Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e konsideron sit ë gabuar letrën që presidenti Ilir Meta i ka nisur Donald Trump.
Sipas tij, ajo letër është e gabuar.
Ai ndërkohë sulmon dhe Ramën e Donald Lu, ndërkohë që thotë se nuk është e vërtetë se FBI ka ardhur në Tiranë për të hetuar politikanët shqiptarë.
Reagimi i Manjanit
Llogari pushteti në kurriz të shtetit
Letra që Presidenti i Republikës sonë i dërgoi Presidentit të SHBA, për çështjen e votimit në OKB ishte e nxituar! E gabuar sa më ska!
Kryetari ynë i shtetit i “ankohet” kryetarit të një shteti tjetër, për shtetin e tij që nuk ekziston fare! Kjo fabul nuk shkon në asnjë rrethanë, pavarësisht nëse ka patur apo jo dijeni për votimin që do bënte qeveria.
Presidenti i Republikës mund të kërkonte shpjegime për atë çështje. Kaq do të mjaftonte për të kuptuar rolin e tij! Të tjerat ishin të tepërta.
Republika e Shqipërisë tashmë edhe ligjërisht është pushtet dhe jo më shtet. Të paktën që prej vitit 2008 kur filloi shkërmoqja e Presidentit si kryetar i Shtetit.
Kushtetuta super konsensuale që miratuan vjet e fshiu fare edhe ate pak shtet që kishte mbetur tek Presidenti I Republikës.
Ndaj gjykoj se ajo letër nuk duhej të ishte shkruar!
Rama, kryetari i pushtetit, bëri një lëvizje pushteti me atë votim në OKB. Duke shfrytëzuar një deklaratë të Presidentit Trump mbi ndërprerjen e ndihmës amerikane, Rama mjeshtërisht i nguli thikën pas shpine ambasadorit Lu (bashkëpunëtorit të tij) për të justifikuar mashtrimin që kanë bërë me FBI në Tiranë.
Që të jem më konkret, FBI nuk ka prezencë në Tiranë siç u trumpetua para një muaji, kur u anoncua operacioni dështak “Forca e Ligjit”! Janë vetëm dy punonjës të Departamentit të Drejtësisë (oficerë të FBI), që vijnë këtu njëherë në tre muaj për qëllim marrje informacioni për Amerikanët që hyjnë e dalin në Shqipëri. Kaq bëjnë!
Marrëveshja që ata janë këtu ka të bëjë me shkembim informacioni për kufinjtë që i duhen SHBA, jo ne.
Në mënyrë qesharake ministri i Brendshëm i ka venë edhe një zyrë në dispozicion pa ja kërkuar askush.
Këtë e bëjnë vetëm që të dalë nami që FBI po “bën hatanë”.
Në fakt policia politike dhe grupe prokurorësh luajalë të pushtetit aktual kanë filluar të punojnë sipas një axhende politike tashmë.
Në këtë moment po vendosen “kufinjtë ndërmjet njëri-tjetrit. Pra po vendoset se ku fillon e ku mbaron pushteti i Kryeministrisë në Ministrinë e Brendshme. Debati i tensinuar për praninë e Haki Cakos ende në krye të policisë e dëshmon këtë gjë…
Emri FBI përdoret thjesht si dordolec që tremb njerëzit. Mjeshtër i propagandës mbetet shefi i pushtetit!
Tani Rama shpreson që Trump të mbajë fjalën dhe të ndërpresë ndihmën për Shqipërinë, që do të thotë në fakt largim ose të paktën zbythje të atyre amerikanëve që janë kryesisht të OPDAT dhe që i kanë dhënë gojës vend e pa vend.
Kjo vlen gjithashtu edhe për ambasadorin, i cili po sfumon shefin e pushtetit këtu me daljet e tij publike.
Kështu gjendet dhe alibia se për mos ardhjen e FBI, sic është propaganduar se ajo do na luftojë korrupsionin tonë!
Ja kaq është kjo punë! Të tjerat janë tjerrje koti! Nuk ka mbetë politika e jashtme Amerikane e botërore me sytë nga Shqipëria!
Ndaj them që presidenti është nxituar me atë letër. Duhet ta kishte analizuar më parë sjelljen e pushtetit, se është i lexueshëm!
Shtet nuk ka më!
Pushtet ka pafund!
D.M..TH, ky thotë vazhdo LSI,
bêj si ke bërë , se s’ka ç’të bën njeri!
, BIZNES -PARTI ,sikur ka qënë , është krimi dhe shëmtia vetë!
Të shpresojmë që KY NJERI I LIGJIT, QË QENKA PËR
ANTILIGJIN, të ndëshkohet i pari.
Pas tijë dhe gjithë shkelësit e tjerë të ligjit ,majtas djathtas dhe rreth e rrotull!
✌?✌?✌?✌?✌???????
Sipas Manjanit FBI-ja ka ardhur ne Shqiperi per turizem. Manjani harron se FBI ka te gjithe dokumentat, pergjimet e telefonave, e-mailet apo mesazhet qe hajdutet kane komunikuar si edhe llogarite bankare te te gjithe politikaneve tane ne te gjithe boten. Dhe te gjitha ato dokumente do tu jepen organeve te vetingut. Prandaj Manjani nese ke ngrene corbe gjekundi dhe ke marre para te ndyra do te te vije radha ty dhe te gjithe hajduteve te seres tende edhe pse ti me foshnjerine tende i siguron qe nuk do tju bejne dot asgje. ‘I kane sjelle si dordolece per te trembur sorrat’. Keshtu mendo sepse kur ta hash nga mbrapa atehere do te shohesh se cfare jane ne gjendje te bejne ‘dordolecet’ amerikane. Nuk e njihke akoma FBI-ne amerikane. Fluturoke me presh. Por kur preshi te hyje thelle atehere do ta shikosh dhe kuptosh qe mbrapa atyre dy personave qendrojne dhjetra te tjere dhe dokumente gjigande.
Per letren e Metes te jap te drejte por jo per aresyet qe ti shkruan por per idiotesine e nje provinciali fshataresk. Ky idiot mendo qe do ti ngule thiken shtetit shqiptar dhe do te beje loje te dyfishte. Ketej hedh gruan ne sulm qe nuk le gje pathene kunder ambasadorit amerikan dhe BE-se dhe ketej ben sikur eshte ne dashuri me Ameriken. Amerika i njeh politikanet tane dhembe e dhemballe dhe e di se Ilir Meta eshte nje politikan i korruptuat dhe hajdut. Prandaj letrat e tij nuk pijne uje, nuk mund ta bejne mik me Ameriken.
Ylli xhan..E ke shume gabim,more demagog, burre,!!
F.B.I-ja eshte futur punse vence..dhe do te shikosh,cfar do te ndodhe..
Te siguroj,se nje nga ministrat, qe po hetohet, per korupsjon,dhe shperdorim detyre, je ti….
Mos haro, se ke lidhje edhe me Balilin..se per cfar, e di ti..???
TI je dhe ke qene kunder reformes ne drejtesi..
TI je antiamerikan..!!
JENI SHUME I VONUAR , ME REAGIMIN PER PRESIDENTIN E PUSHTETIT .
Me keto pallavra qe na servir Manjani tregon vehten sikur eshte me i mençem nga te tjeret dhe se sikur ai i di te gjitha.Nje mut di ai.Ai eshte anti amerikan,si e gjithe opozita. Edhe ky eshte sharlatan,dhe flete kuturu,me mendimin se ai do te demtoi punene e qeverise.Por t’i marin te keqen se qeveria me Edi Ramen do t’a mbaroi kete katervjeçare koker me kokerr,se ka mbeshtetjen e popullit qe e votoi,dhe te nderkombetareve.Per letren e Metes ka te drejte.Meta shkau ne kete moment.Nuk shitet atdheu.Meta e ka mendjen firifiu,ca te intrigat e ca te shalete e monikes.
Analiza e Ylli Manjanit teper virtuoze , dhe mjaft reale , ka prekur realitetin sa sbehet , panvarsisht nese i pelqen dikujt apo jo , mospelqimi nuk eshte faji i tij , por i dikujt tjeter . Sigurisht qe ne nje sygjerim ka lexues qe do te vleresojne por ka dhe te tjere qe nuk do bien dakort , kjo eshte njera ane , fakti qe ish ministri ka komentuar me mjeshteri mbi realitetin , eshte ana tjeter ……………..
Informacioni qe keni marre z. Manjani per FBI eshte i rreme , Shume shpejt do te degjoni zerin e punes se tyre ne Tirane.