Nga Ermir Hoxha
Një votë anti-Trump e Shqipërisë në OKB lidhur me Jerusalemin, siç po shihet këto ditë, ka aktivizuar të gjithë opozitën me kuç e me maç kundër Edi Ramës. Në krye qëndron ajo, LSI-ja, e cila pos të tjerash, është dhe në një garë me PD-në për t’i marrë asaj flamurin e “opozitës së vërtetë”.
Akuzat janë si gjithnjë, aq të thjeshtëzuara, deri në fyerjen hapur të inteligjencës së njerëzve, ku veçon ajo: Janë tradhëtuar SHBA. Në fakt, në diplomaci, kush e njeh sadopak, “tradhëti” të tilla janë të pashmangshme pasi ato vendosen në kontekste të caktuara.
Sepse, nëse përdoren e njëjta thjeshtësi në gjykim, mbi çështje që janë tejet të koklavitura, atëherë i bie që për hir të “besës” në një rast të caktuar të bëhesh palë në një të keqe të madhe, sidozot në një masakër njerëzore, kur e sheh se aleati është zhytur në të.
Dhe për këtë na ndihmon ajo çfarë ndodhi 5 vjet e kusur më parë, kur kjo opozitë, këto personazhe që s’u pushon goja kundër Ramës nëpër studio televizive e rrjete sociale, nën pretekstin e jetëve njerëzore – pra rasti i armëve kimike – edhe pse “ankthi kimik” i tyre ishte një idiotësi e tërë, e nga ana tjetër dukshëm spekulativ, u rreshtuan kundër SHBA-ve pa fije droje por dhe turpi.
E ndryshe nga sot për votën në OKB, ku deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë “lutje” të bërë Tiranës zyrtare për ta dhënë pro, atëherë Uashingtoni qartazi e kërkonte “Po”-në dhe me ditë e priti atë.
Ndërsa po këto personazhet e sotme, që janë shndërrua sakaq në therror për Amerikën, vetëm e vetëm për më të ndyrën lojë politike të brendshme, e cila siç po duket dhe në këtë rast duke ballafaquar dy realitete nuk përshkohet nga asnjë fije turpi, bllokuan sheshet dhe u ulën galiç haptazi kundër Amerikës duke e lënë Uashingtonin, më “Jo”-në e Edi Ramës, me gisht në gojë.
Dhe çfarë ndodhi më pas kur Rama e kumtoi atë, pra “Jo”-në? Opozita, ajo klasike, PD-ja pra, por dhe ajo e kamufluara brenda qeverisë, LSI-ja, ngase dhe Meta doli kundër, nuk nxorrën asnjë fjalë përshëndetëse për “Jo”-në e kryeministrin që kishte shpëtuar, sipas kutit të tyre të protestës, jetët njerëzore të shqiptarëve, por siç mund të imagjinohet lehtazi, fërkuan duart që “i gjati e hëngri”.
Madje në të gjithë atë zhvillim, pati dhe një episod kuptimplotë, kur ambasadori amerikan Arvizu shkoi e morri besën tek kryedemokrati Basha për një “Po” opozitare, e cila, siç dhe Arvizu e bëri publike me vonë, ishte një besëprerje.
Pra, edhe njëherë është rasti për të kujtuar që, ato zëra që sot po vajtojnë se kemi prerë në besë Amerikën, ishin po ato që 5 vjet më parë e thyen vetë këtë besë, duke e detyruar edhe Kryeministrin të bëjë të njëjtën gjë.
Po ashtu, janë po të njëjtët zëra që, tek debate disafazësh i reformës në drejtësi, e kanë bërë jo pak hasha Amerikën, në emër të “mevëtësisë” politike të Shqipërisë, të tipit “punët tona i rregullojmë vetë”
Bëni krahasimet dhe ajo çfarë rezulton është pacipësia monumentale e tyre! (Tesheshi.com)
OPOZITA E SOTME ESHTE MASHTRUESE GENJESHTARE, HIPOKRITE E KORRUPTUAR DERI NE GRYKE, DHE FYTYRA E KESAJ OPOZITE ESHTE: SALI BERISHA LUL BASHA DHE MONA KRYEMADHI, keta jane qe kurre nuk kane per te bere shtet, dhe te vine ne pushtet, jane fytyrat me te ndotura te ketij kombi,
Kot mereni me ata plehra;sido qe te ishte votimi ne OKB ata do delnin kunder si puna e agait qe pyeste yzmeqarin “cfar uji i dhe gomarit” ;cfardo uji t’i kishte dhene per agane do ishte gabim.
Kjo eshte opozita jone !
Edi Rama i len me gri sallat nja 2ose 3 jave pestaj del ne nje konference shtypi dhe i sqaron te gjitha gjerat e pastaj presidenti dy opozitat dhe medjat e kazaneve fusin bishtin nen shale e nuk ndihen ma .
Telumte .
O na hongsh topet ti me gjithe ankthin kimik.
Ju habitet gjithe boten mor kurva se si e arritet nje mareveshje kaq te shpejte me Sirianet. Duke u negociuar me ruset.
Plera biologjike dhe plera kimike te gjitha bashke nje mut jeni.
Lavire ruso serbe.
Permendni varrezat greke. Permendi zonen ekonomike te Triestes
Bythewira gazetare.
Vemje te Ramiut mos kujtoni se do ju kaloje ne heshtje pakti me Greqine.
Atje do perfundoni, ne varreza dhe ne det.
I dime keto gjera. Pse merrni mundimin dhe harxhoni kohen tuaj?
Mund ta shpenzoni kohen tuaj te vyer per te analizuar persene e pranimit te varrezave greke nga pozita sot dhe cfare thoshte kur ishte opozite?
I dime keto gjera. Pse merrni mundimin dhe harxhoni kohen tuaj?
Mund ta shpenzoni kohen tuaj te vyer per te analizuar persene e pranimit te varrezave greke nga pozita sot dhe cfare thoshte kur ishte opozite?
A ka ndonje pacipesi monumentale ne horizont?
Perfytyroni qe keta bytheqira pretendojne te na qeverisin!