Alfred Moisiu dhe Bamir Topi flasin pse nuk i dhanë nënshtetësinë shqiptare Janullatosit

25 Dhjetor 2017, 09:48Sociale TEMA

Anastas Janullatosi ka bërë kërkesën e tij të parë për të marrë shtetësinë shqiptare që në viti 1992, kur president ishte Sali Berisha.

Por asokohe, kërkesa nuk u aprovua.

Të njëjtin qëndrim për të mos ia miratuar kërkesën për nënshtetësi shqiptare kanë bërë dhe ish- presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Kjo kërkesë është aprovuar vetëm më datë 22 dhjetor nga presidenti aktual, Ilir Meta.

I pyetur nga “Panorama”, ish-presidenti Alfred Moisiu ka refuzuar të komentojë arsyet e mos-dhënies së nënshtetësisë shqiptare, Janullatosit.

“Unë respektoj gjithmonë një kod heshtjeje, që pas përfundimit të mandatit tim si President. Nuk komentoj asnjëherë vendimet e paraardhësve dhe pasardhësve në këtë detyrë”, tha.

Ndërsa për ish- presidentin Bamir Topi, mos-dhënia deri tani e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas Janullatos, nuk ka ardhur për shkelje ligjore, por ajo është “vetëm një gjë në proces, ku duhen marrë në konsideratë disa ndjeshmëri të brendshme”.

Topi ka thënë se “mua më takon të vlerësoj ndjeshmërinë në mënyrë shumë të kulturuar”.

Duke vlerësuar punën e Janullatosit në krye të Kishës Ortodokse, Topi ka deklaruar se “kryepeshkopi grek ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

6 komente në “Alfred Moisiu dhe Bamir Topi flasin pse nuk i dhanë nënshtetësinë shqiptare Janullatosit”

  1. drejtesia po vjen says:

    Ndersa Ilir Meta mund te jape neneshtetesi kujdo, vetem qe ti shkoje ujet ne vije atij; nuk ka asnje ndjeshmeri te brendeshme, vetem te jashteme. Problemi nenshtetesise nuk eshte ndonje gje e madhe sot se sa shqiptare kane marre nenshtetesi greke, italjane, franceze, gjermane, belge… apo dhe amerikane, por problemi eshte se ne vendet demokratike nenshtetesia nuk jepet nga nje njeri si ne Shqiperi per te plotesuar tekat e tij, por kompletohen dokumenta dhe nje komision parlamentar i kontrollon imtesisht, pastaj ja çon parlamentit per miratim dhe nuk merr pjese as presidenti e as kryeministri. KJo qe ndodh ne Shqiperi s’ka asnje ndryshim , kur me porosi Haxhi Lleshi firmoste nenshtetsi ( e rralle kjo per kohen) dhe behesh shqiptar sipas qejfit te nje njeriu. Ndersa Iliri ndryshe flet e ndryshe ben; thote konsensus, por ate nuk e zbaton, ben si i do qejfi kur i kane dhene kompetencen e pamerituar. KJo eshte e keqja qe vazhdon, prit kur te dekoroje te gjithe ata qe ka lene Nishani.

  2. Flm says:

    Me nje llafe… te gjithe ish presidentet e vleresojn Anastas Janullatosin por si Lepiresa dhe Buracak dhiteshin ne breke nga Turk-Arnautet ……. kurse ILIR META as i qiu fare se c’fare mendojne KOPILAT e Sulltan Novruzit.
    Gezuar KRISHT lindjen dhe te gjithe te krishteret te bashkuar rreth Anastasit te Madherishem, qe njef vetem pune dhe suksese.

    1. Sokol Sokoli says:

      Ne rradh te par jemi shqiptar pastaj ortodossi te krishter apo musliman dhe kete besoj qe ju e dini mir.Pastaj nuk qendron problemi pse ja dha nenshtetsin nje gregu ,problemi pse ja dha nje antishqiptari e perqarsi si i nderuari(ndyrsire) si Janollatosi.Then kete ketu nuk hyn feje gjithkush te besoj ate fe qe ndjehet mir .Turk ,Grek e Serb dihet mir se sa na kan dashur nder vite e shekuj dhe asnjeher skan ber hapa mbrapa ne ket aspekt.Rrofshin Shqiptaret dhe vdekje tradhtarve.Ka shembuj pa fund mjafton te lexosh me syrin e te drejtes Turku gregu e serbi gjithmon jan munduar bile dhe kan vrar mesuesit qe shkonin e mesonin gjuhen shqipe sepse gjuha shqipe na cenga nje gjuh e madhkuar nga vet zoti keshtu pra ky esht problemi dhe zoti Janollatos esht njeriu nga keto.Ne qoftesi ka zot e nuk nje gjuhen shqipe ateher nuk e dua zot Jam shqiptar me te mira e me te keqijat qe mund te ket nje shqiptar.Do shkruaja pa fund por…ne tani me shum se kurr na nje gjith bota

  3. Xha Sulua says:

    Keqardhje për mungesë të theksuar transparence nga dy ish presidentët. Miopi politike, diplomatike dhe frikë nga e vërteta.
    Xha Sulua

  4. leka says:

    topi turkoshak,moisi i gjore frikacak.

  5. Devolliu says:

    Like FLORIRI, kryehajduti i Shqipërisë, edhe Miilosheviçit mund t’ia kishte dhënë shtetësinë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje