Paloka si Berisha: Nuk përjashtohet as djegia e mandateve

23 Dhjetor 2017, 18:51Politika TEMA

Edhe pse nuk kanë vendosur lidhur me qëndrimin ndaj Parlamentit, numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se nuk përjashtohet as skenari më ekstrem ai i djegies së mandateve.

Sipas tij, edhe bojkoti është një opsion por vendimmarrja i takon forumeve të selisë blu.

Paloka siguron se marrëdhënia me Parlamentit nuk do të jete më normale.

Siç ka thënë edhe kryetari i Partisë Demokratike janë realisht tre skenarë që i kemi diskutuar edhe në mbledhje të grupit.

Për të tre opsionet ka pasur deputetë që i kanë mbështetur. Duke filluar që nga djegia e mandateve, qëndrimi në sallën e Parlamentit (një qëndrim që nuk do lejojë zhvillimin e seancave normale në një Parlament që ka humbur legjitimitetin e tij) dhe një variant i përdorur disa herë nga opozita që ka pasur raste që ka rezultuar i suksesshëm, siç ka qenë bojkoti.

Unë vetë do e jap mendimin në forume, por mendoj se e rëndësishme është që çdo deputet dhe çdo demokrat ta kuptojë se në atë Parlament nuk mund të ketë marrëdhënie normale, pastaj rrugën që do zgjedhim duhet ta vendosin forumet”, thekson Paloka në një intervistë për News24.

3 komente në “Paloka si Berisha: Nuk përjashtohet as djegia e mandateve”

  1. Jimi says:

    I digjni nuk i digjni mandatet, ky popull ja u dha mandaten!

  2. Koba says:

    Aman i digjni qe te mos shikojme Surretrit Tuaj te ndyre .Jeni bere Karagjoza pa kripe.Nuk na beni ma per te qeshur. Pra shporruni sa ma pare.

  3. Mali says:

    Sikur te digjeshit edhe vete me mire te shpetonin te gjithe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje