FOTOT/ “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Blendi Klosi “çliron” Krujën nga mbeturinat

23 Dhjetor 2017, 14:35Sociale TEMA
FOTOT/ “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Blendi

Aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” këtë herë ka udhëtuar drejt Krujës.

Këtë të premte dhe të shtunë, hapësira nga Rruga e Rinasit dhe deri në Kalanë e Krujës u “pushtua” nga 3000 vullnetarë që pastruan terrenin nga mbeturinat. Rruga e Rinasit është përballja e parë që turistët e huaj, që vijnë me linja ajrore, kanë me vendin tonë. Nga ana tjetër Kalaja e Krujës është ndër më të vizituara në vend nga turistët dhe kësaj ngrehine gjigante nuk i shkon aspak fakti që  është e rrethuar nga mbeturinat.

Me siguri, po të ishte Skënderbeu gjallë do të turpërohej nga kjo pamje.

Këto janë vetëm dy ditë intensive pastrimi, por nuk mjafton. Kërkohet një ndërgjegjësim më i madh nga ana e qytetarëve që të mos ndotin ambientin.

Operacioni i Pastrimit të Shqipërisë ka nisur në 24 nëntor dhe do të përfundojë në 24 maj të 2018. Në 6 muajt e punës në mbarë vendin, operacioni do të jetë i ndarë në disa faza dhe fasha të ndërhyrjes, duke nisur nga aksionet vullnetare në terren, deri tek kontrolli rigoroz i zbatimit të lejeve mjedisore nga subjektet apo sipërmarrjet e vogla dhe të mëdha.

Operacionin 6- mujor “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” drejtohet nga ministri i Turizmit dhe i Mjedisit,  Blendi Klosi.

5 komente në “FOTOT/ “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Blendi Klosi “çliron” Krujën nga mbeturinat”

    1. ben says:

      2 njerez e kane cliruar krujen deri tani
      Skenderbeu dhe klosi

  1. Iuon says:

    O Klos shiko Shkozen deri ne Surrel plot me varreza makinash e ndotje,ka shpine dhe shefi jot e bo sikur nuk shikon..

    1. C says:

      O Klos, lets Krujen, shko ne Shkoz se Luoni do kshu

  2. Sot ju e pastruat.
    Bravo ju qoft,por neser shqiptaret trima dhe paqedashes si mona cizmjza do ta dhjesin prap se nu ju pelqen pastertia.
    Jane mesuar me kafshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje