONON VETEM PER MASKARALLEQE . DO TI VIJ FUNDI DHE KETYRE .

  2. Luni says:

    Mos besoni KRYEMADHIN!
    Jo se s’do,,, por S’DI dhe s’dëgjon!
    BASHA, kujdes!
    Do qorrollitesh pas Monikës, se ajo e morri rrugën.
    ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje