Presidenti Ivanov kritikon Platformën e Tiranës: Solli krizë kushtetuese në Maqedoni

26 Dhjetor 2017, 17:12Rajoni TEMA

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij vjetor në Kuvend përmendi Platformën e Tiranës, për të cilën tha se u shndërrua në një krizë kushtetuese, shkruan Alsat.m

“Mandatin e kam dhënë vetëm pasi u dhanë garanci me shkrim, për mbrojtjen e integritetit të vendit. Kriza e gjatë politike u reflektua edhe në ekonomi. Në raste se para një kohe ishim të parët në rajon sa i përket fushës së ekonomisë, tani jemi të fundit”, tha Ivanov.

Ivanov kritikoi qeverinë e Kosovës për shumën e parave që ndau për familjarët e grupit të Kumanovës.

“Qeveria e Kosovës vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në aktet e dhunshme dhe terroriste në Gushincë dhe Kumanovë. Qeveria e Kosovës e shprehu falemenderimin për kujdesin e mbi 350.000 refugjatëve kosovarë në vitin 1999, njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe kyçjen e Kosovës në bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Ivanov.

Të pranishëm në fjalimin e presidentit Ivanov, midis tjerëve ishin  edhe përfaqësues të trupit diplomatik, kryeministri Zoran Zaev, përfaqësues të Qeverisë, të institucioneve gjyqësore, bashkësive fetare si dhe kryetari i sapozgjedhur i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski.

2 komente në “Presidenti Ivanov kritikon Platformën e Tiranës: Solli krizë kushtetuese në Maqedoni”

  1. Z says:

    Dhe ajo qe thuhet ne titull, nuk eshte fare ne artikull

  2. NEXHAT KITA says:

    PO, mor shovenist, po. Me alamet platformën parodi ti je në mënyrë latente shumë i kënaqur
    se ajo ka pikënisja DISKRIMINIMIN SHQIPTAR nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit.
    Të të them, or shovenist, se kjo farë marrëveshje, juve hibridëve “maqedonas” ju bën të zotët
    e okupimit të tokave shqiptare, ndërsa neve na shnërron në KOD 20.
    Është ” meritë” e injorancës shqiptare që firmosi dhe e këtyre të tashmëve që nuk dinë të lexojnë e të kuptojnë kurthet e këtij teksti ANTISHQIPTAR me emrin “Besëlidhja” parodi e Ohridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje