Pushimet po afrohen dhe është koha për të shkëmbyer dhurata! Nëse jeni në një marrëdhënie, presioni mund të jetë më i madh për të zgjedhur dhuratën e përsosur.
Këtu janë disa ide që nuk do t’ju detyrojnë të “plaçkitni” një bankë, pasi të gjitha janë nën 25 dollarë:
Për të gjithë adhuruesit e filmave, mund të merrni një abonim në Netflix, e shoqëruar edhe me një darkë në shtëpi në shoqërinë e një filmi të mirë.
Dëshironi gjëra për të ngrënë për natën tuaj të filmit? Bëni një shportë dhuratë të mbushur me ëmbëlsirat e saj të preferuara.
Printoni fotot nga Instagram-i juaj, ata më të preferuarat në një libër si Shutterfly ose Chatbooks, kështu që ju do të keni mundësi që të ruani kujtimet tuaja të dashura, jo vetëm t’i mbani në telefon.
Dëshironi të dhuroni diçka që lidhet me aktivitetet e saj apo hobi? Zgjidhja do të ishte ofrimi i një muaj kursi pikture, kërcimi apo palestër. Megjithatë edhe alternativa e një darke romantike jashtë, në një restorant jo shumë të kripur, është ide e mirë.
Dhe mos harroni: Është mendimi që ka rëndësi!