Një krim i rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik ku një 28 vjeçar ka goditur për vdekje babain e tij 74 vjeç.
Menjëherë pasi kreu krimin, i riu e ka ngarkuar trupin e pajetë në makinë dhe është përpjekur ta eleminojë duke e hedhur në liqen.
Detajet e para nga vendngjarja tregojnë se agresori i identifikuar si Selman Alija ka goditur me çekiç në kokë të atin.
Njoftimi i policisë
Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :
• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës. Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.(TemA)
Edhe tek ne po behet ,muti kala’ .Nuk i ka dhene 500 leke per te blere droge??? Te kalbet ne burg maskaraj!
Ngjarje e dhimbshme, por megjithate nuk e kuptoj pse artikulli eshte ilustruar me nje foto te liqenit artificial, kur ngjarja ka ndodhur ne liqenin e Farkes. Me kte logjike mund te kishit perdorur edhe foto nga liqeni i Shkodres apo i Ohrit, se te gjesh foto nga liqeni i Farkes duhet te jete shume e veshtire ne ditet qe po kalojme.