Pas vdekjes së të riut nga Shkodra ka ardhur dhe reagimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në një deklaratë për mediat, thuhet se ministria është lajmëruar që në fillim për këtë vdekje dhe po bëhet çdo përpjekje për të sjellë trupin e të riut në Shqipëri.
Po ashtu shprehen ngushëllimet familjes së Florencit dhe nga ministria thuhet se kërkohet të sqarohet opinioni publik se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë përben prioritet absolut.
Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie.
Deklarata e plote:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë informon opinionin publik se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris, përmes një komunikimi zyrtar, mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Florenc Beqiraj në qëndrën spitalore Marseille-Nord.
Në këtë komunikim sqarohet se, më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e ti në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.
Zotit Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë.
Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj.
Trupi i tij u transportua në pavionij e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.
Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet.
Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Florencit dhe dëshiron të sigurojë opinionin publik se mbrojtja e interesave të Shqiperisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqiperisë përbën prioritet absolut.
Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie.
i lexoni c’fare shkruani? ministria e puneve te jashteme franceze MPJ informon ambasaden tone?kush informoi ambasaden tone? MPB francese, MPJ francese, MEPJ E SHQIPERISE?NE ARTIKULL NA DEL QE DEKLARATA ESHTE E MEPJ SONE, QE NDERTE TJERA NUK BEN ASGJE TJETER SA RITHOTE ATE QE THOTE AMBASADA JONE NE FRANCE, QE NA DEL EDHE ME NJE NDRYSHIM THELBESOR, DJE AMBASADA JONE ISHTE VETEM NJE ZEDHENSE E DEKLARATAVE ZYRTARE FRANCESE QE E KISHIN VULOSUR SI VEVRASJE, KURSE SOT NA DEL QE ESHTE GJETUR VETEM I PA NDERGJEGJESHEM. DO TE DOJA QE MPJ,TE KERKOJE PERPARA AUTORITETEVE FRANCEZE PSE DJALI ISHTE KERCENUAR DITE ME PARE, DHE NGA KUSH? KA DESHMIMTARE, SIDOMOS PRONARI QE KISH PUNUAR DJALOSHI NGA SHKODRA, FOLI ME TE PERPARA KESAJ NGJARJE.
Po cfare prioriteti more? Sa here jeni kujdesur per qytetaret e juaj? Jeni i vetmi shtet ne bote qe nuk dergon kur,kur nje diplomat neper burgjet ku jane shqiptaret, nuk dergon bile asnje njoftim atyre te burgosurive,disa qe vdiqen neper burgjet e frances e u varrosen pa e ditur kush si e pse.. rasti i florencit u be publik vetem fale videos,jo fale ambasades edhe pse kjo ambasade eshte njoftue zyrtarisht…
Kur e morret vesh ju nga ambasada ne Pariz kete fakt me 14 apo mbasi vdiq me 21?
Ju aktoret politike jeni te gjithe per nje kosh plehra,edhe e dime se jeni nje mut e do ´shtrengoni ´ rradhet per me mbajtur prape rrob kete populli ,qe te behuni millionera,e te na publikoni fotot e lumturise suaj kur mjerimi po kaplon shqiperine e po detyron mija e mija shqiptare me u torturuar rrugeve te botes.
Populli duhet te ju fute litarin juve pike se pari..