Kryetari i ri i këshilltarëve të djathtë Kreshnik Çollaku reagoi sot lidhur me votimin buxhetit të Bashkisë së Tiranës një ditë më parë.
Përveçse një reagim i vonuar, për një opozitë e cila pretendon se qytetarët janë të parët dhe se shqetësim ka pikërisht ata, bie në sy edhe mashtrimi sy për sy.
Përmes një postimi në Facebook, Çollaku rendiste tre argumente që sipas tij e bëjnë të pavlefshme votimin e Këshillit Bashkiak, teksa nuk heziton që të publikojë edhe procesverbalin e votimit, që në fakt shënon edhe autogolin.
Së pari Çollaku pretendon se në mbledhja nuk ishin 32 këshilltarë, por 31.
Por mjafton të numërojmë vetë emrat në listën e publikuar në Facebook nga vetë Çollaku rezulton se kanë votuar dhe firmosur 32 këshilltarë.
Së dyti Çollaku pretendon se në votim ka marrë pjesë ish-këshilltari Florian Pullazi, i cili tashmë është administrator i njësisë Nr 2.
Siç rezulton edhe nga procesverbali, Pullazi nuk ka votuar dhe emri i tij nuk ka asnjë firmë.
Çka do të thotë minimalisht mazhoranca dje në Këshill Bashkiak ka pasur 31, mjaftueshëm për të filluar mbledhja sipas rregullores dhe për të garantuar vijimin e procesit të votimit, edhe pa qenë i pranishëm Pullazi apo pasuesi i tij.
Së treti, në momentin e votimit të buxhetit, pasuesi i Pullazit, Enis Hoxha, e kishte kryer betimin duke qenë anëtar me të drejta të plota.
Buxheti ishte pikë e dytë e rendit të ditës, pasi pika e parë ishte zëvendësimi i mandatit dhe të gjithë këshilltarët kanë votuar pas thirrjes së emrit nga kryetari i Këshillit, Aldrin Dalipi.
Vota e këshilltarit të ri socialist Enis Hoxha, sëbashku me 31 votat ekzistuese që morën pjesë dhe në pikën e parë, e çuan mazhorancën në 32 vota në total, duke i garantuar Erion Veliajt një shumicë të garantuar deri në fund të këtij mandati.
DITA sjell të plotë emrat e 32 këshilltarëve që kanë votuar buxhetin…
1.Klodeta Dibra
2.Aldrin Dalipi
3.Blerina Doracaj
4.Luan Bregasi
5.Abdyl Sarja
6.Eridian Salianji
7.Eni Pëllumbi
8.Orion Glozheni
9.Aida Llazani
10.Liri Jani
11.Fatmir Heti
12.Dorina Kuka
13.Ylli Cano
14.Joleza Koka
15.Genc Duka
16.Eugerta Teqja
17.Ramazan Buci
18.Alketa Hila
19.Aqif Qefalia
20.Gerta Pëllumbi
21.Auran Xhani
22.Laureta Sinanaj
23.Rasim Hidri
24.Luiza Grazhdani
25.Naim Halili
26.Gerta Mezini
27.Agim Kraja
28.Bora Panajoti
29.Vjollca Braho
30.Arjan Çukaj
31.Albina Nanaj
32.Enis Hoxha