Bernard Kushner, "shuplakë" PD-së: Ka punuar kundër Shqipërisë, këtë e pamë me skenat kaotike të disa ditëve më parë. BE t'i hapë portat Shqipërisë

27 Dhjetor 2017, 11:09Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, ka bërë një editorial në EuObserver, ku flet për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Ai shkruan se Serbia dhe Mali i Zi janë në prag të anëtarësimit në BE, ndërkohë që kërkon nga Brukseli që të mbështesë edhe Shqipërinë.

Në shkrimin e tij, Kushner godet fort edhe PD-në, e cila, sipas tij, ka punuar kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Është për të ardhur keq që BE- ndoshta e frymëzuar nga skepticizmi i Juncker, i ka mbajtur vendet e tjera të rajonit në korsinë e avashtë, përfshi edhe vendet më entuziaste për anëtarësim.

Merrni Shqipërinë: Sondazhet tregojnë se 80 përqind e popullsisë duan të anëtarësohen në BE. Kjo nuk do të thotë se vendi është i kualifikuar për anëtarësim. Por kur ka një konsensus të madh për anëtarësim, historia na mëson se reformat institucionale dhe politike të kërkuara, janë më të lehta për t’u implementuar.

Në fakt, kjo po provohet e vërtetë në Shqipëri. Për mbi një vit, Partia Demokratike e opozitës luftoi fuqishëm kundër aspekteve të veçanta të paketës së reformave që BE i kërkoi qeverisë së Partisë Socialiste.

Rezultati? Kryeministri Edi Rama u kthye në pushtet me një shumicë të qartë.

Është një mandat që duhet të sigurojë vazhdimin e progresit drejt plotësimit të standardeve të BE.

Por opozita vazhdon t’u bëjë rezistencë reformave, siç dëshmuan skenat kaotike së fundmi në parlamentin shqiptar, ku demokratët në minorancë tentuan të bllokojnë caktimin e një prokurori të përgjithshëm.

Me fjalë të tjera, tashmë që reformat janë në një fazë të avancuar, ky është ekzaktësisht momenti i gabuar për BE-në që ta mbajë Shqipërinë në fund të radhës. Është koha për të dërguar një mesazh të fortë për votuesit shqiptarë se mbështetja e tyre për reformat dhe BE-në ka ndikim”, shkruan ish-ministri i Jashtëm francez.

Shkrimi i plotë

Dera për në BE të paktën është hapur, tri vite pasi u mbyll totalisht nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili tha se nuk do të ndodhte asnjë zgjerim i BE-së gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, shkruan Bernard Kouchner, ish-ministri francez i Punëve të Jashtme dhe Evropës, njëkohësisht edhe ish-i dërguari special i OKB-së për Kosovën për EuObserver.

Për çfarëdolloj arsye – tejkalim e krizave, një përmirësim i ekonomisë së kontinentit, Brexit – tani Juncker ndihet sikur është koha e duhur për të hedhur vështrimin në radhën e gjatë jashtë dhe të japë kartat e pranimit.

Por, vetëm dy. Dhe midis atyre që presin me padurim hyrjen në BE, këto të dyja nuk janë.

Integrimi mbetet një temë e diskutueshme si për Serbinë dhe Malin e Zi, duke u konsideruar aktualisht si dy vendet e para kandidate për në raundin tjetër të zgjerimit.

Drejtuesit e tyre meritojnë një vlerësim të madh për progresin e bërë, por e vërteta e hidhur është se ka vende të tjera, në Balkanin Perëndimor, që meritojnë në të njëjtën masë hyrjen në BE-në tonë, dhe thelbësisht, shumë më tepër entuziast për këtë bashkim.

Në Bruksel ka zëra se Mali i Zi dhe Serbia janë kandidatet kryesore sepse janë më të prirura të ndërrojnë kahet dhe të afrohen me Moskën.

Personalisht, nuk e besoj shumë këtë. Përveç raketave dhe naftës, Rusia ka shumë pak për të ofruar. Por, edhe nëse është e vërtetë, nuk është një arsye e mjaftueshme për të miratuar hyrjen ndërsa të tjerëve iu mohohet.

BE nuk është një kult i formuar për të penguar ambiciet e Rusisë. Është një bashkim kombesh me ambiciet e tyre personale, me vlera të përbashkëta, kulturë të përbashkët dhe një perceptim mbi mënyrën e arritjes së prosperitetit dhe paqes në të ardhmen.

Kombet që ndajnë këto vlera i përkasin bashkimit dhe duhet t’u jepet çdo stimul i mundshëm për ta bërë këtë.

Nuk po vë në diskutim se kandidatet kryesore nuk i përkasin BE-së.

Është diçka tjetër.

Të dyja janë tashmë në prag negocimi dhe Mali i Zi në veçanti ka ecur mirë para në këtë process.

Çfarë të vjen keq është se BE-ja, ndoshta e frymëzuar nga skepticizmi i mëparshëm i Juncker, i ka mbajtur vendet e tjera të rajonit në korsinë e ngadaltë, duke përfshirë edhe ato më entuziastet për t’iu bashkuar.

Shikoni Shqipërinë: Vazhdimisht sondazhet tregojnë se mbi 80 për qind e qytetarëve të saj duan anëtarësimin në BE. Por, në vetvete, ky fakt nuk e kualifikon vendin për anëtarësim në Union. Por, kur ka një konsensus të gjerë për anëtarësim, historia na tregon se reformat e kërkuara institucionale dhe politike për anëtarësim janë shumë më të lehta për t’u implementuar.

Në fakt, Shqipëria po tregon se një gjë e tillë është e vërtetë. Për më shumë se një vit, Partia Demokratike në opozitë luftoi furishëm kundër aspekteve të veçanta të paketës së reformave që BE i ka kërkuar qeverisë së Partisë Socialiste.

SHQIPËRIA

Rezultati? Socialistët e kryeministrit Edi Rama u rikthyen në pushtet qershorin e kaluar me një maxhorancë të pastër.

Është një mandat që duhet të sigurojë progres drejt përmbushjes së standardeve të BE-së, veçanërisht në pesë fusha që Brukseli i ka specifikuar si parakushte për negociatat zyrtare: reformën në administratë, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, reformën në sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Por, opozita po u reziston ende zbatimit të këtyre reformave, siç dëshmojnë disa skena tronditëse të paradokohshme kaosi dhe rrëmuje në parlamentin shqiptar, kur demokratët në minorancë u përpoqën të bllokojnë caktimin e prokurorit të ri të përgjithshëm.

“Shqiptarët nuk duhet të habiten që politikanët e tyre po luftojnë me njëri-tjetrin”, thuhet në një njoftim athët të ambasadës amerikane. ”Kjo nënkupton që më në fund reforma në drejtësi po zbatohet”. Dhe shton: ”Prokurori i përgjithshëm i cili refuzoi të hetonte politikanët iku”.

Me fjalë të tjera, me këto reforma në stad të avancuar, ky është pikërisht momenti i gabuar për BE-në që të mbajë Shqipërinë në fund të rreshtit. Është koha për t’i dërguar një sinjal të fortë votuesve shqiptarë se mbështetja e tyre për reforma dhe për BE-në ka tashmë një ndikim.

Në mënyrë të ngjashme, një maxhorancë e pastër e maqedonasve (54 për qind) kërkojnë anëtarësimin në BE, krahasuar me 26 për qind në Serbi.

Është e vërtetë, mosmarrëveshja e tyre me Greqinë për përdorimin e emrit, që Athina këmbëngul se e aplikon për një nga provincat e saj, vazhdon të përbëjë një problem. Por, nisur nga shtysa për një hyrje të shpejtë në Union, unë mendoj se autoritetet maqedonase do ta gjejnë një zgjidhje.

Dhe më pas, është Republika e Kosovës, ku unë kam qenë dikur Përfaqësuesi Special i OKB-së.

KOSOVA

Një pjesë e mirë e kosovarëve, 90 për qind, një shifër shumë e lartë, duan që vend i tyre të hyjë në BE. Unë dyshoj me keqardhje se dëshirat e tyre do të bëhen realitet shpejt, pasi Serbia dhe pesë anëtare aktuale të BE-së nuk pranojnë të njohin legjitimitetin e Kosovës.

Por, edhe në këtë pikë BE duhet të jetë më aktive duke nxitur Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjën si dhe Serbinë të pranojnë të njohin të pashmangshmen, sovranitetin e e Kosovës.

Është nje shembull sesi burimet e mëdha “të pushtetit të butë” mund të japin rezultate të rëndësishme nëse zbatohen.

Kam ndjesinë se Brukseli deri kohët e fundit e ka injoruar qëllimisht Ballkanin Perendimor.Mund të ketë një hutim: Ukraina, sfida e migracionit, papunësia, Greqia dhe kohët e fundit Brexit-i dhe Katalonja.

Humori duket se po ndryshon.“Në qoftë se duam më shumë stabilitet në zonën tonë, atëherë ne duhet gjithashtu të ruajmë një perspektivë të besueshme zgjerimi për Ballkanin Perendimor”, tha Juncker në deklaratën e tij drejtuar unionit në shtator.

Presidenti i ri Francës, Emmanuel Macron tha në të njëjtën kohë pothuaj të njëjtën gjë, se ”BE duhet të hapet për vendet e Ballkanit”.

Anëtarësia në BE është pjesë e zgjidhjes për mungesën e stabilitetit në Ballkan dhe historisë së tij të gjatë të konfliktit ndëretnik.

Muajin e kaluar, kryeministri shqiptar, Edi Rama bëri një paralajmërim të qartë: “Ballkani në përgjithësi, dhe Shqipëria në veçanti, do të bëjnë progress,” tha ai në një mbledhje në Bruksel, “por, nëse perspektiva e anëtarësisë në BE zbehet ose shndërrohet në iluzion, atëherë gjërat mund të marrin për keq”.

(TemA)

8 komente në “Bernard Kushner, “shuplakë” PD-së: Ka punuar kundër Shqipërisë, këtë e pamë me skenat kaotike të disa ditëve më parë. BE t’i hapë portat Shqipërisë”

  1. pjeter says:

    Saali Berisha ka punuar qe ne zanafillen etij, qe ne komunizem per interesat e Serbise, vazhdon me makinacione dhe kortixhanet e tij idiote te minoje shqiperine per ne be. Hyrja e Serbise ne be, perpara Shqiperise do te kete pasoja te renda per Kosoven. Serbia tani qe nuk ben pjese, dhe shifeni sa probleme krijon, jo kur te jete brenda, legjitimon c’do gje qe ka bere kunder, dhe bota nuk ka per te levizur nje gisht sepse po na i thone qarte prej kohesh— gomarin e nzjerr i zoti prej balte– kur nuk jeni zot te vetvetes dhe ne vend te beni interesat e kombit tuaj, punoni per dreqin, atehere!!!edhe ne ju leme te jetoni ne llumin tuaj, kur ta zgjidhni lemshin tuaj, na beni nje ze.Pyetja thelbesore qe duhet ta beje c’do shqiptar, perse Sali Berisha nuk ka marre, dhe vazhdon te mos marre parasysh qe, bllokimi i c’do gjeje cenon interesat kombetare?kujt i intereson shqiptareve apo antishqiptareve?perse ka frike nga reforma ne drejtesi duke kundershtuar gjithc’ka?ai kerkon te na mbushe mendjen qe kjo reforme eshte bere per te shpetuar Ramen ne droga, ne qofte se eshte me mire besim Saliu, duhet ti largoje nga vetja keshilltaret e tij sepse e largojne nga realiteti i shqiptareve me keshillat e tyre. Gjithe bota e di qe kjo reforme nuk ka asnje precedent nder shqiptare, jane ne mes nderkombetaret, eshte me e ekuilibruara qe kemi pas ndonje here, kete e duan shumica e shqiptareve, dhe nje me llogjike e qe punon per interes te vendit, pershpejton kete reforme qe te jete sa me pare aktive,qe pastaj ti beje ato denoncimet e droges te dreqit per edi ramen eshpuren e tij.Por ai nuk do kete reforme, sepse nje reforme, qe nzjerr nje drejtesi te pavarur dhe te forte, i rrezikon atij ti nzjerri prova te pakontestueshme per tradheti ndaj kombit, per vjedhje, vrasje, grabitje ndaj popullit te tij. kush gerthet ne krah te tij, eshte me shume mundesi i perlyer edhe ai ,ose aq tru shplare sa nuk kupton asgje.Personalisht mendoj se nje pjese e mire e atyre qe e ndjekin ne aventuren shkaterruese Saliun, jane edhe ata ne nje fare menyre te perlyer, dhe po ra Saliu,dominon bindja qe do i terheqe me vete.

    1. Avokart ngjala hipokrit says:

      Turp,deputete qe jane denuar ne itali per vjedhje,katastrofe.Kta te gjithe paperjashtim jane Monstra-bandite

  2. faro says:

    Dashamires realist.

  3. Qytetare e thjeshtë says:

    ???
    KUR LEXOJ KUSHNERIN, DHE KUPTOJ SE MENDON
    SI DHE UNË, LUMTUROHEM.!
    KJO ËSHTË OPOZITA JONË!
    KY ËSHTË AKSIONI BLLOKUES I SAJË,
    DHE SHPRESOJ TĒ DËSHTOJNË NË PËRPJEKJET E TYRE.
    LUMTUROHEM SE KUPTOJ QË S’SJAM GABIM NË KONKLUZIONET E MIA. NJERIU KA NEVOJË TË KOLAUDOJË MENDIMET DHE QENDRIMET E VETA,
    DHE MJESHTRA TË TILLË TË TË BËHEN ETALON,
    ËSHTË E RALLË.!
    FALEMINDERIT. KUSHNER,QË NA TRGON SE DHE TI I DËNON SI NE , KËTA MONSTRA POLITIKË!????????????????????????????????????????

  4. Don says:

    Burrë i mençur.FALEMINDERIT !

  5. says:

    E kanë vënë ne dijeni se ç’ndodhi me flamurin e Frances.

  6. shushica says:

    Nje ze i rralle i nje personaliteti te forte ne Europen e mijra manovrave .Thote hapur …mjaft me me zgjerimin gjeoplitik .Sepse dihet me perjashtim te Cekise apo Sllovakise ,asnje vend eurolindor nuk i ka plotesuar kushtet per ne BE .Bile ka vende si Spanja ,Portugalia ,gati gjysma e Italise ,per te mos folur per Greqine ,Qipron shtete te falimentuara qe edhe pse jane ne BE me vite ,jane jashte standarteve .Kushner i percakton gjerat qarte ,nuk mund te futet Serbia dhe Mali i Zi dhe te lihet jashte Shqiperia jo sllave dhe Maqedonia gati gjysem shqiptare vetem per hir te frenimit te Rusise .Por goditja me forte eshte ndaj PD dhe Berishes dhe Bashes .Duke jetuar e punuar per mjaft kohe ne Kosove Kushner demaskon hapur politiken antishqiptare e kriminale te bandes se Berishes ,duke u bere thirrje indirekt shqiptareve se votimi i kesaj bande eshte kunder interesave kombetare . Ai i nheh mire prandaj nuk perdor diplomaci por r thote hapur mendimin e tij .Nuk di si do ta komentojne kete thirrje te forte te Kushner opozita ,media ,por njerezit e thjeshte besoj se do te kuptojne mesazhin .Nuk e kam fjalen per ate pakice ,5…10 perqind qe ka qene ,eshte dhe do te jete antishqiptare ,ku natyrisht perfshihet i gjithe klani anarkofashist i Berishes dhe kemishat gri te Mones …
    Faleminderit z. KUSHNER .Hidh edhe nje fjale nga Macron ..Sepse eshte dicka e re qe Franca te mbeshtese shqiptaret me kete force ,kur dihen lidhjet e vjetra te saj …

  7. vito says:

    THjesht PDja esht parti antishqiptaresh , ka mbledhur rreth vetes te gjith antishqiptaret kriminelet hajdutet dhe llumin e kti kombi , esht parti qe duhet te dali jasht ligjit , parti demokratike normale esht vetem partia e BAMIR TOPIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje